Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Trendet e grimit këtë verë

June 1, 2021



Pamja natyrale, e thjeshtë dhe e freskët është gjithmonë në modë.

Faza e parë para çdo grimi është sigurisht pastrimi i fytyrës, domethënë hidratimi i lëkurës, që jep freski. Zakonisht rekomandohet përdorimi i ujit miceral, tonikut ose qumështit për ta pastruar fytyrën, pas çka aplikohet një krem i përshtatshëm për llojin e lëkurës. Ajo që është shumë e rëndësishme para se të aplikoni kozmetikë dekorative është higjiena e furçave që i përdorim. Të gjitha mjetet dhe brushat duhet të pastrohen mirë pas çdo përdorimi, me çka lëkura juaj do të ketë më pak gjasa që të vijë në kontakt me bakteret.

Pudra ose baza duhet të zgjidhet ashtu që të jetë ideale për lëkurën tuaj dhe për t'i mbuluar të gjitha mangësitë, por në të njëjtën kohë të mos vërehet se e keni aplikuar. Lloji i pudrës zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës që keni.

Kur është fjala për grimin e modës, edhe këtë vit pëlqehet më shumë pamja natyrale glamuroze, me tone dhe ngjyra natyrale të buzëkuqit. Për sa u përket hijeve, gjithmonë mund të luani me ngjyrat dhe t'i zgjidhni ato në varësi të humorit dhe rastit, ndërsa për grimin e ditës, zgjedhje e mirë është një hije e trëndafiltë e zbehtë, me buzë të arta dhe natyrale. Mund të përdorni edhe buzëkuq mat, si dhe shkëlqim buzësh.

Tushi i syve është gjithmonë në modë, qoftë për pamjen e ditës ose të mbrëmjes. Ngjyra e zezë është klasike për çdo rast dhe do të keni një pamje të mrekullueshme, edhe nëse aplikoni vetëm tush në sy. Tushi me ngjyra është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer. Për shembull, tushi ngjyrë neoni jep efekt të shkëlqyeshëm, ndërsa tushi ngjyrë vjollcë jep një pamje të bukur dhe të rafinuar.

Buzëkuqi është pjesa më e rëndësishme e grimit. Ndonëse gjedhja e ngjyrës është gjithmonë çështje guximi kur bëhet fjalë për ngjyra më të forta, buzëkuqi i kuq na vjen gjithmonë në ndihmë kur duam të arrijmë një pamje që rrezaton joshje dhe vetëbesim.

Ngjyra e skuqësit të faqeve duhet të jetë një deri në dy nuanca më e errët se lëkura juaj. Për grimin e ditës më shpesh përdoren nuanca të lehta, si ngjyra e trëndafiltë ose e pjeshkës, ndërsa në mbrëmje mund të aplikoni nuanca më të errëta.

Theksuesi është zgjedhje e shkëlqyer për të fituar një pamje të rinuar, me shkëlqim dhe thjesht glamuroz, që i jep freski fytyrës suaj. Ai duhet të aplikohet në një masë të caktuar, duke mos e tepruar dhe të përdoret pikërisht në ato pjesë të fytyrës që dëshironi t'i theksoni.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.17 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>