Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Për një buzëqeshje të shëndetshme

June 1, 2020

|



  1. Larja e rregullt dhe e drejtë e dhëmbëve


Studimet kanë treguar që pasi të keni larë dhëmbët, 35% e hapësirës midis dhëmbëve tuaj mbetet e papastër për shkak të përdorimit jo të drejtë të teknikave të larjes. Janë pikërisht metoda e gabuar e larjes dhe paaftësia për të arritur çdo pjesë të dhëmbëve që shkaktojnë probleme të mishrave dhe dhëmbëve. Sidomos sëmundjet që shfaqen në mishrat e dhëmbëve shoqërohen me sëmundje të caktuara në trup, siç janë diabeti ose sëmundjet e zemrës.

  1. Mos i anashkaloni kontrollet e rregullta


Mos prisni që t'ju dhembë dhëmbi për të vizituar dentistin tuaj. Përpiquni t'i bëni shprehi kontrollet e rregullta dentare, me çka do të shmangni çdo problem të mundshëm me qiellzën dhe dhëmbët. Mos harroni se është më mirë të vizitoni dentistin tuaj për parandalim sesa për trajtim.

  1. Pini më shumë ujë


Përveç përmirësimit të erës së gojës të shkaktuar nga mbetjet e ushqimit në dhëmbë, uji do të ndihmojë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve duke pastruar këto fundërresa. Pirja e ujit shpejton sekretimin e pështymës në gojë, me çka ndikon pozitivisht në shëndetin oral.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.7 të botimit elektronik të revistës BETTY (QERSHKOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>