Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

4 shkurti – Dita botërore e kancerit

February 1, 2021

Biba Dodeva
Kryetare e Shoqatës për luftë kundër kancerit
“BORKA për çdo ditë të re”

|



Duke pasur parasysh se trendi i vdekshmërisë së pacientëve me kancer në vendet e zhvilluara është vazhdimisht në rënie, pyes veten se në cilin drejtim, ne në Maqedoni po zhvillojmë betejën kundër kancerit?

Marrja e diagnozës që ke kancer është skenari më i keq që ndoshta mund ta imagjinoni dhe nuk është fare e lehtë të vazhdosh të jetosh. Pacientët janë të detyruar të jetojnë me këtë barrë çdo ditë dhe beteja më e madhe që e zhvillojnë është me veten, sepse askush nuk zgjedh të ketë kancer. Edhe ata që i kanë mbijetuar sëmundjes, do ta mbartin atë me vete çdo ditë deri në fund të jetës, sepse nuk dihet kurrë nëse dhe kur do të trokasë sërish në derën tënde.

Duke u nisur nga përpjekjet e vendit tonë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe për t'iu afruar standardeve evropiane, shtrohet pyetja: a i fitojnë pacientët maqedonas kushtet themelore në sistemin shëndetësor dhe të njëjtat mundësi trajtimi si pacientët në Bashkimin Evropian? Kriza me KOVID-19 që kaploi të gjithë botën vetëm nxori në pah të gjitha mangësitë që janë mbledhur me vite në sistemin tonë shëndetësor, pa zgjidhje sistematike konkrete. Këtë herë patëm mundësi që ta shihnim qartë se me ç'lloj problemesh ballafaqohen pacientët tanë, çfarë duhet të ndryshohet, por edhe të përcaktohen përsëri përparësitë për reformat.  Që sa kohë janë vënë në pritje të gjitha diagnozat dhe sëmundjet e tjera për t'i dhënë përparësi pandemisë që goditi vendin tonë? Është herët të flitet për implikimet për incidencën e kancerit, si dhe vdekshmërinë dhe përhapjen e tij, por me këtë problem por përballen edhe të gjitha vendet e tjera të zhvilluara.

Parandalimi i kancerit, ekzaminimi dhe zbulimi i hershëm janë veprime mjaft të lëna pas dore në shumicën e vendeve të Mesdheut, që kufizohen me një barrë të ndjeshme për kostot shëndetësore dhe vuajtjet e shkaktuara për trajtimin e fazës së përparuar të sëmundjes. Për shkak të plakjes së popullsisë dhe ndryshimeve në mjedisin dhe mënyrën e jetesës, incidenca e kancerit dhe vdekshmëria po bëhen situatë emergjence në mbarë botën.

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetit tregojnë qartë se mbijetesa e pacientëve me kancer për shkak të diagnozës së vonuar është në proporcion me numrin e burimeve të parapara për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm. Në momentin kur ato do të bëhen përparësi për autoritetet kombëtare të shëndetit, atëherë do të mund të shihen ndryshime reale në shifrat e jetëve të shpëtuara.

Nga këndvështrimi im, mendoj se nga kjo krizë të gjithë kemi dalë me përvojë të madhe, më të zgjuar dhe me një pasqyrë të qartë për atë se ku gjendemi dhe çfarë drejtimi duhet të marrim në të ardhmen. Besoj se shumë gjëra mund të ndryshojnë nëse kemi vullnet politik, kapacitet dhe njerëz të gatshëm për veprime reale, sepse të gjithë ne që jetojmë, punojmë, kontribuojmë dhe krijojmë në Maqedoni, paguajmë sigurim shëndetësor, prandaj kemi të drejtë për shërbime cilësore shëndetësore dhe sistem shëndetësor në të cilin pacienti do të jetë në vend të parë. Nëse duam të kemi shtet të shëndetshëm, duhet gjithashtu të kemi një popullsi të shëndetshme.

Pse është e rëndësishme Dita Botërore e Kancerit?

Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, më 4 shkurt, veçojmë disa gjëra interesante që lidhen me këtë ditë, çfarë është dhe cilat janë qëllimet. Dita Botërore e Kancerit është një mundësi ideale për të përhapur fjalën dhe për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje të ligë. Dita Botërore e Kancerit mbahet çdo vit më 4 shkurt dhe është iniciativa e vetme në të cilën mund të bashkohet e gjithë bota në luftën kundër epidemisë globale të kancerit.

Dita Botërore e Kancerit është një iniciativë e Unionit për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC), i cili synon të ndihmojë në parandalimin e miliona vdekjeve çdo vit, duke rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin për kancerin dhe përfshirjen e qeverive dhe individëve në mbarë botën për të ndërmarrë veprim kundër sëmundjes. Me fjalë të tjera, epidemia globale e kancerit është e madhe dhe ka potencial për t'u rritur.

Çdo vit, rreth 8 milionë njerëz vdesin nga kanceri dhe këto vdekje mund të shmangen me mbështetje të shtuar qeveritare dhe fonde për programet e parandalimit, zbulimit dhe trajtimit. Nëse nuk merren masa urgjente për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin dhe për të zhvilluar strategji praktike për zgjidhjen e sëmundjes, miliona njerëz të tjerë do të vazhdojnë të vdesin.

Është me rëndësi të ceket se numri i rasteve të kancerit dhe vdekjeve prej tij parashikohet të dyfishohet gjatë 20-40 viteve të ardhshme. Rritja më e madhe do të ndodhë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat janë më pak të pajisura për t'u përballur me pasojat sociale dhe ekonomike të sëmundjes. Në bashkëpunim të ngushtë me Aleancën për Sëmundjet Jongjitëse, Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit ka luajtur një rol kyç në ngritjen e vetëdijes së Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), gjë që ka çuar në ulje prej 25% të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet jongjitëse. Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit dëshiron që të gjithë anëtarët dhe partnerët e tij ta mbështesin në shfrytëzimin e kësaj dite për të nxitur të gjithë (individët, komunitetet, shoqëritë civile dhe qeveritë) që të luajnë rolin e tyre për të ndihmuar në lehtësimin e barrës globale të kancerit. Qëllimi përfundimtar është të ndihmohet në uljen e vdekjeve të parakohshme nga kanceri dhe sëmundje të tjera jongjitëse me 25% deri në vitin 2025.

Çfarë është kanceri?

Gjatë gjithë jetës, qelizat e organizmit tonë zbërthehen dhe ripërtërihen në mënyrë të kontrolluar. Në këtë mënyrë indet dhe organet e organizmit rriten, zhvillohen dhe funksionojnë pa probleme. Metabolizmi normal lejon organizmin e njeriut të funksionojë si duhet. Enzimat e pranishme mbështesin metabolizmin normal dhe kështu e mundësojnë këtë funksion. Në thelb, metabolizmi përbëhet nga këto procese biokimike:

Për t'u zhvilluar këto procese, nevojiten enzima dhe oksigjen. Nëse metabolizmi çrregullohet, vjen deri te shumëzimi i pakontrolluar i indeve, prishja e funksionit të tyre dhe formimi i të ashtuquajturës masë tumorale, përkatësisht ndarja e pakontrolluar (mitoza) dhe shfaqja e sëmundjes malinje.

Përkufizimi

Me termin karcinomë ose sëmundje malinje, e njohur në popull si kancer, përkufizohet një gjendje në trup në të cilën kemi formim të indeve tumorale, që vjen si rezultat i mitozës (ndarjes) së pakontrolluar të qelizave. Procesi i ndarjes së qelizave kontrollohet ose mundësohet nga metabolizmi normal, gjegjësisht energjia e nevojshme dhe prania e enzimave. Në momentin kur trupi nuk mund të kontrollojë mitozën, shfaqet sëmundja malinje.

Ka disa arsye për mitozën e pakontrolluar, ndër të cilat janë:

Nëse bëjmë një përmbledhje, mund të thuhet me bindje se mutacioni i bërthamës së qelizës nën ndikimin e mitozës së pakontrolluar është shkaku kryesor i shfaqjes së sëmundjes malinje. Faktorët që çojnë në mitozë të pakontrolluar quhen substanca kancerogjene dhe në natyrë ekzistojnë 200 deri në 500 substanca të tilla.

Sipas teorisë së shkencëtarëve, 10 miliardë qeliza vdesin në trupin e njeriut çdo sekondë dhe 300 miliardë qeliza të reja formohen nëpërmjet mitozës. Me një aktivitet kaq të lartë qelizor ekziston një mundësi e lartë e mutacionit malinj të qelizave nën ndikimin e substancave kancerogjene.

Substancat kancerogjene njihen edhe si faktorë të rrezikut, ndërsa më të zakonshmit janë shprehitë e të ushqyerit dhe mënyra e jetesës, mosha, faktorët e trashëguar dhe predispozita familjare, predispozita gjenetike, mjedisi i jashtëm (ajri i ndotur, cigaret, avujt toksikë, rrezet e diellit me rrezatim UV, rrezatimi radioaktiv, bakteret dhe viruset, etj.). Faktorët e përmendur janë gjithmonë të pranishëm, por nuk shkaktojnë sëmundje, nëse statusi imunitar i organizmit funksionon si duhet. Faktorët e përmendur nuk shkaktojnë kurrë sëmundje malinje nëse veprojnë më vete; sëmundjet e këtilla vijnë si rezultat i veprimit të më shumë faktorëve në të njëjtën kohë.

Simptomat

Në fazën fillestare të zhvillimit të sëmundjes malinje ekziston një sëmundje e ashtuquajtur asimptomatike. Me rritjen e indeve të tumorit vjen deri te shfaqja e simptomave të para, kur indet fillojnë të ushtrojnë presion mbi organet fqinje për shkak të të cilave më vonë shfaqen simptoma të caktuara, varësisht se cili organ është prekur. Shoqata Amerikane për Luftimin e Sëmundjeve Malinje paraqet disa simptoma fillestare me paralajmërimin TË RREZIKSHME.

Plagët që nuk shërohen

Ndryshimet në zbrazjen e zakonshme të fshikëzës, zorrëve, zorrës së trashë

Gungë ose nyjë në gji dhe gjoks

Kollë irrituese ose ngjirje e zërit

Ndryshimi i çuditshëm i dukshëm në vendin e sëmundjes (gungë në lëkurë, gungë në gji)

Gjakderdhje e pazakontë ose sekrecion me mukozë

Vështirësi në gëlltitje, tretje, lëvizje, frymëmarrje

Përveç këtyre simptomave, pacientët me sëmundje malinje humbasin në peshë sepse qelizat malinje përdorin aminoacidet (proteinat) nga indet e shëndetshme, duke zvogëluar kështu kilogramët e të sëmurëve.

Klasifikimi

Trupi i njeriut përbëhet nga shumë lloje të qelizave. Këto qeliza rriten dhe ndahen në mënyrë të kontrolluar që të prodhojnë qeliza të reja, të cilat janë të domosdoshme për të mbajtur trupin të shëndetshëm. Kur qelizat vjetrohen ose dëmtohen ato vdesin dhe zëvendësohen me të reja. Por ndonjëherë ky proces ndërpritet.

Një masë jonormale e indeve (tumor) ndodh kur qelizat ndahen më shumë se sa duhet ose kur nuk vdesin kur duhet. Tumoret mund të jenë beninje (nuk është kancer) ose malinje (kancer).

Kanceri nuk është një sëmundje e vetme por emërtim i përbashkët për më shumë sëmundje. Ka më shumë se 100 lloje të kancerit. Shumica e tyre kanë marrë emrin sipas organit ose llojit të qelizave nga të cilat e ka prejardhjen, për shembull, kanceri që fillon në zorrën e trashë quhet kancer kolorektal, kanceri që fillon nga melanocitet në lëkurë quhet melanomë, kanceri që fillon nga qelizat bazale të lëkurës quhet kancer bazocelular.

Llojet e kancerit mund të grupohen në disa kategori.

Kategoritë kryesore janë:

Indet tumorale në fazën fillestare zhvillohen pa simptoma dhe në dy forma

Tumoret me natyrë beninje, sipas vendndodhjes, madhësisë dhe natyrës së tyre mund të veprojnë si tumore malinje (fshikëz, organet e zbrazëta dhe kokë).

Në bazë të indeve në të cilat ndodh sëmundja malinje, ka disa forma:

Diagnostikimi

Thelbi i diagnozës është zbulimi sa më i shpejtë i sëmundjes malinje dhe kurimi i saj, me çka zvogëlohet rreziku për shëndetin. Diagnostikimi i sëmundjes malinje kryhet me ekzaminim mjekësor, ekzaminime të ndryshme laboratorike, RTG, EKO, CT, ultratinguj, rezonancë magnetike, markerë të tumorit, biopsi dhe patohistologji.

Trajtimi 

Në trajtimin e sëmundjeve malinje më së shumti përdoren ndërhyrjet kirurgjike, rrezatimi, kimioterapia. Pas kësaj, zbatohet terapi hormonale, citostatikë, anthobiotikë dhe imunoterapi.

Sot, vëmendje të madhe i kushtohet edhe mjekësisë alternative dhe dietës, siç janë:

Dieta duhet të jetë e llojllojshme, me pemë dhe perime të freskëta, drithëra të plota, duke shmangur ushqimin e konservuar, mishin e kuq, sheqerin, alkoolin, pirjen e duhanit.

Parandalimi:

Rregulli themelor për të shmangur faktorët e rrezikut

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.4-5 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>