Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Receta për pije të freskëta

June 1, 2020

|



Koktej shumëngjyrësh

Si frutat më të rekomanduar nga ekspertët, mangoja dhe kivi kanë përmbajtje të pasur me antioksidantë. Koktejet e bëra nga këto fruta jo vetëm që janë të shijshme dhe freskuese, por do të krijojnë një ekuilibër të shkëlqyeshëm në trupin tuaj.

Përbërësit e nevojshëm:

Mënyra e përgatitjes

Bluani mjedrat dhe vendosni në fund të gotës. Bluani mangon e copëtuar imët, më pas shtoni jogurtin, sheqerin e vaniljes, lëngun e limonit dhe përzieni. Derdhni lëngun e fituar mbi mjedrat e përgatitura paraprakisht. Në krye të gotës shtoni kivi, pasi ta keni grirë më parë. Dekoroni në stilin tuaj.

Limonadë me rozmarinë

Në limonadën e pasur me vitaminë C, shtoni rozmarinë

Përbërësit e nevojshëm:

Mënyra e përgatitjes:

Zieni lëngun e limonit duke shtuar sheqerin. Dalëngadalë shtoni blirin dhe rozmarinën. Lëngun e përfituar lëreni të ftohet ose të qëndrojë gjatë natës. Të nesërmen, shtoni ujë mineral, me çka do të keni një pije të shkëlqyeshme freskuese.

Qershi të freskëta

Me fuqinë e tyre antioksiduese, qershitë duhet të jenë fruti juaj i parapëlqyer edhe këtë verë. Nga ana tjetër, shega, përveç se mbron organizmin, shërben edhe si një mjet i shkëlqyeshëm për balancimin e kolesterolit dhe sheqerit.

Përbërësit e nevojshëm:

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni lëngun e shegës dhe lëngun e qershisë, më pas shtoni ujin mineral. Për një aromë më të freskët, mund ta zbukuroni me një degëz nenexhiku dhe të vendosni disa kube akulli.

Kombinimi i mangos dhe bananes do t'ju japë energji

Përbërësit e nevojshëm:

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni të gjithë përbërësit duke i kaluar nëpër shtrydhëse frutash dhe shërbejeni pasi të ftohet. Nëse dëshironi, mund ta dekoroni me ca boronica.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHKOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>