Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Maxhuni – një ilaç natyral nga Tikveshi

October 1, 2020

|

Maria Mukaetova
Farmaciste e diplomuar
Barnatorja BETTY FARMANEA, Kavadarci



 

I mirënjohur nga paraardhësit tanë për efektet e tij të dobishme në shëndetin e njeriut, maxhuni ose i quajtur ndryshe malt rrushi, është lëng rrushi i përqendruar, ilaç natyral dhe pije energjetike me një shije dhe aromë origjinale të ëmbël në të thartë.

Rritja e hardhive të rrushit ka një traditë prej më shumë se 2,000 vjetësh, po aq e vjetër sa edhe historia e rrushit dhe maxhunit. Në të kaluarën, paraardhësit tanë nuk kishin sheqer me shumicë sepse ishte mjaft i shtrenjtë, kështu që përgatisnin ëmbëlsira me maxhun. Fakti që ata i ushqenin edhe foshnjat me maxhun është dëshmi për besimin që kishin në vetitë e tij shëruese. Sot, shkenca tregon se kjo mënyrë e të ushqyerit është jashtëzakonisht e shëndetshme. Në mesin e njohësve të maxhunit, është e përhapur thënia se maxhuni i rrushit të bardhë është ushqim, kurse ai i rrushit të kuq është ilaç.

Maxhuni fitohet duke zier lëngun e rrushit të shtrydhur nga rrushi i bluar. Për 1 kg maxhun nevojiten rreth 6 kg rrush. Lëngu i marrë shtrydhet me ndihmën e garzës dhe zihet derisa të marrë dendësinë e mjaltit. Pasi të ftohet, futet në kavanoz ose shishe të sterilizuar.

Përmban antioksidantin natyror resveratrol, i cili bën pjesë në grupin e polifenoleve, gjendet në lëkurën e rrushit të zi, boronicave dhe mjedrave dhe është përgjegjës për mbrojtjen e enëve të gjakut dhe ruajtjen e elasticitetit të tyre. Maxhuni përmban një strukturë të tillë të sheqernave që është identike me mjaltin e bletës, nga të cilat 50% glukozë (sheqer rrushi) dhe 50% fruktozë (sheqer frutash), është e pasur me vitamina të tretshme në ujë (B1, B2, B6 dhe C), minerale (K, Na, Ca, P, Fe), tanine, flavonoide dhe acide organike (tartarik, malik, limoni).

Rekomandohet për forcimin e sistemit imunitar tek fëmijët, personat në rikuperim, të moshuarit dhe atletët. Ndihmon kundër ftohjeve dhe infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes, kapsllëkut, anemisë, sëmundjeve të sistemit kardiovaskular dhe rekomandohet veçanërisht për njerëzit me funksion të dëmtuar të mëlçisë për shkak të verdhëzës, alkoolizmit, cirrozës dhe përdorimit të tepruar të barnave.

Përdorimi për rritje të imunitetit:

Mund të përdoret në dietën e përditshme për të ëmbëlsuar çajin, qumështin, mueslin ose si krem për ëmbëlsira dhe pasta.

Maxhuni ka afat të pakufizuar të përdorimit. Për shkak të pranisë së sheqerit natyror që kristalizohet shpejt, maxhuni mund të marrë konsistencë të trashë, por nëse futet në një tas me ujë të nxehtë, ai kthehet shpejt në gjendjen e tij origjinale.

Recetë tradicionale për ravenia (byrek i ëmbël) me maxhun

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>