Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Infeksionet e traktit urinar

September 2, 2020

|

Mr. Farm Goran Ristovski



Infeksionet e traktit urinar janë një nga infeksionet bakteriale më të zakonshme dhe të vazhdueshme të veshkave, rrugëve urinare dhe fshikëzës së urinës. Mënyra kryesore e transmetimit të infeksionit (90%) është me hyrjen e baktereve nga rektumi dhe organet gjenitale në fshikëz. Infeksioni më shpesh qëndron në traktin urinar të poshtëm, përkatësisht në fshikëzën e urinës (cistiti) dhe uretër (uretriti).

Shkaqet e infeksioneve të traktit urinar janë bakteret gram-negative, si Escherichia coli, Proteus, Klebsiella, Enterobacter, Pseudomonas. Escherichia coli është shkaku kryesor që vërehet në 90% të pacientëve me infeksione të traktit urinar. Infeksionet e traktit urinar më shpesh paraqiten tek gratë, por edhe tek burrat në një moment të jetës së tyre, duke shkaktuar inflamacion që mund të jetë akut ose nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të çojë në sëmundje kronike.

Infeksionet e traktit urinar mund të jenë mjaft "të bezdisshme" dhe të dhimbshme, kështu që ato duhet të merren seriozisht, kurse hapat për parandalimin dhe trajtimin e tyre duhet të ndërmerren në kohën e duhur. Simptomat që do t'ju tërheqin vërejtjen dhe do t'jua bëjnë me dije se keni një infeksion të mundshëm të traktit urinar janë këto:



Nëse është diagnostikuar tashmë një infeksion i traktit urinar, fillohet me fazën e trajtimit. Trajtimi zakonisht përfshin përdorimin e antibiotikëve, por nëse kemi të bëjmë me një formë më të butë të inflamacionit, antibiotikët mund të përjashtohen nga përdorimi. Trajtimi alternativ për infeksionet e traktit urinar është i njohur tashmë për një numër të madh të pacientëve që kanë përjetuar ndonjëherë një problem të tillë dhe përfshin përdorimin e boronicës dhe pirjen e sasive më të mëdha të lëngjeve.

Por çfarë e bën në të vërtetë lëngun e boronicës kaq efektiv në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar? Efektiviteti i lëngut të boronicës është për shkak të sheqerit të thjeshtë që ai përmban, gjegjësisht D-manoza. D-manoza është treguar se është 10 deri 50 herë më efektive se lëngu i boronicës. Ajo funksionon duke formuar koagregate me bakterin Escherichia coli, të cilat më pas nxirren përmes urinimit, duke lënë bakteret e mira të paprekura dhe duke lënë një shtresë mbrojtëse që parandalon rikthimin e baktereve të dëmshme.

Studimet e fundit kanë treguar rezultate domethënëse nga preparatet që përmbajnë D-manozë në kombinim me probiotikë. Një studim ku morën pjesë 45 gra me moshë mesatare 40 vjeç, me infeksion të traktit urinar, zbuloi se përdorimi i D-manozës në një përqendrim prej 2 gram në ditë, në kombinim me probiotikë dhe prebiotikë, në 30.3% të grave zvogëloi pjesën më të madhe të simptomave në 15 ditët e para, kurse në 30 ditë ajo përqindje u rrit në 90.9%. D-manoza gjithashtu ndikon në kohën e përsëritjes, pra infeksionit të sërishëm. Te pacientët që përdorin D-manozë në trajtimin e infeksionit të traktit urinar, infeksioni përsëritet pas mesatarisht 200 ditësh, ndryshe nga antibiotikët klasikë, te të cilët shkalla mesatare e përsëritjes është vetëm 53 ditë!

Përdorimi i probiotikëve si Saccharomyces boulardii, përveç përmirësimit të florës së zorrëve dhe zvogëlimit të efekteve negative të antibiotikëve, gjithashtu ka një efekt të drejtpërdrejtë te Escherichia coli. Një studim ku morën pjesë 24 fëmijë midis moshës 3 dhe 16 vjeç tregoi një ulje të ndjeshme të përqendrimit të bakterit Escherichia coli nga 445.74 g/ml në 62.83 g/ml. Po ashtu nuk duhet të harrojmë se bëhet fjalë për një preparat natyror, që D-manoza është e sigurt për t’u përdorur dhe mund të përdoret tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me diabet. Nëse është e nevojshme, mund të përdoret së bashku me antibiotikë, por vetë D-manoza është efektive në rast të infeksioneve akute, të pakomplikuara të traktit urinar dhe, siç e përmenda, parandalon përsëritjen e infeksioneve të traktit urinar.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>