Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

7 përbërës për kujdesin e lëkurës për një lëkurë perfekte

May 2, 2023



Shkruan: Daniela Dimevska

I. Vitamina C:
Rëndësia e vitaminës C nuk mund të theksohet mjaftueshëm . Vitamina C ndihmon në parandalimin e shumë problematikave në lëkurë: djegiet nga dielli, njollat dhe rrathët e zinj. Vitamina C shërben gjithmonë si një agjent kundër plakjes. Shtimi i një serumi me vitaminë C në regjimin tuaj të kujdesit për lëkurën do t’ju ndihmojë. Është një investim për të cilin nuk do të pendoheni.

Vitamina C ndihmon për të rinovuar lëkurën tuaj. Ka marka të ndryshme të serumit të vitaminës C që mund t'i gjeni në dyqane. Serumi me vitaminë C duhet të aplikohet pas larjes së fytyrës në mëngjes. Ajo duhet të jetë baza juaj kur aplikoni produktin tuaj të kujdesit të lëkurës.

II. Acidi hialuronik:
Ky është një nga përbërësit më të mirë hidratues. Ju ndihmon të mbani lëkurën tuaj me shkëlqim dhe në gjednje perfekte. Është gjithashtu një agjent kundër plakjes. Ai hidraton lëkurën dhe i jep lagështi lëkurës. Kur merrni locion trupi, kini parasysh këta përbërës. Ju mund të vendosni të blini acid hialuronik të pastër dhe ta përzieni atë në produktet tuaja të kujdesit të lëkurës.

III. Acidi salicilik:
Ky përbërës është për ata, lëkura e të cilëve është e prirur ndaj puçrrave dhe plasarritjeve. Për të kontrolluar prodhimin e yndyrës në lëkurë, keni nevojë për acid salicilik. Ju mund të lani fytyrën me të ose mund të zgjidhni një pastrues fytyre me acid salicilik. Nëse nuk jeni të prirur ndaj akneve, anashkaloni këtë përbërës pasi lëkura juaj mund të reagojë ndaj tij. Përdorni acid salicilik 3 herë në javë dhe aplikojeni vetëm gjatë natës.

IV. Acidi laktik:
Kur dëgjoni fjalën laktik! Dijeni se kjo nënkupton qumësht. Ose kos ose lloje të tjera qumështi. Ju jep lëkurë të ngjashme me qelqin. Përfshijeni atë në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Mund ta gjeni edhe në kremra. Ose kur të merrni një krem për fytyrën, sigurohuni që ta gjeni si një nga përbërësit e listuar në produkt.

V. Acidi glikolik:
Ky përmban AHA. Është skrabi. Largon lëkurën e vdekur dhe e zëvendëson atë me lëkurë të re. Ndihmon në dehidratimin e lëkurës tuaj. Funksionon perfekt kur përzihet me glicerinë. Parandaloni lëkurën e lodhur dhe ndihmoni lëkurën të shkëlqejë. Mund ta inkorporoni me kremra për fytyrën dhe trupin.

VI. Niacinamidi:
Nuk ka asgjë si niacinamidi në një formulim për kujdesin e lëkurës. Është një nga përbërësit më të mirë për lëkurë të shëndetshme dhe të lëmuar. Ky përbërës shërben për shumë qëllime.

Prania e tij në produktet e kujdesit të lëkurës e bën atë produkt të dallohet. Rregullon prodhimin e yndyrës në lëkurë. Përmirëson strukturën e lëkurës. Mund ta aplikoni në mëngjes dhe në mbrëmje.

VII. Vitamina E:
Vitamina E është si qershia në tortë. Kjo vitaminë shëron lëkurën tuaj dhe e rikthen atë në një gjendje të shëndetshme. Ajo largon njollat e errëta të shkaktuara nga dielli dhe gjithashtu mbron lëkurën tuaj. Kur përdorni krem kundër diellit, sigurohuni që ai të përmbajë zink dhe vitaminë E.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.06-07 të botimit elektronik të revistës BETTY (Maj 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>