Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Përfitimet nga susami

August 1, 2020

|



Si një nga farat më të yndyrshme, susami është bimë me një gamë të gjerë përdorimesh në gatim. Në radhë të parë, është një burim i rëndësishëm lëndësh ushqyese, falë përbërjes së pasur me acidet yndyrore omega-3, hekur, kalcium, mangan, bakër, magnez dhe selen. Përveç kësaj, farat e susamit përmbajnë vitaminën E, e cila si një antioksidant i fuqishëm, mbron zemrën dhe parandalon plakjen e qelizave. Meqenëse përmbajtja e tij është e pasur me hekur, susami ndihmon edhe me aneminë.

Vlerat e fuqishme ushqyese të susamit marrin pjesë në parandalimin e karcinomave, përmirësimin e shëndetit të zemrës, uljen e presionit të gjakut, forcimin e eshtrave dhe parandalimin e diabetit. Susami gjithashtu ndihmon në shqetësimet e gjumit, si dhe funksionimin e sistemit të tretjes dhe atij të frymëmarrjes. Ndër përfitimet e tjera mund të përmendet ndikimi i tij në mënjanimin e stresit kronik dhe depresionit. A nuk mendoni se po e nënvlerësojmë susamin dhe se duhet të jetë pjesë e dietës sonë të përditshme? Më poshtë janë vetëm disa nga përfitimet e shumta nga farat e susamit:

Zvogëlon rrezikun e karcinomave

Susami përmban përqendrim të lartë të fitosterolit - një përbërës që ul nivelin e kolesterolit në gjak, përmirëson imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e disa llojeve të karcinomave.

Për flokë të shëndetshëm

Meqenëse susami është i pasur me polifenole - antioksidantë të fuqishëm që rivendosin shkëlqimin e flokëve. Vaji i susamit më së shpeshti aplikohet në lëkurën e kokës dhe zvogëlon rrezikun e zbardhjes së parakohshme të flokëve. Për shkak të pranisë së vitaminave dhe mineraleve, susami nxit gjithashtu rritjen e flokëve.

Rregullon presionin e gjakut

Hulumtimet mbi hipertensionin kanë treguar që, falë vajrave natyrorë që ai përmban, susami ka një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e ngarkesës në sistemin kardiovaskular, kontrollin e presionit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Zbut dhimbjet e artritit

Artriti është një gjendje shëndetësore jo rrallëherë e dhimbshme, që mund të shfaqet në çdo moshë. Falë vlerave të tij të shëndetshme, susami vepron në nyje dhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe zvogëlon inflamacionin në tejza.

Burim i proteinave bimore

Tre lugë fara të susamit përmbajnë rreth 5 gram proteina. Për të rritur cilësinë e proteinave mund të zgjidhni fara të qëruara dhe të pjekura të susamit. Proteina është e rëndësishme për shëndetin tuaj, sepse luan rol në çdo gjë: nga muskujt deri te hormonet. Farat e susamit janë të pasura me metioninë dhe cisteinë. Këto janë dy lloje të aminoacideve që gjenden te bishtajoret në sasi të mëdha.

***

Sallatë e shpejtë dhe freskuese verore me fara të susamit

Përbërësit e nevojshëm

Mënyra e përgatitjes

Skuqni farat e susamit në tigan, pa shtuar fare vaj. Tigani duhet të vendoset në nxehtësi të ulët, ndërsa farat e susamit duhet të skuqen derisa të fillojnë të marrin ngjyrë kafe. Lëreni mënjanë që të ftohet dhe përgatitni ndërkohë përbërësit e mbetur.

Pritni imët trangujt turshi dhe djathin, pastaj shtoni salcën e kosit dhe misrin. Në fund, shtoni edhe farat e skuqura të susamit dhe lëreni të ftohet mirë në frigorifer.

Këtë sallatë freskuese, e cila përgatitet shumë shpejt dhe me lehtësi, mund ta shërbeni si parangrënie, si sallatë në një tas të madh ose ta përhapni si krem.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.9 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>