Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Zinku – Mineral i rëndësishëm për shëndetin

March 1, 2022

Ivana Dimishkova
Doktoreshë e mjekësisë dentare

|



Zinku është një mineral i rëndësishëm, prania e të cilit në trupin tonë është e nevojshme për funksionimin normal të më shumë se 300 enzimave. Ai gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në sintezën e ADN-së, ndarjen e qelizave dhe metabolizmin qelizor. Është i nevojshëm për sintezën e proteinave dhe në këtë mënyrë stimulon rritjen dhe zhvillimin e duhur. Ky mineral është një antioksidant dhe stimulues i mirë i imunitetit, si dhe luan një rol të rëndësishëm në funksionin normal të gjëndrës tiroide.

Organizmi përballon më mirë ftohjet dhe gripin kur përmban sasi të mjaftueshme të zinkut, sepse ai ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Përveç kësaj, zinku stimulon proceset e rigjenerimit të kockave dhe parandalon zhvillimin e baktereve në lëkurë dhe mukoza, ka aftësinë të thajë dhe shtrëngojë lëkurën, duke ndihmuar kështu në uljen e kruajtjes dhe dhimbjes.

Meqenëse ky është mineral që përthithet përmes dietës, ushqimi jo i duhur, gjegjësisht ushqimet që nuk përmbajnë mjaftueshëm zink, janë shkaktari kryesor i mungesës së zinkut në organizëm. Ushqimet e shpejta dhe produktet industriale nuk ofrojnë as përafërsisht sasi të mjaftueshme të mineraleve dhe vitaminave, kurse zakonet e pashëndetshme, si pirja e duhanit dhe konsumimi i tepërt i kafesë dhe alkoolit, vetëm kontribuojnë në harxhimin e zinkut në trup.

Mungesa e zinkut mund të çojë në ndryshime të ndryshme të lëkurës (puçrra, ekzemë, psoriazë, flokë të ashpër dhe të thatë, rënie të flokëve), çrregullime të rritjes, mungesë oreksi dhe humbje në peshë, rritje të ngadaltë të kockave, vonesë të ciklit menstrual etj. Ulja e imunitetit për shkak të mungesës së këtij minerali, mund të shkaktojë ftohje të shpeshta.

Trupi thith sasi të mëdha zinku nga ushqimi, sidomos nga mishi i kuq dhe peshku, sepse proteinat janë të nevojshme për përthithjen më të mirë të tij. Gjendet edhe te bishtajoret, si bizelet, fasulet dhe soja, drithërat, kërpudhat, farat e lulediellit etj.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>