Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Hover e zhvillimit

June 1, 2021

Sanja Gjorgjeva
trajnere e certifikuar e gjumit për foshnja dhe fëmijë

|



Shumë shpesh do të dëgjoni se gjatë një hovi të zhvillimit, gjumi i foshnjave përkeqësohet. Por çfarë nënkuptohet me “hov zhvillimi”, kur shfaqet dhe pse ndikon në gjumin e foshnjës sonë? Hovi i zhvillimit është periudhë gjatë së cilës foshnja juaj përjeton ndryshime të mëdha në zhvillimin e saj motorik dhe psiqik ose e thënë ndryshe, foshnjat tuaja rriten papritmas.

Në 18 muajt e parë, foshnjat kalojnë nëpër 10 hove të zhvillimit. Këto hove llogariten nga data e paraparë e lindjes dhe jo nga data e lindjes së foshnjës, ngase zhvillimi motorik dhe psiqik lidhet me datën e ngjizjes së foshnjës.

Pse foshnjat zgjohen më shpesh gjatë një hovi të zhvillimit?

  1. Pjesa më e madhe e zhvillimit ndodh ndërsa foshnjat flenë, edhe atë në fazën e gjumit të lehtë. Kjo do të thotë se ndërsa ndodhen në hov të zhvillimit, foshnjat kanë gjumë të lehtë dhe mund të zgjohen më lehtësisht.

  2. Të vegjlit tuaj kanë nevojë që t'i praktikojnë aftësitë e reja dhe ato zgjohen natën me dëshirën për ta bërë pikërisht këtë. Kjo nevojë e përkeqëson më tej gjumin.

  3. Foshnjat të cilat në vitin e parë ende ushqehen natën, kanë nevojë për më shumë kalori gjatë hoveve të zhvillimit, për ç’arsye zgjohen më shpesh duke e kërkuar gjirin ose biberonin.

  4. Shpeshtësia e zgjimit rritet me rritjen dhe zhvillimin e foshnjës. Me rritjen e foshnjës, intervalet e gjumit shkurtohen.


Hovet e zhvillimit shfaqen më shpesh në javët në vijim:

Foshnja juaj mëson se disa aktivitete janë pjesë e një ngjarjeje. Për shembull, rraketaken, jo vetëm që do ta mbajë në dorë, por edhe do ta lëvizë majtas e djathtas, për të lëshuar tingull. Ajo gjithashtu do të hulumtojë sende të ndryshme, duke i futur në gojë.

Gjatë kësaj periudhe, edhe aftësitë motorike zhvillohen shumë shpejt dhe disa foshnja mund të rrokullisen nga shpina në stomak, me dëshirë dhe energji të pashtershme për t'u rrokullisur edhe në mbrëmje.

Foshnja juaj mund të njohë objekte dhe gjithashtu ta dallojë largesën midis dy objekteve. Ajo e vëren kur nëna dhe babai dalin nga dhoma, me ç'rast fillon të qajë. Përveç kësaj, foshnja fillon të rrokulliset në të dy anët, duke kapur objekte që varen.

Në këtë hov zhvillohen më së shumti aftësitë motorike, për ç'arsye foshnja bëhet shumë e lëvizshme. Disa foshnja mësojnë të zvarriten, të qëndrojnë vetëm, kurse disa i bëjnë edhe hapat e parë, duke u mbajtur për ndonjë objekt. Ngazëllimi është i madh dhe foshnjat kanë dëshirë të vazhdueshme për t'i ushtruar dhe përsosur aftësitë e sapofituara.

Gjatë këtij hovi, foshnja juaj mëson për procese dhe dukuri më komplekse. Për shembull, ajo e di se nëse e merr lugën, duhet ta zhysë në pjatë dhe ta fusë në gojë. Përveç kësaj, ajo zvarritet ose e drejton veten duke u kapur për objekte, çka i shkakton shqetësim. Disa foshnja gjithashtu e thonë fjalën e parë.

Në hovin e tetë të zhvillimit, foshnja juaj mëson për radhën e proceseve. Për shembull, ajo kupton se disa procese të caktuara jo gjithmonë duhet të ndodhin në të njëjtën radhë për të çuar në të njëjtin rezultat përfundimtar, madje edhe vetë përpiqet të gjejë mënyra dhe qasje të ndryshme për të ndryshuar radhën e një procesi. Përveç kësaj, kjo është faza kur foshnjat e zbulojnë gjithnjë e më shumë dëshirën e tyre, gjë që mund të shkaktojë shpërthime të shpeshta inati.

Foshnja juaj bëhet gjithnjë e më e vetëdijshme për rregullat dhe parimet dhe përpiqet që t'i kuptojë dhe t'i testojë këto rregulla. Për më tepër, foshnja e kupton se ka disa mënyra dhe strategji që mund të përdoren për ta arritur qëllimin e dëshiruar, ndaj gjithmonë e pyet veten nëse ka më shumë gjasa ta arrijë qëllimin duke qarë ose është më mirë të tregohet "e bindur”.

Ky është hovi i fundit i zhvillimit, në të cilin ndodh zhvillimi ndijor. Në hovin e dhjetë të zhvillimit, vendoset baza për ndërtimin e ndërgjegjes dhe foshnjat mësojnë për vlerat dhe normat. Ato e zbulojnë gjithnjë e më shumë veten, karakterin dhe dëshirat e veta, si dhe e njohin më thellë familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre. Nga këtu e tutje, foshnja e vëzhgon me shumë kujdes sjelljen tuaj, duke e përthithur dhe pasqyruar atë.

Hovet janë faza normale dhe të pritshme në rritjen dhe zhvillimin e secilit fëmijë, ndonëse javët e shfaqjes së tyre jo domosdoshmërisht duhet të jenë të njëjta. Sidoqoftë, më e rëndësishmja është të mbani në mend se ato janë faza kalimtare gjatë të cilave foshnja juaj ka nevojë për mirëkuptim, mbështetje dhe shumë dashuri. Prekja, zëri, era dhe ngrohtësia juaj, i japin foshnjës siguri dhe paqe, çka do ta ndihmojë për t’i kaluar më lehtë hovet e zhvillimit.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.22-23 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>