Emilija Spasovska Mojsovska
Magjistre e nutricionizmit
|
Sugjerimi im për ushqimet me pak kalori dhe që mund të jenë të pranishme në tryezën e Vitit të Ri janë si në vijim:
Kërpudha me spinaq:
Përbërësit e nevojshëm:
- Presh ose qepë, sipas dëshirës
- 150 gr spinaq
- 200 gr kërpudha
- majdanoz
- hudhra
Mënyra e përgatitjes
Qëroni dhe grini kërpudhat dhe lërini të zihen së bashku me qepët dhe preshtë.
Shtoni spinaqin dhe lëreni të zihet derisa kërpudhat të ndryshojnë ngjyrë. Kur të jenë gati, hidhuni hudhra të grira imët, majdanoz dhe gjysmë luge vaj ulliri.
______________________________________________________________________________
Bombica me gështenja dhe çokollatë
Përbërësit e nevojshëm:
- 200 gr pure gështenjash
- 50 gr gjalpë
- 2 lugë çaji mjaltë
- 2 lugë çaji rum
- 100 gr çokollatë e zezë e shkrirë
- 100 gr çokollatë e zezë e grirë
Mënyra e përgatitjes
Përzieni gështenjat me gjalpin, rumin dhe mjaltin, shkrini çokollatën dhe përzieni. Prisni që të ftohet pak dhe formoni bombica, më pas lyeni secilën me çokollatën e grirë.
______________________________________________________________________________
Kocë e pjekur me hudhër
Përbërësit:
- 2 copa kocë
- Kripë
- Piper i zi
- Limon
- 2 thelpinj hudhre
- Majdanoz
Mënyra e përgatitjes
Dy copa peshku të pastruar paraprakisht i mbushni me hudhër, majdanoz dhe limon.
Shtoni vaj ulliri në tavë, shtoni dy copat e peshkut dhe piqini në 180 gradë.
______________________________________________________________________________
Byrek me mollë dhe kanellë me 3 lloje mielli integral
- 150 gr miell gruri integral
- 150 gr miell elbi integral
- 150 gr miell tërshëre integral
- 100 ml vaj gatimi
- 200 ml qumësht bimor
- 2 vezë
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji kanellë
- 2 mollë
- 1 lugë fara luledielli
- 1 lugë gjelle fara liri
Rrihni vezët dhe qumështin me mikser, shtoni miellin dhe vazhdoni me rrahjen, më pas shtoni mollët e grira. Vendosni të gjithë përzierjen në një tepsi, spërkateni me farat e lulediellit dhe farat e lirit dhe piqeni në 180 gradë për 20 deri në 25 minuta, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë).
______________________________________________________________________________
Tortë e thjeshtë me boronica
Përbërësit e nevojshëm:
- 400 gr shqeme (të njomura në ujë gjatë natës)
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 150 ml qumësht kokosi
- 2 lugë mjaltë
- 200 gr boronica, të freskëta ose të ngrira
- 200 gr hurma të thata pa kocka (të njomura në ujë gjatë natës)
- 100 gr bajame
Mënyra e përgatitjes
- Së pari baza e tortës apo pandispanja: vendosni hurmat dhe bajamet në blender dhe pulsoni për të përftuar një masë ngjitëse. Shpërndani masën në tavë dhe shtypeni që të shpërndahet njëtrajtësisht dhe lëreni në frigorifer për 15 minuta.
- Shtrydhni shqemet dhe i vendosini ne blender, së bashku me lëngun e limonit, qumështin e kokosit dhe mjaltin, përzijini derisa te përftohet nje mase kremoze, me pas hidheni ne tepsi mbi bazën apo pandispanjën, shtrijeni njëtrajtësisht dhe lëreni ne frigorifer per 15 minuta për të forcuar masën.
- Vendosni boronicat (sipas dëshirës shtoni një lugë çaji mjaltë) në procesorin e ushqimit dhe pulsoni për të marrë një masë kremoze, derdheni mbi mbushjen nga shqemet dhe vendoseni në tortë për të paktën 3 orë në frigorifer.
Lëreni 15 minuta në temperaturën e dhomës dhe shërbejeni.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26-27 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2022).