Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

15 SHTATORI – Dita Botërore e Limfomës

September 1, 2022


Transfuziologe Tanja Veliçkovska


Dita Botërore e Ndërgjegjë
simit për Limfomën është një iniciativë e Koalicionit të Limfomës, e cila zhvillohet çdo vit më 15 shtator dhe u festua për herë të parë në vitin 2004. Kjo ditë festohet për të rritur ndërgjegjësimin e publikut globalisht për kancerin e sistemit limfatik, i cili ofron një platformë për mjekët, infermierët, grupet mbështetëse të pacientëve, pacientët dhe familjet e tyre për të ndarë njohuritë jetike për limfomën, shenjat dhe simptomat e saj dhe se si ajo ndikon në jetën e mijëra njerëzve në mbarë botën.

Çfarë është limfoma?

Limfoma është një kancer gjaku që shfaqet kur një lloj i qelizave të bardha të gjakut, të quajtura limfocite, ndahen dhe grumbullohen në mënyrë të pakontrolluar. Limfocitet e shëndetshme udhëtojnë në të gjithë trupin në sistemin limfatik si pjesë e sistemit imunitar, duke mbrojtur kundër infeksionit.
Si funksionon sistemi limfatik tek njerëzit e shëndetshëm dhe tek ata me limfomë?
• Tek njerëzit e shëndetshëm, lëngu limfatik rrjedh përmes një rrjeti enësh limfatike;
• Enët limfatike janë të lidhura me një grup nyjesh limfatike, të cilat veprojnë si filtër, duke bllokuar qelizat e dëmshme, si bakteret dhe viruset, të cilat më pas shkatërrohen nga limfocitet;
• Kur një person i shëndoshë ka një infeksion, nyjet limfatike bllokojnë bakteret dhe viruset, të cilat nuk mund t'i shkatërrojnë menjëherë dhe si pasojë ato fryhen dhe bëhen të ndjeshme ndaj prekjes;
• Në pacientët me limfomë, limfocitet ndahen në mënyrë jonormale dhe nuk vdesin siç duhet. Kjo rezulton në grumbullimin e limfociteve në nyjet limfatike, më së shpeshti në qafë ose nën sqetull;
• Nyjet limfatike të fryra në limfomë janë pa dhimbje, por përmbajnë shumë nga këto limfocite jonormale, efekti është një sistem imunitar jofunksional.

Cilat janë simptomat e limfomës?
Shenjat dhe simptomat e limfomës janë mjaft të përgjithësuara dhe të ngjashme me sëmundjet më pak serioze, si gripi ose infeksione të tjera virale, që do të thotë se ato mund të anashkalohen lehtësisht. Megjithatë, simptomat e një infeksioni akut janë jetëshkurtër dhe zhduken, ndërsa në limfomë ato vazhdojnë. Simptoma më e zakonshme paraqitëse e limfomës është ënjtja pa dhimbje në nyjet limfatike. Shenja të tjera të zakonshme janë:

• Humbje e pashpejgueshme në peshë;
• Lodhje e vazhdueshme, e cila zgjat për një kohë të gjatë;
• Kruajtje e vazhdueshme pa arsye;
• Djersitje natën;
• Ethe të përsëritura;
• Humbje oreksi;
• Frymëmarrje e vështirësuar dhe kollë;
• Bajame të zmadhuara;
• Dhimbje koke;
• Dhimbje të pashpjegueshme gjoksi, stomaku dhe kockash.

Ndarja kryesore e limfomës:
• Limfomat më të shpeshta të diagnostikuara janë limfomat jo-Hodgkin (NHL). Sipas rrjedhës klinike të sëmundjes, limfomat ndahen në indolente dhe agresive. Limfomat indolente kanë një ecuri të ngadaltë dhe pacientët mund të jetojnë me to për vite të tëra, në raste të caktuara edhe pa trajtim. Limfomat agresive janë sëmundje tipike malinje, të karakterizuara nga progresion i avancuar, i cili kërkon trajtim urgjent dhe të menjëhershëm.
• Limfoma Hodgkin, sipas ecurisë klinike, i përgjigjet një limfome agresive. Dy format më të zakonshme të NHL janë limfoma difuze me qeliza të mëdha B dhe limfoma folikulare. Limfoma difuze me qeliza të mëdha B i përket grupit të limfomave agresive, me rritje të shpejtë, ndërsa limfoma folikulare është një limfomë indolente, me rritje të ngadaltë, në të cilën simptomat shpesh shfaqen gradualisht dhe mund të kalojnë pa u vënë re për një periudhë të gjatë, kështu që kjo formë limfome shpesh diagnostikohet në fazën e avancuar të sëmundjes.

Limfoma nuk diskriminon në bazë të gjinisë, moshës apo kulturës. Është një lloj kanceri i gjakut që zhvillohet kur ka një gabim në prodhimin e limfociteve - rruazave të bardha të gjakut që janë përgjegjëse për luftimin e infeksioneve, duke rezultuar në qeliza jonormale që bëhen kanceroze. Megjithatë, zbulimi i sëmundjes nuk do të thotë domosdoshmërisht se përfundimi do të jetë fatal, në fakt, edhe forma agresive e limfomës jo-Hodgkin mund të shërohet.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATORI 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>