Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Pamja e flokëve dhe thonjve është pasqyrë e shëndetit tuaj

October 1, 2021

Ivana Dimishkova
Doktoreshë e mjekësisë dentare

|

okt 2021

Shumë prej nesh duam të kemi flokë të shëndetshëm, me shkëlqim, të trashë dhe thonj më pak të dëmtuar e të brishtë. Flokët e bukur dhe thonjtë e shëndetshëm na bëjnë më të lumtur, më me vetëbesim dhe natyrisht, më tërheqës. Si rrjedhojë, njerëzit, veçanërisht gratë, në të gjithë botën blejnë një sërë produktesh që premtojnë të përmirësojnë cilësinë dhe pamjen e përgjithshme të flokëve dhe thonjve.

Zakonisht flokët e bukur dhe thonjtë e shëndetshëm janë rezultat i punës së palodhur për ta arritur një gjë të tillë. Përveç shumë produkteve kozmetike që përdorim për të përmirësuar gjendjen e flokëve dhe thonjve tanë nga jashtë, duhet të dimë se shëndeti i flokëve dhe thonjve vjen zakonisht nga brenda, nga rrënjët dhe nga folikulat e flokëve. Pra, është shumë e rëndësishme se çka fusim në organizëm për të përmirësuar gjendjen e flokëve dhe thonjve dhe jo vetëm ajo se çka vëmë në to. Flokët dhe thonjtë kanë nevojë për vitamina dhe minerale të caktuara për të ruajtur një strukturë të shëndetshme, që u japin atyre shkëlqim dhe vëllim.

Vitaminat e grupit B kontribuojnë në ushqimin normal të flokëve. Ato gjithashtu stimulojnë folikulat e flokëve, duke mundësuar rritjen e përshpejtuar të flokëve. Kur mendoni për rritjen e flokëve, mendoni për vitaminën biotinë. Besohet se ky përbërës i njohur gjerësisht në suplementet e flokëve, thonjve dhe lëkurës duhet të zgjidhë shumë probleme të flokëve, duke shkaktuar kështu rritjen e flokëve të rinj. Nga ana tjetër, nëse keni lëkurë të prirur ndaj akneve, biotina është një kombinim i shkëlqyeshëm me vitaminën B5 (acidi pantotenik). Ky kombinim zvogëlon gjasat për shfaqjen e akneve në lëkurë.

Seleni dhe zinku ndihmojnë në ruajtjen e shkëlqimit të flokëve, si dhe në ruajtjen e thonjve të shëndetshëm. Bakri ndihmon në ruajtjen e pigmentimit normal të lëkurës. Zinku është një mineral i shkëlqyer që stimulon rritjen e flokëve. Zinku është i përfshirë në mënyrë aktive në prodhimin e keratinës, i cila është përbërës kryesor në lëkurën mbi të cilën rritet thoi. Seleni është gjithashtu një mineral shumë i rëndësishëm për të cilin ka nevojë trupi, i cili forcon strukturat qelizore të flokëve, thonjve dhe lëkurës.

Flokët dhe thonjtë janë pasqyrë e shëndetit tuaj. Flokët dhe thonjtë kanë nevojë për ushqim, në të njëjtën mënyrë si i gjithë trupi ynë ka nevojë për lëndë ushqyese për të jetuar. Dhe në fund, mbani mend: "Shëndeti i brendshëm është i dukshëm nga jashtë".

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.9 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>