Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Çfarë prindi jeni?

September 2, 2020

|

1. Si veproni kur dëshironi që fëmija juaj të bëjë vetë diçka të re?

A) Ia sqaroj me hollësi se çfarë duhet të bëjë dhe pse

B) Ia ofroj të gjitha kushtet për t'ia dalë mbanë

C) Do ta bëj vetë dhe do ta lë të mësojë duke më parë mua

2. Sa shpesh i thoni fëmijës tuaj që e doni?

A) Sa herë që arrin sukses në diçka ose kur rri urtë

B) Vazhdimisht, pa ndonjë arsye

C) Zakonisht para gjumit

3. Fëmija juaj nuk dëshiron të bëjë detyrat e shtëpisë...

A) Nuk do të lëshoni pe derisa t'i përfundojë dhe t'i keni kontrolluar

B) Mbase është i lodhur dhe do ta lejoni

C) Do t'i shpjegoni se përse është e rëndësishme që të marrë përsipër përgjegjësitë e veta

4. Cila është metoda juaj për ta mësuar fëmijën tuaj se ai duhet të bëjë vetë disa gjëra?

A) I tregoni për rëndësinë e të qenit i pavarur

B) E inkurajoni që nëse nuk mund të bëjë diçka vetëm, mund të mbështetet gjithmonë në ndihmën tuaj

C) E mësoni me shembujt tuaj dhe gjërat që ju i bëni vetë

5. Është koha për të shkuar në shtrat, por fëmija juaj nuk dëshiron të flejë në shtratin e vet

A) Do ta detyroni të flejë në shtratin e vet. Duhet të mësohet me disiplinë.

B) Do të bëni përjashtim dhe nuk do ta bindni

C) Do t'i shpjegoni se nëse fle në shtratin e vet, do të bëjë gjumë më të këndshëm dhe më të rehatshëm

6. Kur gatuani...

A) Përgatisni vakte praktike dhe të shpejta

B) Gatuani ushqimet që u pëlqejnë fëmijëve tuaj

C) Herë sipas dëshirës suaj, herë sipas dëshirës së tyre

7. Nëse vëreni që fëmija juaj shtiret se është i sëmurë për të mos shkuar në shkollë, çfarë do t'i thoni?

A) A dëshiron të flasim për gjërat që të shqetësojnë në shkollë?

B) Si mund të të ndihmoj që të ndihesh më mirë?

C) Nuk guxon të më gënjesh, shpejt në shkollë!

8. Këto janë fjalët që përshkruajnë disiplinën tuaj:

A) Çdo fëmijë duhet të dijë kufijtë e tij

B) Engjëlli im i vogël nuk meriton rreptësi

C) Veprimet e gabuara duhet të korrigjohen. Ndonjëherë edhe me ndëshkime.

9. Kur fëmija juaj të rritet, duhet të jetë...

A) Një person i përgjegjshëm

B) Dua që të jetë një person i lumtur

C) Mjafton të komunikojë gjithmonë me mua, pavarësisht moshës

10. Kur të vijë koha për të zgjedhur fakultetin...

A) Nuk do të doja të studiojë larg shtëpisë

B) Edhe nëse është larg, mjafton të vijë shpesh për vizitë

C) Do të pranoj gjithçka për hir të arsimimit të tij

11. Kur prishet lodra e tij e parapëlqyer, si reagoni?

A) Do t'i shpjegoj që herën tjetër duhet të jetë më i kujdesshëm

B) Do të blej menjëherë një të re

C) Do t'i them: e di që je i mërzitur, edhe unë do të isha i/e mërzitur...

12. Çfarë prindi mendoni se jeni?

A) I disiplinuar

B) Shumë i kujdesshëm

C) I arsyeshëm

13. Cilat janë tre gjërat që do të dëshironit t'ia kalonit fëmijës suaj?

A) Rend, përgjegjësi dhe dituri

B) Ndërgjegje, dhembshuri dhe durim

C) Guxim, mençuri dhe dashuri



Nëse keni më shumë përgjigje nën A

Jeni një prind mjaft autoritar dhe i rreptë, i cili shpesh pyet veten nëse po vepron siç duhet gjatë edukimit të fëmijës së vet. Kërkoni shpjegime të arsyeshme, por megjithatë doni që fjala e fundit të jetë e juaja. Ju dëshironi që fëmija juaj të jetë shembullor, i pavarur dhe i fortë.

Nëse keni më shumë përgjigje nën B

Dashuria për fëmijën tuaj është e shenjtë për ju dhe gjithçka që lidhet me të është në qendër të botës suaj. Për ju, lumturia e tij është më e rëndësishmja dhe kjo është arsyeja pse shpesh devijoni nga rregullat dhe ndëshkimet e rrepta. Jeni një nga ata prindër tepër të kujdesshëm dhe ''të butë''.

Nëse keni më shumë përgjigje nën C

Për ju, balancimi është mjeti më i rëndësishëm për rritjen e një fëmije. Dini të jeni i rreptë, por edhe i butë në një masë të arsyeshme. Ju gjithmonë dëshironi të gjeni logjikën në veprimet dhe reagimet e fëmijës suaj. Jeni të ndjeshëm dhe autoritarë në të njëjtën kohë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHTATOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>