Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Sëmundja kronike koronare e zemrës

September 1, 2021

d-r Betim Dauti
Spitali i përgjithshëm, Gostivar

|

септември 2021

DEFINICIONI-Sëmundja e arteries koronare (CAD) është rezultat i akumulimit të pllakave ateromatoze që gjenden në muret e arterieve koronare që ushqejnë  miokardin (muskulin e zemrës) me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Rritja e këtyre pllakave në lumenin e arterieve shkakton ngushtim i cili zvogëlon diametrin e saj .SAK mund të ndahet në sëmundje e arterieve koronare akute dhe kronike.

Në sëmundjen kronike të arteries koronare (CAD kronike) përfshihen grupet e mëposhtme: pacientët që kan kaluar infarkt të miokardit,  pacientët pas revaskularizimit të miokardit (ndërhyrje koronare perkutane ose bajpas aortokoronar) dhe pacientë me CAD të vërtetuar angiografikisht.

ETIOLOGJIA DHE PATOFIZIOLOGJIA - në thelb mekanizmi për shfaqjen e SAK është mosbalancimi midis nevojave dhe furnizimit me oksigjen të qelizave të zemrës. Reduktimi i lumenit të arterieve koronare rezulton në një reduktim të perfuzionit të miokardit në një gjendje të rritjes së kërkesës / konsumit të oksigjenit ose në kushte bazike.

FOTOGRAFIA KLINIKE - Dhimbje në gjoks (Angina Pectoris stabilis) që karakterizohet nga elementët e radhës: • Cilësia: presion, shtrëngim, djegie, ngulfatje; • Lokalizimi: përgjatë sternumit, shpatullës së majtë, krahut të majtë, krahut të djathtë, nofullës • Përhapja: në pjesët e brendshme të krahut të majtë, shpatullën e majtë, krahun e djathtë, nofull • Kohëzgjatja:më së  shpeshti 2-10 minuta, por jo më shumë se 20 minuta; • Faktorët provokues: sforcimet fizike, stresi mendor, sasia e madhe e ushqimit, ekspozimi në të ftoht; • Metoda e qetësimit: duke ndaluar ngarkesat fizike ose pas marrjes së nitroglicerinës. Simptomat shoqëruese: frika, djersitja, rrahjet e shpejta të zemrës.

DIAGNOZA- Elektrokardiogrami i qetë - • Normalisht në qetësi është normale (në 30-50% të pacientëve). • Prania e mundshme e: dhëmbit patologjik Q (MI i mëparshëm), anomalive të valës ST-T (të ndjeshme por jo specifike) ose dukuria e segmentit ST depresioni , i cili është i kthyeshëm dhe është dëshmi e fortë e SAK.

Testi i gjakut-Duhet të bëhet tek të gjithë pacientët: Statusi i lipideve: kolesteroli total, HDL-kolesteroli, LDL-kolesteroli, Trigliceridet; glicemia; pasqyra e plotë e gjakut; urina dhe kreatinina.

Testi i stresit koronar (TSK) - kryhet për të konfirmuar diagnozën dhe / ose për të vlerësuar rëndësine e sëmundjes.

Ekokardiografia - vlerëson funksionin global të ventrikulit të majtë, anomalitë e lëvizjes së murit segmental, regurgitimin ishemik mitral, aneurizmin LC, ose trombon intrakavitare.

Angiografia koronare - synon të vlerësojë anatominë e arterieve koronare dhe në kushtet e stenozës së rëndësishme në të njëjtën kohë mund të kryhet procedurë terapeutike: balon angioplastikë dhe nëse është e nevojshme implantimin e protezës endovaskulare (stent).

TERAPIA- Qëllimi i trajtimit terapeutik është përmirësimi i parashikimit duke parandaluar infarktin ose vdekjen e miokardit dhe zvogëlimin e sëmundshmërisë (zvogëlimi ose mungesa e plotë e simptomave të dhimbjes në gjoks).

Trajtimi i pacientit me sëmundje kronike koronare përfshin disa segmente të ndërlidhura: 1) Trajtimi i modifikimit të faktorëve të rrezikut: ndërprerja e duhanit, arritja e vlerave të synuara të presionit të gjakut, kontrolli i sheqerit në gjak, yndyra në gjak, humbja e peshës, aktiviteti i rregullt fizik;

2) Trajtimi me medikamente: Rekomandime për përdorimin e barnave për të përmirësuar parashikimet tek pacientët me sëmundje kronike koronare të zemrës: • Aspirin 100 mg / në ditë tek të gjithë pacientët në mungesë të kundërindikacioneve • Statina tek të gjithë pacientët me SAK • Frenues ACE tek të gjithë pacientët me CAD të cilët kanë hipertension arterial, dobësim zemre, disfunksionim LK, infarkt i vjetër miokardi me disfunksionim LK dhe diabet • Beta-bllokues oral në mungesë të kundërindikacioneve tek pacientët me infarkt miokardi të vjetër ose dobësim të zemrës

3) Trajtimi i rivaskularizimit - në trajtimin e pacientëve me sëmundje kronike koronare të zemrës,  aktualisht në  përdorim rutinorë janë dy procedura të rivaskularizimit: kirurgjia e bajpasit koronar (CABG) dhe ndërhyrjet koronare perkutane (PCI).

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.4 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2021).

 

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>