Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Diabeti

November 1, 2020

|

Presidenti i LSDMV-së,
Dimçe Velev



Infermierët (e diabetit) meritojnë mirënjohje dhe mundësi më të mira për zhvillim në kujdesin ndaj diabetit.

14 Nëntori - Dita Botërore e Diabetit, me rekomandim të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit - IDF, u kushtohet infermierëve të diabetit ose infermierëve nga Qendrat e Diabetit (klinikat ambulatore). Lidhja e Shoqatave të diabetikëve, së bashku me të gjithë 25 anëtarët e saj në 23 komuna në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të angazhohet në aksione dhe aktivitete për të ngritur rolin e një prej lidhjeve më të rëndësishme për secilin prej neve, personave me diabet.

LSDMV është një lidhje e organizatave të shoqërisë civile, misioni i së cilës është të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve me diabet, duke bërë përpjekje për një kujdes shëndetësor më të mirë për ta, edukimin e familjeve të tyre dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për diabetin, në bashkëpunim me të gjithë partnerët strategjikë dhe institucionet përkatëse në Maqedoni. Si e tillë, LSDMV-ja është e përkushtuar në arritjen e qëllimeve të saj strategjike për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për diabetin dhe përparimin e edukimit, motivimit dhe parandalimit të diabetit.

Pse infermierët bëjnë dallimin për diabetikët?

Ndërsa numri i njerëzve me diabet rritet, roli i infermierëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë shëndetësorë bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në menaxhimin e gjendjes. Infermierët luajnë rol kyç në njohjen dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjes. Ata ofrojnë trajnime për menaxhimin personal dhe për tejkalimin e faktorëve të rrezikut në diabetin e tipit 2, si dhe mbështetje psikologjike për të parandaluar ndërlikimet e mëtejshme. Por për fat të keq, vazhdon të mbetet një nevojë e veçantë edukimi dhe financimi më i madh me qëllim rekrutimin e infermierëve të aftë, për t'iu ofruar mbështetja e duhur njerëzve me diabet dhe atyre në rrezik të zhvillimit të diabetit të tipit 2, në mesin e njerëzve me diabet.

LSDMV i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të njohë dhe të shtyjë përpara rolin e infermierëve në kujdesin ndaj diabetit, si dhe t'i kushtojë vëmendje dhe të mundësojë veprimtari në fushat në vijim:

Prandaj, të 25 shoqatat do të organizojnë ngjarje në mjediset e tyre lokale, në përputhje me protokollet për KOVID-19, të cilat do të theksojnë rolin e infermierëve. LSDMV planifikon një ngjarje në prani të njerëzve aktivë në punë por edhe të atyre që deri para pak kohësh janë kujdesur për njerëz me diabet, ku do të shkëmbejmë përvoja dhe do të debatojmë për rekomandimet e tyre për ne pacientët.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.4 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTORI 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>