Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Rehabilitimi pas goditjes në tru

July 1, 2021

Ilija Zhezhov
Fizioterapist i diplomuar
Qendra e masazheve FIZIOTERAPEVT-ZDRAVJE, Gostivar

|

јули2021

Goditja në tru manifestohet klinikisht me paralizim të pjesëve të caktuara të trupit, me çrregullime të të folurit, mosfunksionim të llojeve të caktuara të shqisave, pengesa në koordinimin e lëvizjeve dhe ecjes ose mosfunksionime të ndryshme mendore dhe çrregullime të vetëdijes, ndërsa në pothuajse 30% të rasteve ndodh vdekja. Nga aspekti fizioterapeutik,  pacientët që i kanë mbijetuar një goditjeje në tru, kanë një mundësi të dytë në jetë.

Goditja në tru renditet e treta sipas përqindjes së vdekshmërisë, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Pasojat e goditjes në tru e bëjnë atë llojin më të madh dhe më të rëndë të invaliditetit, ndaj nëse goditja anashkalohet, pa iu nënshtruar terapisë fizike, njerëzit që kanë pësuar goditje në tru shpesh mbeten të varur nga familja e tyre për të përmbushur nevojat themelore të jetesës.

Ekzistojnë dy lloje të goditjeve në tru: ishemike dhe hemorragjike.

Në goditjet ishemike, qarkullimi i gjakut në një pjesë të veçantë të trurit zvogëlohet ose ndërpritet, duke çuar në mosfunksionim të indeve të trurit në zonën e prekur. Ekzistojnë katër arsye pse ndodh kjo, edhe atë tromboza, embolia, hipoperfuzioni sistemik dhe tromboza venoze. Shkaktar i goditjeve ishemike është bllokimi i një nga enëve arteriale të gjakut në tru, zakonisht për shkak të aterosklerozës ose mpiksjes së gjakut, që vjen nga një arterie karotide e ndryshuar. Si pasojë, e njëjta pjesë e trurit mbetet pa furnizim të gjakut dhe oksigjenit, duke çuar në vdekjen e qelizave të trurit, që më pas rezulton në defekte neurologjike ose vdekje.

Goditja hemorragjike rezulton në një mpiksje gjaku brenda kafkës ose indit të trurit, me një pasqyrë të rëndë klinike për shkak të presionit në indin e trurit dhe ënjtjes së indit përreth trurit. Gjakderdhja mund të ndodhë gjithashtu nga ndonjë prej degëve më të vogla arteriale, komunikimit jonormal midis arterieve dhe venave, keqformimi arteriovenoz ose zgjerimi jonormal i enëve arteriale dhe aneurizma intrakraniale. Rezultat i këputjes është hemorragjia intrakraniale, e cila manifestohet klinikisht me dhimbje koke jashtëzakonisht të rëndë, që mund të shoqërohet ose jo me nauze, të vjella, ngurtësim të qafës dhe ndryshime neurologjike.

Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru janë:

VËREJTJE:

Goditja në tru është një urgjencë mjekësore dhe pavarësisht nga shenjat, duhet të thirret menjëherë një ambulancë.

REHABILITIMI, PLANI DHE PROGRAMI I FIZIOTERAPISË ME NJË FIZIOTERAPIST:

Trajtimi i fizioterapisë fillon me një ekzaminim fizioterapeutik të pacientit dhe një ekzaminim të dokumentacionit mjekësor nga ekzaminimet, përfundimet dhe mendimet neurologjike. Pas ekzaminimit të pacientit, fizioterapisti konstaton gjendjen dhe përgatit një protokoll të përshtatshëm me program për të. Rehabilitimi mund të zgjasë 21 ditë me plus 10-15 trajtime dhe nganjëherë më gjatë, deri në 2, 3 6 dhe 1 vit, në varësi të shkallës së goditjes në tru.

Familja dhe pacienti përgatiten përmes këshillimit, si dhe prezantimit të metodave të punës që do të përdoren për rehabilitimin e pacientit.

Fizioterapisti punon për të përmirësuar dhe rivendosur gjendjen e pacientit me metoda të tilla si kineziterapia, ushtrimet individuale me një fizioterapist dhe masazhi mjekësor manual, i cili synon forcimin, relaksimin dhe rivendosjen e forcës së muskujve dhe merr pjesë në nxitjen e qarkullimit. Gjatë rehabilitimit, zbatohet terapia e punës, trajnimi për të stabilizuar baraspeshën e pacientit, si dhe përgatitjet për ushtrimin e ecjes.

Procesi i rehabilitimit synon të rivendosë, të aftësojë dhe të normalizojë gjendjen e pacientit, kurse zhvillohet derisa fizioterapisti të japë mendimin përfundimtar se rezultatet e pritura janë arritur plotësisht.

Pas përfundimit të terapisë së plotë fizike, fizioterapisti përshkruan një regjim të veçantë për pacientin për të rritur aktivitetin, siç janë ecja dhe ushtrimet në shtëpi, si dhe këshilla dhe konsulta të shpeshta me një neurolog dhe fizioterapist.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.14 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>