|
Jo vetëm që janë më ekonomikë se çajrat e ftohtë që mund t’i gjeni në shitore, çajin e ftohtë të shtëpisë mund ta përgatitni mu ashtu siç ju pëlqen. Me ndihmën e dy-tre qeskave të çajit me filtër, ju mund të flladiteni me një pije për të cilën jeni plotësisht të bindur se nuk ka përbërës të shtuar, si ngjyrat artificiale, përmirësuesit e shijes ose sheqernat e rafinuar.
Kjo pije është një kënaqësi e vërtetë në këtë stinë të vitit dhe është një mënyrë e shkëlqyer për konsumim të lëngjeve pa e vrarë mendjen. Ju keni liri të plotë për të eksperimentuar me një shumëllojshmëri të bimëve dhe frutave e madje edhe ta ëmbëlsoni me një lugë mjaltë ose melasë, në vend të sheqerit.
Çaji i ftohtë i shtëpisë, të cilit mund t'i shtoni erëza sipas dëshirës, mund të përgatitet në sasi më të mëdha dhe të ruhet në frigorifer disa ditë. Kur ruani çaj të ftohtë, rekomandohet që të futet në shishe qelqi dhe të mbyllet siç duhet. Nëse i shtoni copa frutash, do të duhet ta pini brenda ditës.
Çaj i ftohtë shtëpie nga boronica
Thuhet se boronica është një antibiotik natyral, sepse parandalon ngjitjen e baktereve në muret e mukozave të organizmit. Falë pranisë së bioflavonoideve, parandalon po ashtu shfaqjen e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Rekomandohet për të gjithë ata që janë të ekspozuar ndaj situatave me stres. Falë vetive të tij shëruese, çaji nga frutat e thata ose ekstrakti i tyre është shndërruar në një pije jashtëzakonisht të kërkuar viteve të fundit, duke u përdorur në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të traktit urinar.
Çaji i boronicës LIVSANE përmban 20% fruta boronice, 1% gjethe boronice dhe 8% aromë boronice.
Për përgatitjen e këtij çaji të ftohtë, ju duhet:
- 1 litër ujë i valuar
- 4 qese çaj boronice Livsane
- 1 lugë çaji mjaltë/melasë
- Nenexhik i freskët
- Valerianë e freskët
Vërini qeset e çajit në ujë të valuar dhe lërini aty dhjetë minuta. Pastaj hiqni qeset, ëmbëlsoni sipas shijes suaj dhe lëreni që çaji të ftohet. Për ta flladitur veten me këtë pije, duhet ta lini të qëndrojë një orë në frigorifer ose t'i shtoni ca kocka akulli.
Çaji që keni përgatitur kësisoj mund të zbukurohet me disa gjethe nenexhiku të freskët dhe gjethe të valerianës. Kombinimi i nenexhikut dhe valerianës, përveç që përshtatet në mënyrë të përkryer me shijen e boronicës, do të ketë një efekt flladitës dhe qetësues.
Çaj i ftohtë shtëpie nga xhenxhefili
Në sistemet tradicionale aziatike të shërimit, xhenxhefili përdoret për çrregullime të tretjes, kundër të vjellave dhe si stimulues. Hulumtimet mbi përbërjen e vajit esencial të xhenxhefilit kanë treguar se ai përmban përbërës që përmirësojnë nxjerrjen e pështymës, sekretimin e vrerit dhe lëngjeve të stomakut, ndërsa përbërësit pikantë veprojnë kundër vjelljes gjatë udhëtimit.
Çaji i xhenxhefilit LIVSANE është një përzierje që përmban 25% rrënjë xhenxhefili, 1% aromë xhenxhefili, fruta molle, fruta kaçe, gjethe milce, 9% aromë limoni - qitro dhe lëvore limoni.
Ka një shije unike të pasur aromatike dhe pikante-agrumesh. Shija më pak pikante e xhenxhefilit do të ngrohë trupin dhe shpirtin tuaj, kurse limoni do t'ju freskojë.
Për përgatitjen e këtij çaji të ftohtë, ju duhet:
- 1 litër ujë i valuar
- 4 qese çaj xhenxhefili Livsane
- 1 lugë çaji mjaltë/melasë
- 3 pjeshkë
- Gjysmë mangoje
- Qitro
Vërini qeset e çajit në ujë të valuar dhe lërini për dhjetë minuta. Pasi të keni hequr qeset e çajit, ëmbëlsojeni sipas dëshirës me mjaltë ose melasë dhe lëreni të ftohet. Shtojini disa kocka akull ose lëreni të qëndrojë në frigorifer. Për ta bërë pijen e ftohtë edhe më të shijshme, mund t'i shtoni disa copa qitroje, copa pjeshke të prera hollë dhe copa mangoje.
Historia juaj verore e shtëpisë!
Një përzierje e çajit bimor me aromë mendre dhe limoni - qitroje.
Çajrat bimorë me veti shëruese, që më shpesh përdoren në mjekësinë popullore për disa lloje të sëmundjeve, shërbejnë si një mjet i shkëlqyer për t’u flladitur në ditët e verës.
Për përgatitjen e këtij çaji të ftohtë, ju duhet:
- 1 litër ujë i valuar
- 4 qese çaj Livsane - Histori Verore
- 1 lugë çaji mjaltë/melasë
- Lëng qitroje
- Disa copa molle jeshile
- Disa copa pjepri
Qeset e çajit Histori Verore të Livsane vërini në ujë të valuar. Prisni dhjetë minuta, hiqni qeset dhe ëmbëlsojeni lëngun me melasë ose mjaltë. Lëreni të ftohet në frigorifer ose futini disa kocka akull. Pasi të jetë ftohur, shtojini copa të mëdha molle, copa të vogla pjepri dhe lëngun e qitros.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).