Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Infeksionet e traktit urinar: njohja dhe trajtimi i simptomave

September 1, 2021

Cvetanka Trpenoska
Mr. Farm.

|

септември 2021

 

Infeksionet e traktit urinar janë më të zakonshme te gratë dhe ka një shpjegim për këtë. Bakteret e padëshiruara hyjnë lehtësisht në fshikëzën femërore, për shkak të uretrës më të shkurtër. Infeksioni më së shpeshti shfaqet te vajzat që sapo kanë filluar marrëdhëniet seksuale dhe te gratë në menopauzë. Simptomat e infeksionit të traktit urinar përfshijnë një ndjenjë trysnie në fshikëz, ndjesi shpimi gjilpërash gjatë urinimit, urinë të turbullt dhe gjak në të, si dhe ethe dhe dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Nëse i keni këto simptoma, filloni t’i trajtoni sa më shpejt të jetë e mundur, pasi vonesat më të gjata mund të bëjnë që bakteret të depërtojnë në veshka dhe të shkaktojnë më shumë komplikime.

Më shumë se 90% e të gjitha infeksioneve të traktit urinar shkaktohen nga bakteri Escherichia coli, i cili gjendet natyrshëm në zorrë. Ky bakter është si një bumerang, duke qenë se shpesh kthehet shpejt pas trajtimit dhe trupi mësohet me të, prandaj ilaçet konvencionale shpeshherë e humbasin betejën kundër tij.

Infeksionet e traktit urinar janë më të shpeshta te gratë sesa te burrat, ngaqë te gratë uretra është më e shkurtër, më e sheshtë dhe më e gjerë dhe për këtë arsye bakteret mund të kalojnë më lehtë në fshikëz. Hapja e uretrës tek gratë është afër vagjinës dhe zorrës së trashë, kështu që është e ekspozuar ndaj një numri të madh mikroorganizmash. Pikërisht për këtë arsye, edhe vajzat e vogla sëmuren shpesh. Ndezja e fshikëzës ose cistiti është më i zakonshëm te gratë, ndërsa ndezja e uretrës ose uretriti është më i zakonshëm te burrat.

Infeksionet e traktit urinar trajtohen me antibiotikë, sipas rezultateve të treguara në antibiogramin e kulturës së urinës. Antibiotikët i sulmojnë bakteret dhe lehtësojnë mënjanimin e tyre, por përdorimi i shpeshtë i tyre mbart rreziqe të caktuara, të tilla si diarreja dhe shfaqja e shtameve rezistente. Antibiotikët më të përdorur janë Fosfomicina, Fluorokinolonet dhe Cefalosporinat.

Ilaçet bimore dhe shtesat dietike janë efektive në luftimin e infeksioneve të traktit urinar. Ato mund të merren paralelisht me terapinë me antibiotikë dhe rekomandohen më së shumti si parandalim. D-manoza, për shembull, është një molekulë e thjeshtë sheqeri që gjendet në bimë të tilla si boronica, boronica e kuqe, pjeshka, portokalli dhe molla dhe e cila ka 30 vjet që përdoret si një përgatesë natyrale për mënjanimin e E.Coli nga trakti urinar. Pikërisht falë D-manozës, boronica e kuqe është efektive në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Doza e nevojshme ditore është 2 g., e cila në kombinim me një probiotik (Saccharomyces boulardii), shëron infeksionin Escherichia coli në vetëm pak ditë. D-manoza është absolutisht e padëmshme dhe mund të përdoret nga gratë shtatzëna, fëmijët dhe diabetikët.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>