Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Një degëz kundër mushkonjave

July 2, 2020

|



Mushkonjat dhe kruajtja e bezdisshme që vjen si pasojë e pickimit të tyre janë të zakonshme në stinën e verës. Nëse doni të gjeni një mënyrë natyrale për të zvogëluar rrezikun e pickimit nga mushkonjat, mbillni një nga këto bimë dhe mbroni veten gjatë ditëve të nxehta që na presin.



Livandë - Era e këndshme e livandës zmbraps në mënyrë efektive mushkonjat. Kjo është një bimë që ka veti antiseptike dhe antifungale, ndërsa përdoret edhe në shumicën e përgatitjeve kozmetike. Nëse dëshironi të bëni locionin tuaj kundër mushkonjave, mjafton të merrni disa degëza livande dhe lërini të thahen. Degëzat e thata më pas lërini në alkool të pastër për rreth dy muaj. Me lëngun e fituar mund ta lyeni lëkurën tuaj dhe i njëjti do të shërbejë si parandalim për çdo lloj insekti.



Bathër - Kjo bimë përmban tiofen, një përbërje kimike që prapëson insektet. Nëse mbillni bathra, jo vetëm që do të shijoni lulet e tyre të bukura në kopsht apo tarracë, por njëkohësisht do të mënjanoni mushkonjat. Bathra është mjaft e lehtë për t’u rritur, ngaqë ka aftësi të lulëzojë në çdo tokë dhe në çdo klimë.



Rozmarinë - Rozmarina është një nga bimët më të dobishme për zmbrapsjen e insekteve gjatë ditëve të verës. Thjesht ndizni një degëz rozmarine dhe falë erës së fortë që lëshon kjo bimë, mushkonjat do ta kenë të pamundur që t'ju afrohen. Rozmarinën mund ta ruani në saksi ose në oborr. Mbani në mend se gjethet e rozmarinës gjithashtu dëbojnë pleshtat nga oborri juaj.



Borzilok - Që në lashtësi, njerëzit fërkonin duart dhe këmbët me këtë bimë për të mbrojtur veten nga pickimet e insekteve. Përveç që është një erëz e shijshme, borziloku ka një erë të veçantë që konsiderohet si mjet i shkëlqyeshëm për të hequr qafe mushkonjat. Vëreni një saksi me borzilok në tarracën ose oborrin e shtëpisë suaj dhe jepuni lamtumirën mushkonjave për këtë verë.



Valerianë - Hulumtimet kanë treguar që valeriana ofron mbrojtje shumë më të madhe se shumica e ilaçeve kundër insekteve që përdoren gjerësisht. Por kujdes nëse keni mace, sepse ndonëse kjo bimë zmbraps mushkonjat, për macet është tërheqëse. Nëse dëshironi të bëni një përgatesë shtëpiake për mbrojtje, vendosni disa rrënjë ose pjesë të tjera të valerianës në gjysmë litër ujë dhe lëreni të ziejë ngadalë në nxehtësi të ulët. Kullojeni ujin e zier dhe lëreni në termos për një orë. Pasi të ftohet, mund të lyheni sa herë që mendoni se jeni në afërsi të këtyre insekteve.

Këshillë shtesë nga Betty

Për të zvogëluar ndjesinë e kruajtjes nëse vini re që ju ka pickuar mushkonja, merrni një lugë metalike dhe mbajeni nën ujë të ngrohtë për ta ngrohur, pastaj vendoseni në vendin e pickimit. Nxehtësia merr pjesë në shkatërrimin e proteinave që lëshojnë mushkonjat në lëkurën tuaj, të cilat më vonë shkaktojnë kruajtje.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.27 të botimit elektronik të revistës BETTY (KORRIK 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>