Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Bukuria e qirinjve aromatikë

February 1, 2021

Me shandanët e gjetur gjatë gërmimeve në Egjipt dhe Kretë, u bë e njohur se qirinjtë janë zbuluar gati pesë mijë vjet më parë. Në të kaluarën, ato ishin burimi kryesor i ndriçimit, por tani shërbejnë edhe si element dekorativ.



Sot kemi mundësinë të gjejmë qirinj në përmasa, ngjyra, forma dhe aroma të ndryshme.

Përveç efekteve aromaterapeutike, qirinjtë na zbukurojnë mjedisin duke përçuar ngrohtësi, elegancë dhe atmosferë romantike në shtëpitë tona.

Ndoshta keni dëgjuar që kujtesa e nuhatjes është shumë e fortë. Ndonjëherë mund të ndodhë që parfumi i një kalimtari të rastit të na kujtojë një person të caktuar e madje të na sjellë kujtime nga dhjetëra vite më parë. Kjo ndodh sepse shqisa e nuhatjes është ndjesia e vetme që stimulon nënvetëdijen tonë. Hulumtimet kanë treguar se me ndihmën e disa vajrave esencialë mund të dërgojmë sinjale në nënvetëdijen tonë, meqenëse aroma ndikon drejtpërdrejt në sistemin limbik, i cili është pjesa e trurit përgjegjëse për kujtesën, sjelljen dhe ndikimin, duke ekuilibruar kështu trupin, shpirtin dhe mendjen tonë.

Qirinjtë aromatikë jo vetëm që na japin një atmosferë me erë të mirë, por gjithashtu kontribuojnë për një energji më të butë, më të këndshme dhe më të ngrohtë në dhomën ku vendosen. Në sajë të vetive shëruese të vajrave esencialë të fituar nga bimët, frutat, rrënjët dhe gjethet, aroma ka një rëndësi të madhe për trajtimet që përdoren si pjesë e shërimit natyror.

Qirinjtë si element dekorativ përfshihen gjithashtu në rregullat e Feng Shui, që synojnë të krijojnë energji të ekuilibruar në shtëpi. Sipas Feng Shui, i cili mbron bashkëjetesën harmonike të kontrasteve, në dekorimin e shtëpisë duhet të përfshihen elementet e zjarrit dhe ujit. Për të arritur këtë, mund të vendosni qirinj lundrues në një kavanoz qelqi të mbushur me ujë, ndërsa duke shtuar lule të gjalla në enë, mund të fitoni një pamje edhe më të bukur. Pasqyra, e cila simbolizon ujin, është një nga aksesorët që mund t'i përdorni së bashku me qirinjtë. Sipas këtij parimi, mund të vendosni qirinjtë në një tabaka prej pasqyre dhe të përdorni qirinj të mëdhenj dhe të vegjël për dekorimin e banjës.



Zgjedhja e aromës...

Aromë më ndryshe për një ambient më ndryshe

Aromat e frutave ose agrumeve zakonisht preferohen në kuzhinë, ndërsa aromat e mprehta, sintetike dhe të rënda duhet të shmangen në dhomën e gjumit. Dhoma në të cilën flini duhet të na përkujtojë çlodhjen, rehatinë dhe ngrohtësinë, çka do t'ju mundësojnë aromat e buta dhe qetësuese, të tilla si aromat e luleve. Për të siguruar një pritje të këndshme për miqtë që ju vijnë në shtëpi, është mirë që pjesës hyrëse të shtëpisë t'i jepni erë freskuese, me ngjyrime të livandos ose kamomilit.

Këshillë shtesë nga Betty:

Për dhomat me madhësi standarde, mjafton të ndizni një qiri të mesëm. Kur zgjidhni qirinj aromatik në dhomën e ngrënies, mund të përdorni qirinj me aromë që të përkujton ushqimin, si kanellë, karamele e të ngjashme.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.29 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>