Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Aronia – Fruiti çudibërës për imunitet të fortë

September 2, 2020

Nëse keni nevojë për një forcues urgjent të imunitetit, por nuk mund të vendosni midis gamës së madhe të shtesave ushqimore që shfaqen në tregun tonë çdo ditë, është koha e duhur për aronia. Një forcues natyror i imunitetit dhe antioksidant numër një, nëse përfshihet në dietën tonë, do të ndihmojë për të tejkaluar sfidat e shumta me të cilat përballet shëndeti ynë.



Aronia është një kaçubë e familjes Rosaceae që rritet deri në 2 metra lartësi. Lulëzon në pranverë me lule të bardha, ndërsa frutat piqen nga fillimi deri në mes të gushtit. Ato janë kokrra të vogla me ngjyrë të kaltër të errët, të ngjashme me boronicën, por falë vetive të tyre shëruese, janë dyfish më të shëndetshme. Brendia e frutit është e kuqe, me një shije të ëmbël në të athët dhe pa fara. Është një frut shumë rezistent ndaj temperaturave të ulëta, madje edhe ato deri në -30° C, kjo është arsyeja pse njihet edhe si boronica siberiane. Nuk ka armiq natyrorë dhe në kultivimin e tij nuk përdoren pesticide ose mjete të tjera artificiale.

Frutat e aronisë ndodhen në listën e frutave më shërues natyrorë. Ato janë një thesar i vërtetë i komponimeve biologjikisht aktive, nga të cilat ka më shumë se 300. Përmbajnë vitaminat C, A, E, B1, B2, B6, B9, ngjyra, antociane, acid folik, minerale, si zink, hekur, kalcium, kalium, mangan, fosfor dhe jod.

Aronia ndihmon në pastrimin e trupit nga substancat e dëmshme dhe metalet e rënda që hyjnë çdo ditë në organizëm dhe mënjanimin e tyre nga trupi. Falë vetive të forta antioksiduese, pranisë së sasive të mëdha të tanineve dhe flavonoideve, aronia vepron kundër radikaleve të lira në trup dhe kështu ndihmon në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve kronike dhe plakjes së qelizave. Ndihmon në uljen e kolesterolit të lartë dhe triglicerideve.

Përfitimet nga ngrënia e aronisë janë të shumta

Rekomandohet për migrenë dhe dhimbje të kokës, tension të lartë, parandalon zhvillimin e infeksioneve virale dhe bakteriale të traktit urinar dhe përmirëson punën e mëlçisë dhe tëmthit. Frutat e aronisë përmbajnë karoten, që është i dobishëm për funksionimin normal të syve, mbrojtjen nga rrezatimi UV, formimi i rrudhave dhe çarja e lëkurës. Përdorimi i rregullt rekomandohet për njerëzit me diabet dhe të gjithë ata që vuajnë nga ulcera e stomakut. Rekomandohet veçanërisht për të moshuarit, sepse ndihmon në mbrojtjen nga demenca dhe sëmundja e Alzheimerit.

Aronia mund të konsumohet edhe nga njerëz plotësisht të shëndetshëm, sepse forcon sistemin imunitar dhe ka një efekt parandalues. Është më mirë të konsumohet si frut i freskët, i cili është një nga 7 ushqimet që konsiderohen si superushqim - "superfood", por mund edhe të thahet për t'u përdorur në çajra, biskota, muesli, kos dhe të ngjashme. Përdoret po ashtu në gatesa, sallata dhe ëmbëlsira.

Për lexuesit tanë të revistës Betty do të ndajmë 2 receta natyrale me aronia:

PËR INFEKSIONET URINARE ME ARONIA

PËR IMUNITET

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>