Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Celulit

July 2, 2020

dipl. farmacist Aleksandra Taseva
BARNATORE ARKA, VINICA



|

Me ardhjen e verës, celuliti shpërfaqet sërish si një nga problemet estetike që krijon më shumë pakënaqësi. Sipas disa të dhënave, celuliti është i pranishëm te 80-90% e grave në mbarë botën, pavarësisht nga pesha, ndonëse është më pak i zakonshëm te burrat. Hormoni femëror estrogjen është përgjegjës për grumbullimin e depozitave dhjamore në bark dhe kofshë, të cilat krahas pulpave dhe pjesës së sipërme të krahëve janë zonat më të prekura nga kjo dukuri. Paraqitet si rezultat i ndryshimeve në lëkurë dhe indit nënlëkuror, ku qelizat dhjamore kërkohen, grupohen së bashku dhe në sipërfaqen e lëkurës duken si nyje, gunga dhe gropa - "lëvorja e portokallit".

Nga puberteti e tutje celuliti zhvillohet në disa faza:

Shkaqet e paraqitjes së celulitit:

Sasia e celulitit = sasia e ushqimit të pashëndetshëm + koha që e kalojmë ulur

Çfarë mund të bëjmë?

Zgjidhjen do ta gjeni te ndryshimi i mënyrës së jetesës.

-Ushtroni. 30 minuta aktivitet fizik stimulon metabolizmin dhe mënjanimin e toksinave. Ushtrimet si ulja në bisht, zgjatja e këmbës përpara dhe anash janë aleati juaj më i mirë në luftën kundër celulitit. Jini këmbëngulës dhe të durueshëm dhe rezultatet do të jenë mëse të dukshme

-Përmirësoni dietën. Hiqni dorë nga ushqimet e kripura dhe me yndyrë, produktet e përpunuara, salcat, salcat që përmbajnë konservues, aditivë dhe emulsifikatorë. Në vend të tyre zgjidhni perimet, frutat, farat e lirit, tërshërën, arrat, vezët, peshqit, mishin e padhjamosur, majdanozin.

-Pini 3 litra ujë në ditë.

-Masazhi anticelulit. Masazhi është një armë e rëndësishme kundër celulitit. Fërkimet e gjata nga kyçet e këmbëve deri në kofshë, pickimi dhe masazhimi me lëvizje rrethore përmirësojnë kullimin limfatik.

Preparatet anticelulite

Ekziston një gamë e gjerë produktesh për të ndihmuar në luftimin e celulitit. Më shpesh përdoren preparatet që përmbajnë ekstrakt të dredhkës, rozmarinës, nenexhikut, kalibobës, kanellës, grejpfrutit, gështenjës, thuprës, shtogut, kafeinës, karnitinës. Përbërësit aktivë përmirësojnë mikroqarkullimin, përmirësojnë funksionin e sistemit limfatik dhe kështu kryejnë mënjanimin më efikas të toksinave të grumbulluara ose zbërthimin e depozitave dhjamore nën lëkurë. Efekti më i mirë arrihet me produkte me veprim të dyfishtë. Produktet mund të ndahen në ato me veprim ftohës dhe ato me veprim ngrohës.

Preparatet që ftohin janë një zgjedhje më tërheqëse, ngaqë nuk shkaktojnë skuqje si ato që ngrohin. Këto preparate janë gjithashtu të përshtatshme për t’u përdorur me probleme të qarkullimit të gjakut. Për më tepër, lehtësojnë simptomat në këmbët e lodhura dhe të ënjtura. Preparatet me alga deti dhe argjilë shpejtojnë metabolizmin, janë të pasura me minerale dhe kripëra që ushqejnë lëkurën dhe lejojnë shkëmbimin e substancave. Argjila luan rolin e thithësit të toksinave.

Një produkt inovativ që përmban enzimën e quajtur mukopolisakaridazë ka ndikim tashmë të provuar në mënjanimin e celulitit. Substanca aktive e këtij produkti ka aftësi të depërtojë në indin lidhës nënlëkuror, ku përqendrohen qelizat dhjamore, uji dhe kripërat minerale. Gjithashtu zbut kolagjenin dhe e bën indin nënlëkuror më elastik dhe të përshkueshëm nga substancat që e bëjnë celulitin të dukshëm. Mund të përdoret gjithashtu gjatë shtatzënisë.

Produkti aplikohet dy herë në ditë, më së miri pas dushit, kur lëkura thith më mirë përbërësit aktivë. Lëkura bëhet më e lëmuar, e shtrënguar, e hidratuar dhe pamja e lëvozhgës së portokallit zbutet. Efekti është i dukshëm pas 2-3 javësh përdorimi të rregullt. Filloni sot, jini këmbëngulës dhe të durueshëm. Rezultatet nuk do të mungojnë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>