Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Ftohje e zakonshme apo grip, cili është dallimi?

October 1, 2020

|

Zorica Martinoska Andonova
doktoreshë e mjekësisë
IPSH CITUS, SHTIP



Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, si ftohja dhe gripi janë shkaqet më të zakonshme për vizitë te mjeku, por edhe për mungesa të panumërta nga shkolla apo puna. Si mund ta kuptojmë nëse bëhet fjalë për ftohje të zakonshme ose grip? Ftohja e zakonshme është një infeksion afatshkurtër, i lehtë ose mesatarisht i rëndë në traktin e sipërm të frymëmarrjes. Shkaqet e sëmundjes mund të jenë më shumë se dyqind lloje të ndryshme të viruseve (rinoviruset, adenoviruset, reoviruset, koksaki, parainfluenza etj.)

Me ardhjen e ditëve të para të ftohta në vjeshtë, fillon edhe sezoni i ftohjeve, infeksione ndaj të cilave foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë veçanërisht të ndjeshëm. Ftohjet e shpeshta në moshë të hershme ndodhin për shkak të imunitetit ende të pazhvilluar, përkatësisht rezistencës së zvogëluar ndaj shkaqeve të sëmundjes.

SI TRANSMETOHET INFEKSIONI?

Transmetimi i infeksionit ndodh përmes stërkalave, si p.sh. gjatë teshtitjes dhe kollitjes, por edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me sendet e përdorura nga personi i infektuar. Ajri i thatë në dhoma të nxehta dhe të paajrosura dëmton mukozën e frymëmarrjes, zvogëlon aftësinë natyrore të mbrojtjes dhe e bën atë të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

SIMPTOMAT E FTOHJES SË ZAKONSHME

Simptomat e ftohjes së zakonshme zhvillohen ngadalë, gjatë disa ditëve. Sëmundja fillon me zënien e hundës, rrjedhje të një sekrecioni të tejdukshëm nga hunda, teshtitje, kollë të thatë të kohëpaskohshme, zjarrmi. Foshnjat ose vogëlushët mund të jenë pa humor, të qajnë shpesh dhe të ndjehen të rraskapitur. Sekrecionet e hundës e vështirësojnë marrjen e frymës, ndërsa te më të vegjlit, edhe të ushqyerit.

SIMPTOMAT E GRIPIT

Forma më e rëndë e ftohjes së zakonshme shpesh quhet grip, ndonëse këto janë dy gjendje të ndryshme. Simptomat e gripit fillojnë papritmas, me temperaturë të lartë të trupit, ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, plogështi të përgjithshme dhe rraskapitje, përkatësisht ato janë dukshëm më të rënda, më të theksuara dhe më të gjata në krahasim me ftohjen e zakonshme.

SHENJAT E FTOHJES TE FOSHNJAT DHE FËMIJËT

Te të porsalindurit dhe foshnjat e gjirit, simptomat e ngjashme me ftohjen e zakonshme mund të jenë shenjë e një sëmundjeje të rëndë, e cila kërkon ekzaminim mjekësor. Te foshnjat më të mëdha dhe fëmijët, shenjat që tregojnë një sëmundje më serioze ose zhvillimin e ndërlikimeve që kërkojnë vëmendje mjekësore janë: kollë e fortë dhe irrituese, frymëmarrje e shpejtë ose e rënduar, zgjerimi i tepërt i vrimave të hundës gjatë thithjes së ajrit, dhimbje veshi, refuzim i lëngjeve, përkeqësim i dukshëm i gjendjes së përgjithshme.



TERAPIA

Nuk ka barna të veçanta për ftohjen e zakonshme. Në terapinë simptomatike bëjnë pjesë:

Barnat që përdoren zakonisht për ftohjen e zakonshme janë:



PARANDALIMI

Ndihma më e madhe në parandalimin e përhapjes së infeksioneve virale është zbatimi i masave të përgjithshme parandaluese higjieno-dietike për mbrojtje nga infeksionet dhe forcim të imunitetit:



ANTIBIOTIKËT JANË TË PAFUQISHËM

Antibiotikët janë të pafuqishëm, joefektivë kundër sëmundjeve virale dhe nuk duhet të përdoren. Përdorimi i tyre "për çdo rast" është i paarsyeshëm, nuk do të parandalojë shfaqjen e superinfeksionit bakterial dhe çon në zhvillimin e shtameve rezistente të baktereve.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>