Shumica e njerëzve ende e mbajnë mend ditën e parë të shkollës. Prindërit me një ndjenjë të përzier me eksitim, lumturi dhe shqetësim shpesh përballen me sfidën e përshtatjes në disa faza. Pa dyshim, fëmijët që kanë përvojë në kopshtin e fëmijëve do t'i tejkalojnë më lehtë të gjitha këto faza. Përndryshe, periudha e përshtatjes për "fillimin e shkollës" mund të jetë më e gjatë për fëmijët që nuk kanë marrë arsim parashkollor.
Bëhuni të durueshëm dhe mos i neglizhoni përgatitjet për ditën e parë të shkollës së fatosit tuaj
Përgatituni: bisedoni dhe nëse mundeni, vizitoni shkollën para ditës së parë të shkollës.
Sigurojeni fëmijën tuaj se e presin ditë emocionuese dhe të bukura plot me informata të dobishme.
Në ditën e parë të shkollës, sigurohuni që edhe ju te dukeni i/e qetë .Shpesh herë, fëmijët arrijnë të kapin ndjenja të tilla si frikën ose stresin.Relaksohuni dhe shijoni momentet e bukura.
Shpjegoni se do ta merrni pas shkollës ose se do ta prisni në shtëpi për t'ju treguar se si e kaloi ditën.Ndjenja e sigurisë do të ketë efekt pozitiv tek fëmija juaj.
Mos përshendeteni shumë gjatë.Mos krijoni situatë në të cilën ndarja juaj do të ketë fokusin kryesor.
Nëse është e nevojshme, mund ta prezantoni me disa nga shokët e klasës.
Kur të kthehet në shtëpi, flisni me të për përvojat në shkollë.Lejoni të tregojë se çfarë ka ndodhur.Kjo është mënyra më e mirë për të rritur interesin e fëmijës tuaj për jetën në shkollë dhe ndihmon në rritjen e entuziazmit dhe dëshirës për të mësuar rreth shkollës.Sidoqoftë, mbani në mend se pas shkollës fëmijët mund të jetë shumë të lodhur, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, dhe mund të mos dëshirojnë t'ju tregojnë të gjitha detajet menjëherë.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2021).
KALKULATORI DIETIK
Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.