Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Biskota të vitit të ri me

December 1, 2020

Branko Poposki
bloger-e ushqimi

|



Të dashur miq, festat e fundvitit veç sa s’kanë mbërritur, kurse bashkë me to, edhe ca nga çastet më të bukura të vitit. Më pak se 30 ditë na ndajnë nga nata e Vitit të Ri dhe vetëm disa ditë nga Krishtlindjet. Me siguri po e vrisni mendjen dhe tashmë keni bërë plane për zbukurimet, tryezën dhe të gjitha imtësirat që lidhen me magjinë e Vitit të Ri. Me këtë recept që e kemi përgatitur posaçërisht për ju, do ta zbukurojmë edhe më tepër tryezën tuaj, kurse aroma e vaniljes dhe xhenxhefilit do t’ju sjellë harmoni shtesë në shtëpi.

Përbërësit e nevojshëm për përgatitjen e biskotave të Vitit të Ri me vanilje dhe xhenxhefil

** Për përgatitjen e 50 biskotave të Vitit të Ri



Për përgatitjen e biskotave:

Për përgatitjen e mbushjes së biskotave:



Mënyra e përgatitjes:

Në një enë vendosni miellin, sheqerin, kripën, bajamet dhe gjalpin dhe rrihni me një mikser elektrik në shpejtësi të ulët derisa përzierja të fillojë të duket si thërrime të vogla buke. Pastaj shtoni të verdhat e vezëve, ekstraktin e vaniljes, xhenxhefilin në rende dhe ujin e ftohtë ndërsa vazhdoni të përzieni përbërësit e parë. Përzieni të gjithë masën derisa të bëhet brumë. Pastaj, prisni brumin në gjysmë dhe nxirrni forma rrethore. Mbulojeni me një leckë dhe vendoseni në frigorifer për rreth 1 orë e gjysmë.

Ndërsa përgatisni brumin, ngrohni furrën në 180 gradë dhe vendosni letër pjekjeje në disa enë për pjekje ose tepsi. Nxirreni brumin nga frigoriferi dhe lëreni të zbutet pak. Rrafshoni të dy brumërat me petës derisa të fitohet trashësia prej rreth 3-4 mm. Pastaj zgjidhni formën në të cilën dëshironi të jenë biskotat dhe pritini në atë formë. Mos e hidhni brumin e mbetur, por mblidheni dhe përsëritni procesin derisa të keni shfrytëzuar të gjithë brumin. Brumi mund të jetë shumë i ngjitshëm, prandaj ju këshillojmë të punoni më shpejt.

Vendosni biskotat në letër pjekjeje në enë për pjekje ose tepsi dhe piqini për rreth 15-20 minuta ose derisa biskotat të marrin ngjyrë kafe të artë. Kur të keni mbaruar pjekjen, lërini të ftohen në letër për pjekje.

Ndërsa biskotat ftohen, mund të përgatisni mbushjen. Futni sheqerin në një tas. Më pas futni të bardhat e vezëve në një tas tjetër të madh dhe shtoni 1 lugë nga sheqeri. Përdorni një lugë druri ose shpatull dhe përzieni derisa të fitoni përzierje të lëmuar. Pastaj, vazhdoni të shtoni lugë pas luge sheqerin, duke e përzier mirë pas çdo doze. Në fund, shtoni lëngun e limonit. Me mbushjen e fituar, ju mund të dekoroni biskotat tuaja të Krishtlindjes.

Biskotat mund të zgjasin deri në 15 ditë, nëse i ruani në kuti në një vend të thatë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>