Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

PROVË – Sa jetesë të shëndetshme bëni?

October 1, 2020

|



1. Sa orë flini?
A) Nuk u kushtoj vëmendje orëve, por ndonjëherë më mjaftojnë edhe 3-4 orë
B) Mundohem të bëj të paktën 6 orë gjumë, por zakonisht nuk ia dal mbanë
C) Gjumi është shumë i rëndësishëm për mua, ndaj shkoj në shtrat herët për të fjetur më shumë se 8 orë

2. Kur zgjoheni...
A) Bëj menjëherë kafe
B) Mundohem të ha mëngjes para se të largohem nga shtëpia
C) Meditoj dhe pi lëng frutash të shtrydhur

3. Mëngjesi juaj më shpesh përbëhet nga...
A) Çfarëdo qoftë. Unë nuk bëj kurrë plan se çfarë do të ha për mëngjes
B) Varet nga obligimet, por dua që të jetë një mëngjes i pasur me energji
C) Bukë e përgatitur në shtëpi, sallatë me fruta organike dhe vezë shtëpie

4. Gjatë ditës zakonisht pini:
A) më shumë se 2 kafe
B) 2 kafe dhe shumë ujë
C) ujë

5. Sa ujë pini gjatë ditës?
A) Nuk i vë masë, pi kur ndjej etje
B) Mundohem të pi më shpesh
C) Pi më shumë se 2 litra

6. A i kushtoni vëmendje përmbajtjes së produkteve që blini?
A) Nuk e lexoj asnjëherë përmbajtjen
B) Zakonisht përpiqem të bëj kujdes
C) I kontrolloj gjithmonë afatet dhe përmbajtjen e produkteve

7. Sa i kushtoni vëmendje dozës ditore të vitaminave dhe mineraleve?
A) Nuk praktikoj marrje shtesë të vitaminave dhe mineraleve
B) Në periudha të caktuara të vitit, blej shtesa ushqimore
C) Vitaminat dhe mineralet janë pjesë e shprehive të mia të përditshme

8. Si e shfrytëzoni kohën tuaj të lirë?
A) Rrallë kam kohë të lirë, prandaj e shfrytëzoj çdo mundësi për t'u çlodhur para televizorit
B) Rri me të afërmit e mi
C) Për çfarëdo aktiviteti fizik

9. Sa shpesh ushtroni?
A) Shumë rrallë
B) Mundohem të jem aktiv/e sa herë që kam shoqëri
C) Rregullisht

10. Si e motivoni veten për një shprehi të caktuar të shëndetshme?
A) Këshillohem me njerëzit përreth meje dhe nisem nga përvoja e tyre
B) Bëj një listë me arsye se pse duhet të ndryshoj një shprehi të caktuar
C) Jeta e shëndetshme është rezultat i shprehive të shëndetshme dhe është vetvetiu një motivim i vazhdueshëm

11. Dietat për ju janë?
A) Humbje kohe
B) Diçka me të cilën në periudha të caktuara të jetës duhet të kthehemi në formë
C) Nuk bëj dietë sepse kujdesem për mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit

12. Nëse jeni në dietë dhe dikush ju ofron ushqim me shumë kalori, që do t’ju prishë dietën?...
A) S'ka gjë nëse e prish një herë
B) Do të përmbahem, por do ta shqyrtoj ofertën
C) Nuk do të dorëzohem

Shumica e përgjigjeve nën A
Gjëja më e rëndësishme për ju është të shijoni momentin dhe të mos e çani kokën se si ndikojnë ''kënaqësitë'' e vogla në jetën tuaj. Ju shpesh kaloni nëpër periudha kur dëshironi të ndryshoni disa zakone, por megjithatë ju duhet shumë motivim për të ndryshuar. Nëse nuk keni një problem të veçantë shëndetësor, nuk jeni adhurues i vizitave te mjeku.

Shumica e përgjigjeve nën B
Edhe pse nuk jeni të mbingarkuar me pamjen tuaj dhe mënyrën e shëndetshme të jetesës, ju jeni një nga ata që duan të udhëhiqen nga njerëz shembullorë dhe i lakmoni njerëzit e disiplinuar kur është fjala për një jetë të shëndetshme.

Shumica e përgjigjeve nën C
Një mënyrë jetese e shëndetshme nuk është problem fare, sepse ju thjesht funksiononi në atë mënyrë. Trupin dhe shpirtin i keni në krye të listës së përparësive dhe nuk doni të devijoni nga gjërat që ju bëjnë të lumtur dhe të shëndetshëm.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>