Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Edhe nje hap… – Ecja luan një rol të madh në shëndetin tuaj dhe ndikon pozitivisht në shumë pjesë të trupit

October 1, 2020

|



Ecja luan një rol të madh në shëndetin tuaj dhe ndikon pozitivisht në shumë pjesë të trupit.

Edhe një shëtitje e shkurtër është më e mirë se qëndrimi ulur.

Ekspertët thonë: "Qoftë edhe 30 minuta ecje çdo ditë është jashtëzakonisht e dobishme për trupin e njeriut. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të ecin të paktën 2.5 orë në javë."

Ja vetëm disa prej përfitimeve nga ecja e rregullt:

Ecja e rregullt vonon plakjen dhe zgjat jetën. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që ecin 20-25 kilometra në javë jetojnë më gjatë se ata që nuk ecin aspak.

Sidoqoftë, nëse keni zgjedhur ecjen si një mënyrë për të humbur peshë, duhet t'i kushtoni vëmendje edhe asaj që hani dhe të kontrolloni sasinë e kalorive që merrni gjatë këtij procesi.

Mënyra se si ecni është e rëndësishme

Kur ecni, duhet t'i kushtoni vëmendje qëndrimit të trupit. Duhet të ecni drejt, pa u anuar prapa ose përpara, sepse vetëm në këtë mënyrë do të siguroheni që çdo pjesë e trupit tuaj është aktive në masë të barabartë. Pozicioni i duarve është po ashtu i rëndësishëm, sepse ato rrisin forcën tuaj dhe ekuilibrojnë lëvizjen e shputave kur ecni, ndërsa lëvizja e krahëve ju lejon të digjni 5-10 kalori shtesë. Duart nuk duhet të shtrëngohen asnjëherë në formë të grushtit, gjë që pengon rrjedhjen e rregullt të gjakut në trup.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.4 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>