Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Zbuloni se çfarë shoku udhëtimesh jeni?

August 1, 2020

|



1. Kur shikoni bileta të avionit ose oferta të udhëtimit, ju:

A) prisni që të ulen çmimet

B) hulumtoni një kohë të gjatë dhe jeni mëdyshas midis disa opsioneve

C) nuk mendoheni gjatë; vendosni menjëherë ose i lini të tjerët që të vendosin për ju

2. Për secilin udhëtim ju përgatiteni:

A) shpejt dhe në mënyrë praktike, me shumë pak rroba në valixhe

B) bëni një listë të hollësishme dhe keni frikë të mos harroni diçka

C) pyesni miqtë tuaj se çfarë do të marrin me vete

3. Pushimin ideal e parafytyroni:

A) në një vilë me familjen tuaj

B) në një vendpushim luksoz me miqtë

C) në mal

4. Nëse dikush ju jep një biletë avioni me të cilën mund të shkoni ku të dëshironi, ju do të kishit zgjedhur:

A) një destinacion të largët tropikal

B) cilindo vend evropian, ku mund të shëtisni me ditë të tëra

C) nuk ka rëndësi se ku, me rëndësi është të shkoni me personin e dashur

5. Vendpushimet e mëdha janë për ju:

A) opsion për të cilin nuk ia vlen të paguash shuma të mëdha parash

B) rehati dhe siguri

C) kafaz i artë

6. Të shkosh me pushime krejt i vetëm:

A) situatë plotësisht e pasigurt

B) nuk keni qenë kurrë, por mund ta provoni

C) pushime të mërzitshme

7. Nëse në pushime dikush ju afrohet dhe ju ofron një nga ekskursionet ditore për gjysmën e çmimit të të gjitha ofertave të tjera:

A) do t'ju duket e dyshimtë dhe do të bëni 10 pyetje

B) nuk do ta pranoni

C) pse të mos e pranoni?

8. Kur jeni me pushime, ju pengon më së shumti:

A) dikush që ju zgjon shumë herët

B) shërbim i dobët në hotelin ku po qëndroni

C) nuk ju pengon asgjë

9. Ushqimi në pushim për ju:

A) shmangni restorantet luksoze

B) planifikoni çdo vakt gjatë ditës

C) kush mendon për ushqimin kur ka kaq kohë për t'u kënaqur?

10. Sa kohë ju duhet për të pushuar?

A) mjafton një javë

B) aq sa të lejojnë kushtet

C) nuk mjafton kurrë

11. Kur jeni me pushime, pjesën më të madhe të kohës e kaloni:

A) duke lexuar ndonjë libër dhe duke pushuar

B) duke bërë aktivitete sportive

C) me gjithfarë aktivitetesh argëtuese

12. Para se të shkoni me pushime, humori do t'ju prishej më së shumti nëse:

A) një nga personat me të cilët duhet të udhëtoni heq dorë

B) kur të keni mbërritur nuk keni dhomë ku të qëndroni

C) nuk lejoni asgjë t'ju prishë humorin

13. Pas pushimit:

A) mezi prisni të ktheheni në punë

B) e keni të vështirë të kyçeni në obligimet e përditshme

C) ju duhet kohë për t'u përshtatut, por nuk është e frikshme

***

Nëse keni më shumë përgjigje nën A

Ju jeni një person që vëren edhe detajet më të vogla dhe gjithmonë u kushtoni vëmendje gjërave që mund t'ju prishin planet. E keni të vështirë të përshtateni në një mjedis të ri dhe shpesh udhëtoni me njerëz të afërt dhe që i njihni mirë.

Nëse keni më shumë përgjigje nën B

Edhe pse nuk jeni person që dëshiron të planifikojë të gjitha aktivitetet e veta, kur zgjidhni pushimet vjetore, dëshironi të siguroheni që do të ndiheni rehat, do të keni hapësirë për vete, por edhe për argëtim me miqtë tuaj. Zakonisht jeni të matur në kërkesat tuaja, çka ju bën një bashkudhëtar të shkëlqyer.

Nëse keni më shumë përgjigje nën C

Kur bëhet fjalë për udhëtime, asgjë nuk është e vështirë për ju, sepse ju jeni person shumë i lakueshëm dhe që përshtatet me lehtësi. Ju nuk dëshironi të bëheni peng i planeve të caktuara dhe dëshironi të shijoni çastet spontane, që e bëjnë çdo pushim të paharrueshëm.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>