Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Çfarë është magnezi dhe ku gjendet në trupin e njeriut?

June 1, 2020

Cvetanka Mirçeska-Mitanova
farmaciste e diplomuar
FARMACIA MENTA FARM, Prilep



|

Magnezi (Mg2+) është një mineral thelbësor për trupin e njeriut. Vetë fakti që është thelbësor tregon se nuk prodhohet në trupin e njeriut, prandaj është e domosdoshme të merret përmes ushqimit. Kërkesa ditore për magnez është 400-420 mg magnez në ditë për burra të rritur të shëndetshëm, ndërsa për gratë e rritura të shëndetshme është 310-320 mg magnez në ditë.

Në trupin e një të rrituri të shëndetshëm ka rreth 24 gramë magnez. Pjesa më e madhe e magnezit në trup është në kocka, ndërsa pjesa tjetër gjendet në muskuj, indet e buta, rruazat e kuqe të gjakut dhe në gjak.

Roli i magnezit në trupin e njeriut

Magnezi në trupin e njeriut është i nevojshëm për zhvillimin e më shumë se 300 proceseve metabolike, kryesisht procese që sigurojnë energji ose shpenzojnë energji. Magnezi në trup ka këto role:

  1. Rol ndërtimor - është pjesë përbërëse e kockave dhe dhëmbëve

  2. Role funksionale:

    • tkurrja e muskujve skeletor - ky rol mundëson aktivitetin e muskujve te njerëzit

    • mundëson funksionimin e duhur të muskulit të zemrës

    • tkurrja e muskujve të lëmuar - përveç pjesëmarrjes në tkurrjen e muskujve skeletorë, magnezi gjithashtu merr pjesë në tkurrjen e muskujve të lëmuar. Shumë organe në trupin e njeriut janë të përbërë nga muskujt e lëmuar (stomaku, zorrët, enët e gjakut)

    • mban tonin e enëve të gjakut

    • ul presionin e gjakut duke bllokuar kalciumin

    • merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore

    • merr pjesë në krijimin e energjisë së nevojshme për funksionimin e trupit të njeriut

    • merr pjesë në prodhimin e hormonit paratiroid

    • është i rëndësishëm për krijimin e vitaminës D






Mungesa e magnezit

Mungesa e magnezit në trupin e njeriut mund të vijë për shkak të:

Mungesa e moderuar kronike e magnezit gjithashtu mund të shkaktojë stres inflamator kronik në trupin e njeriut, i cili mund të shkaktojë disa sëmundje, siç janë:

Ndër shenjat e mungesës së magnezit në trup mund të jenë: çrregullimet e gëlltitjes, ulja e oreksit, lodhja, kapsllëku kronik, nervozizëm, ngërçe muskulore, ngërçe në muskujt e këmbëve gjatë natës, tikat nervozë, tetania, apatia, çorientimi, ulja e aftësisë për të mësuar.

Për një jetë të shëndetshme dhe gjendje të mirë fizike, magnezi duhet të përthithet siç duhet në trup në çdo fazë të jetës.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHKOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>