Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Spondiloza e qafës

April 1, 2022

Ilija Zhezhov
Fizioterapist i diplomuar
Qendra për masazh dhe fizioterapi
“FIZIOTERAPEVT ZDRAVJE”

|



Spondiloza e qafës është një sëmundje që prek më së shpeshti rruazat e qafës. Simptomat zakonisht shoqërohen me rrotullim të kufizuar të qafës, dhimbje, ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrët e sipërme, tringëllimë në veshë dhe marramendje të shpeshta. Shkaktarët më të shpeshtë të kësaj sëmundjeje janë proceset degjenerative dhe aktiviteti i dobët fizik. Për shkak të simptomave të tilla, njerëzit me këtë sëmundje zakonisht kërkojnë një zgjidhje të përshtatshme, që do ta zgjidhë këtë problem shëndetësor.

Fillimi i procedurës për zgjidhjen e problemeve me spondilozën zakonisht përfshin një radiografi, e cila konstaton më qartë problemin në procesin e trajtimit dhe zgjidhjen kryesore. Në bazë të rëntgenit, fizioterapisti jep një mendim se me çfarë metodash fizioterapie do të fillojë procesi i trajtimit.

Çfarë mund të shkaktojë spondilozën e qafës?

Ka disa shkaqe dhe faktorë rreziku për spondilozën e qafës, ndër të cilët më kryesorët janë: një lloj lëndimi i mëparshëm i qafës, procesi i plakjes, gjegjësisht mosha, qëndrimi jo i duhur i qafës për një periudhë më të gjatë të ditës (zakonisht si pjesë e punës apo profesionit) ose faktorë gjenetikë.

Si ta njohim?

Këto janë disa nga simptomat që tregojnë praninë e spondilozës së qafës: një ndjenjë ngurtësie në qafë ose dhimbje më të shpeshta, dhimbje të shpeshta koke, dhimbje gjatë lëvizjes së qafës apo kokës, dhimbje kyçesh, vështirësi në drejtimin e kokës në pozicione të tjera (lart e poshtë apo djathtas e majtas) ose një ndjenjë e pakëndshme e ngërçeve të muskujve.

Trajtimi është një çështje individuale, në varësi të procesit të sëmundjes. Programi për trajtimin e spondilozës zakonisht përfshin metoda të fizioterapisë: masazh i thellë mjekësor me duar, zgjatje e qafës dhe ushtrime të terapisë profesionale në shtëpi, të udhëzuara nga një fizioterapist. Trajtimi i spondilozës së qafës, në varësi të sëmundjes, trajtohet në faza të caktuara, si 12 apo 21 ditë, kurse te disa pacientë kohëzgjatja e terapisë mund të zgjasë deri në 30 ditë.

Është e rëndësishme që pacientët gjatë trajtimit të ruajnë disiplinën për të arritur qëllimin përfundimtar. Pas përfundimit të trajtimit, rekomandohet që të vizitohet fizioterapisti çdo dy-tre muaj, si dhe të mbahet aktiviteti i rregullt fizik me ushtrime.

Këshillë shtesë nga Betty Mos qëndroni ulur të kërrusur! Qëndrimi ulur në pozicion të drejtë, do t'ju ruajë shëndetin e shtyllës kurrizore dhe qafës. Për t'u ulur siç duhet, duhet të uleni sa më shumë prapa në karrige. Mbani të pasmet në fund të karriges, në mënyrë që të mbështeteni rrjedhimisht në pjesën e pasme të karriges. Mbështetuni në mënyrë që shtylla kurrizore të jetë në pozicionin e saj natyral dhe sigurohuni që shpatullat t'i keni të shtendosura.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.31 të botimit elektronik të revistës BETTY (PRILL 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>