|
Dielli
Pranvera është koha e përkryer për të shijuar rrezet e diellit. Nëse qëndroni në diellit për një kohë të caktuar dhe nëse e bëni këtë në një mënyrë të sigurt, rrezet e diellit mund të kenë ndikim tejet pozitiv në gjendjen tuaj shpirtërore ose peshën e trupit.
Ekspertët këshillojnë; nëse dëshironi që trupi juaj të përdorë sasinë e kalciumit që konsumoni, duhet të ekspozoni pjesën e brendshme të krahëve dhe këmbëve në diell për të paktën 15 minuta çdo ditë.
Për të ndier përfitimet e diellit, nevojitet disiplinë, meqenëse ekspozimi i pakontrolluar ndaj rrezeve të diellit mund të dëmtojë shëndetin tuaj.
Parandalon kancerin:
Dielli zvogëlon rrezikun e paraqitjes së shumë llojeve të kancerit, siç janë kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë ose kanceri i prostatës. Për të kontribuar në këtë përfitim pozitiv, mjafton të bëni shëtitje të shkurtra çdo pasdite. Kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve diellore vertikale, ajo prodhon vitaminën D, e cila është thelbësore për uljen e rrezikut nga kanceri. Do të merrni dozën ditore të vitaminës D nëse dilni për shëtitje në periudhën nga 11 e mëngjesit deri në 3 të pasdites, me një kohëzgjatje prej 15 minutash. Gjatë kësaj periudhe, nuk ka nevojë të lyeni lëkurën me krem kundër diellit sepse rrezet UV-B, që ndihmojnë në kryerjen e sintezës së vitaminës D janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe kanë nevojë për kontakt të drejtpërdrejtë me trupin.
Parandalon shkrirjen e kockave:
Vitamina D është thelbësore për zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve. Në mënyrë që kalciumi që marrim përmes ushqimit të ruhet në kocka dhe të përthithet në zorrë, trupit i nevojitet një sasi e caktuar e vitaminës D, ndërsa në mungesë të tij kalciumi është plotësisht i padobishëm. Me qëllim që ta shtyni lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D me ndihmën e dritës së diellit, duhet të ekspozoheni ndaj diellit, veçanërisht pjesën e brendshme të krahëve dhe këmbëve, me kohëzgjatje prej 15 minutash.
Parandalon mbipeshën
Dielli stimulon sekretimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat janë hormonet e lumturisë. Nëse themi se lumturia kënaq urinë tonë mendore, atëherë mund të themi se prania e rrezeve të diellit vepron si një lloj diete. Kur ndërthuren efektet e diellit, siç është shpejtimi i punës së organizmit, forcimi i imunitetit, ngritja e nivelit të lumturisë, kontrollimi i peshës së trupit bëhet shumë më i lehtë.
Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet dhe forcon sistemin imunitar
Trupi ynë prodhon më shumë se 200 antibiotikë natyralë, të cilët nuk mund të funksionojnë pa praninë e vitaminës D. Kjo vitaminë e çmueshme është e domosdoshme për qelizat tona, për të qenë në gjendje të luftojnë disa sëmundje. Studimet kanë treguar se sëmundjet infektive, kanceri, depresioni, osteoporoza, sëmundja e Parkinsonit, skleroza e shumëfishtë, alergjitë, gripi, diabeti, hipertensioni, sulmet në zemër dhe paraliza e trurit janë shumë më të zakonshme në vendet veriore me më pak ditë me diell gjatë një viti. Disa studime kanë treguar që mungesa e vitaminës D çon në osteoporozë, parandalon zhvillimin e dhëmbëve dhe kockave, madje rrit rrezikun e zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit, si dhe ndikon në përhapjen më të shpejtë të qelizave të kancerit.
Ndër kanceret e lidhura me vitaminën D, në rradhë të parë përfshihen kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i vezoreve dhe kanceri prostatës. Nga ana tjetër, mendohet se kjo vitaminë e rëndësishme ka gjithashtu efekt pozitiv në kimioterapinë për trajtimin e disa kancereve. Në rast të mungesës së vitaminës D, bëhemi më të prirur ndaj ftohjeve, pneumonisë, bronkitit, sinusitit dhe gripit.
Kuron depresionin
Një nga mënyrat për trajtimin e depresionin përfshin matjen e niveleve të vitaminës D në trup. Është e rëndësishme të mos e anashkaloni këtë kontroll dhe nëse ka sasi të pamjaftueshme të kësaj vitamine, është mirë të përmbushet. Ndoshta një nga arsyet përse ndiheni pesimist, antisocial, të dëshpëruar është pikërisht kjo mungesë në trupin tuaj që ju pengon të shikoni gjërat me pozitivitet, për shkak të pranisë së pamjaftueshme të serotoninës dhe melatoninës.
- Përmirëson gjendjen shpirtërore dhe jep energji
- Në të kaluarën, njerëzit trajtonin tuberkulozin duke e ekspozuar pacientin në diell
- Për një sasi më të madhe të hormoneve të lumturisë
- Duke thithur rrezet e diellit përmes bebëzës së syrit, arrihet sinkronizimi i bioritmit të trupit
- Për zvogëlimin e simptomave te pacientët me sklerozë të shumëfishtë
- Për përmirësimin e gjendjes te pacientët me sëmundje të caktuara të lëkurës, si psoriaza, dermatiti atopik ose vertigo
Sidoqoftë, për shkak të dëmeve të njohura nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diell, mos harroni t'i kushtoni vëmendjen e duhur kohëzgjatjes dhe kremrave për mbrojtje.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.26-27 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHKOR 2020).