Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Oksidimi dhe astaksantina

February 1, 2021

Nikolla Matevski
Farmacist i diplomuar
IPSH Barnatore Datel Farma Shkup

|



Astaksantina

E dimë se trupi i njeriut nuk mund të mbijetojë pa oksigjen, por përveç kësaj, i njëjti oksigjen lidhet me molekulat komplekse që janë produkt i metabolizmit normal dhe mundëson formimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira janë molekula reaktive shumë të paqëndrueshme, të cilat po ashtu reagojnë dhe lidhen me molekula të tjera në trup. Ky proces quhet oksidim dhe mund t'u shkaktojë dëm qelizave dhe organeve. Radikalet e lira krijohen vazhdimisht si pjesë e metabolizmit normal, mirëpo aftësia e trupit për t'u përballur me to zvogëlohet me plakjen.

Çfarë është oksidimi?

Mund të demonstrohet më lehtë përmes eksperimentit të thjeshtë në vijim. Një mollë ndahet në dy pjesë. Një pjesë lihet anash, kurse pjesa tjetër, para se të lihet, lyhet me lëng limoni. Pas disa orësh gjysma e parë e mollës do të ndryshojë ngjyrën si rezultat i procesit të oksidimit. Gjysma e dytë, e cila u lye paraprakisht me lëng limoni, do të ketë pamje të njëjtë si në fillim të eksperimentit.

Limoni ka efekt antioksidues në sajë të antioksidantëve që përmban, përkatësisht vitaminën C dhe bioflavonoidet e agrumeve. Ata janë përbërësit e limonit që mbrojnë mollën nga radikalet e lira reaktive dhe të paqëndrueshme, duke neutralizuar dhe parandaluar oksidimin.

Trupi ynë është në gjendje të përballojë radikalet e lira të pranishme pa pasur nevojë për marrje të antioksidantëve shtesë, edhe atë në dy mënyra: kryesisht përmes prodhimit vetanak të antioksidantëve, të cilët neutralizojnë nivelet normale të radikaleve të lira dhe së dyti përmes marrjes së ushqimeve që përmbajnë antioksidantë, siç janë vitamina C dhe bioflavonoidet e agrumeve nga limoni ose karotenoide (beta karoten) nga karota.

Problemi shfaqet kur sinteza e antioksidantëve, si dhe marrja e antioksidantëve përmes ushqimit nuk është e mjaftueshme për të neutralizuar nivelin e radikaleve të lira që trupi ynë krijon. Kjo vjen më së shpeshti si pasojë e kequshqyerjes (si marrja e ulët e frutave dhe perimeve) dhe një mënyrë jetese joadekuate që rrit formimin e radikaleve të lira (si stresi).

Në thelb, antioksidantët plotësohen dhe veprojnë në mënyrë sinergjike. Kur kombinohen dy ose tre antioksidantë, efekti është më i fortë sesa kur veprojnë më vete (prej ku edhe buron logjika për të përfshirë lloje të ndryshme të perimeve dhe frutave në dietë).

Për të siguruar marrje adekuate dhe të mjaftueshme të antioksidantëve në trup, rekomandohet:

Duke ndjekur një regjim të tillë dietik dhe plotësues, do të siguroni një numër të madh antioksidantësh të llojllojshëm, enzima të freskëta dhe fitonutrientë, vitaminë C, vitaminë E dhe selen.

Çfarë është astaksantina?

Astaksantina është një pigment i kuq nga grupi i karotenoideve. Ai gjendet në disa lloje të algave dhe i jep ngjyrën e kuqe salmonit, karavidheve, karkalecave dhe disa llojeve të tjera të ushqimeve të detit.

Mund të merret nga goja (ushqimi dhe shtesat) ose të përdoret drejtpërdrejt në lëkurë, si mbrojtje kundër rrezatimit diellor ose nga aspekti kozmetik, për zvogëlim të rrudhave në lëkurë.

Përdoret edhe si agjent natyral për ngjyrosje në industrinë e ushqimit (gaforre, salmon, mish pule, vezë). Përdoret gjithashtu si një shtesë për ushqimin e pulave që bëjnë vezë.

Përdorimi i astaksantinës

Degjenerimi makular që lidhet me plakjen

Dispepsia

Nivelet e rritura të kolesterolit

Përdorimi i astaksantinës jep rezultate edhe për probleme të infertilitetit mashkullor, simptoma të menopauzës (në kombinim me vitaminën D3, likopenin dhe bioflavonoidet e agrumeve) dhe trajtimin e rrudhave, uljen e elasticitetit të lëkurës dhe dehidratimin e lëkurës.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>