|
Shpendi Salija, Kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara ''Së bashku mundemi'', Gostivar
Shoqata “Së bashku mundemi”, e cila ekziston vetëm 2 vjet e gjysmë, ka realizuar projekte dhe aktivitete të shumta në fushën e përmirësimit të cilësisë së jetës, përmirësimit të statusit shoqëror dhe përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht fëmijëve. Është fjala për projekte të tilla si ‘’Muziko-terapi dhe punëtori psiko-sociale’’, një projekt i financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur; ‘’Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në jetën sportive’’ etj.
- Shoqata u akreditua për të vëzhguar zgjedhjet presidenciale në vitin 2018. Vëzhgues në të dy raundet zgjedhore ishin personat me nevoja të veçanta, përndryshe anëtarë të shoqatës, dhe projekti u financua nga Komuna e Gostivarit dhe ndërmarrje private.
- Shoqata është e certifikuar nga KSHZ për trajnimin e anëtarëve të këshillit zgjedhor në nivel shtetëror për zgjedhjet e ardhshme parlamentare (projekti po zhvillet).
- Organizimi i trajnimeve për prindërit e fëmijëve për paralizën cerebrale, në bashkëpunim me "Medicus help" dhe me trajnere Prof.Dr. Luijana Mudinova.
- Organizimi i një debati publik "Përtej mureve ka shpresë" me prindërit e fëmijëve me autizëm, me rastin e Ditës Botëror të Autizmit – pedagogë, psikolog dr.prof. Musa Musai, pediatër Primarius Ferit Muça, pediatër Baki Taravari, edukator special Samit Grble.
- Organizimi i një shfaqjeje të modës për fëmijët me nevoja të veçanta me rast të Vitit të Ri 2018.
- Dy vizita në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me simulimin e një seance parlamentare nga fëmijë me nevoja të veçanta dhe njëkohësisht anëtarë të shoqatës (2018/2019).
- Pushime verore katër-ditore (64 persona) në Velipojë (Shqipëri) - fëmijë me nevoja të veçanta të shoqëruar nga një prind, si dhe njerëz të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim (2019).
- Pushime dimërore me fëmijët me nevoja të veçanta në qendrat e skive Mavrovë dhe Kodra e Diellit (3 ditë secila - 55 fëmijë me nevoja të veçanta të shoqëruar nga një prind secili).
- Ekskursion dy-ditor në Vlorë (55 persona) me rastin e Ditës së Pavarësisë së R. së Shqipërisë (2018).
- Vizitë në Meçkin Kamen - Krushevë (55 persona), me rastin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë.
- Pjesëmarrja e përfaqësuesve të shoqatës sonë në disa debate publike në komisione parlamentare për miratimin e ligjeve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta.
- Vizitë në Kishën Sveta Bogorodica me rastin e festës së Krishtlindjes dhe Xhamisë së Sahatit me rastin e Fitër Bajramit, me fëmijë me nevoja të veçanta me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare.
- Pjesëmarrja në Marshin "Stafeta e barazisë 2018" dhe një sërë aktivitetesh të tjera.
Gjatë pandemisë me Kovid-19, Shoqata “Së bashku mundemi” i përqendroi aktivitetet e saj në ballafaqimin me krizën, meqenëse për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, u ul fuqia ekonomike e familjeve të anëtarëve tanë, u vështirësua furnizimi dhe doli në pah ndjeshmëria e kësaj kategorie të fëmijëve nga infeksionet. Prandaj, ne organizuam shpërndarjen e paketave me ushqim, produkte higjienike, produkte për dezinfektim, ushqim të gatshëm të vakumuar, si dhe ilaçe dhe pajisje mbrojtëse (maska dhe doreza).
Vullnetarët tanë morën pjesë në një punëtori për ofrimin e sigurt të ndihmës dhe ushqimit në kushte epidemie, të organizuar nga Komuna e Gostivarit, QSHP - Gostivar dhe Klinika për Sëmundje Infektive - Shkup. Në ofrimin e ndihmës, vullnetarët tanë i njoftuan njerëzit me aftësi të kufizuara dhe anëtarët e familjeve të tyre me masat e mbrojtjes nga koronavirusi.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.15 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2020).