Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

A jeni dhe sa romantikë jeni?

February 1, 2021



  1. Çfarë do të thotë për ju fjala ''shpirt binjak''?

  2. A) Nuk besoj se ka një gjë të tillë.

  3. B) E quaj si një shprehje shumë romantike, larg realitetit...

  4. C) Besoj se ekziston, por është vështirë për t'u gjetur.



  1. Me partnerin tuaj, për orë të tëra mund të:

  2. A) Nuk mundemi asgjë për orë të tëra.

  3. B) Mund të flasim për punën tonë.

  4. C) Mund të ecim të kapur për dore.



  1. Dashuria për ju është:

  2. A) Një fjalë kuptimin e së cilës nuk mund ta përcaktojë askush. Dyshoj se ekziston.

  3. B) Çelësi i lumturisë së njeriut.

  4. C) Diçka që bën dy njerëz të ndihen si një.



  1. Po të ishte film, dashuria juaj do të kishte pasur këtë titull:

  2. A) Errësira

  3. B) 50 hijet e realitetit

  4. C) Romancë e pafund



  1. Nëse zbuloni që partneri nuk është i dashuruar me ju:

  2. A) Jeta vazhdon...

  3. B) Do të zhgënjehem, por do të përpiqem ta kuptoj ose të mos e lë të ikë.

  4. C) Do të ishte realiteti më i dhimbshëm që mund të ekzistojë.



  1. Kur ishte hera e fundit që i shprehët dikujt dashurinë?

  2. A) Nuk mbaj mend...

  3. B) Jo shumë shpesh, por e bëj.

  4. C) Çdo ditë!



  1. Çfarë mendoni gjatë natës para se të flini?

  2. A) Si do të vishem nesër...

  3. B) Grindjen me partnerin.

  4. C) Bëj plane për të ardhmen tonë të përbashkët.



  1. Nëse partneri juaj shikon një person të gjinisë së kundërt...

  2. A) As nuk do ta vë re.

  3. B) Më pengon, por nuk do të them asgjë.

  4. C) Do të bëj çmos për të kthyer vëmendjen nga vetja.



  1. Vera dhe dashuria për ju janë...

  2. A) Nuk kanë asgjë të përbashkët dhe besoj të jetë një mashtrim komercial për të rritur shitjet e verës.

  3. B) Kombinim i shkëlqyeshëm.

  4. C) Përshkruan se sa një person mund të ''dehet nga dashuria''!


Shumica e përgjigjeve nën A

Udhëhiqeni nga logjika. Për ju, fjala romancë përfaqëson vetëm një skenë joreale filmi që nuk ka lidhje me botën reale. Ka gjëra më të rëndësishme në jetën tuaj sesa dashuria, e cila mendoni se është vetëm një fazë kalimtare.

Shumica e përgjigjeve nën B

Lumturia është e lidhur ngushtë me dashurinë në jetën tuaj, por arsyeja mbizotëron kur është fjala për vendime të rëndësishme. Ju dëshironi të jeni romantik dhe të dashuruar, por në një masë të caktuar. Besoni se nëse dikush dëshiron të shfaqë shumë dashuri, nuk është i sinqertë në qëllimet e veta dhe se bëhet fjalë për çështje interesi.

Shumica e përgjigjeve nën C

Ndjenja më e paprekshme, më madhështore, më e çmuar - dashuria. Si një romantik i vërtetë ju kënaqeni duke e shfaqur dashurinë tuaj dhe duke përgatitur befasi. Dëshironi të idealizoni karakterin e partnerit tuaj dhe ta rrëqethni me fjalë të bukura.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>