Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Një mundësi e re terapeutike për të mbështetur trajtimin e anemisë që vjen nga shkaqe të ndryshme

October 1, 2020

|

Dr. Irena Eftimovska Rogaç
Subspecialiste e gastroenterohepatologjisë, SPQ "8 Shtatori"



Hekuri është një element kimik i domosdoshëm për rreth 200 reaksione biokimike në trupin e njeriut dhe është faktor i rëndësishëm në proceset e prodhimit të energjisë, transportit të oksigjenit, funksionimit të duhur të sistemit imunitar, prodhimit të hormoneve, neurotransmetuesve dhe ADN-së. Për këtë arsye, shëndeti i përgjithshëm varet në masë të madhe nga sasia e hekurit që marrim. Megjithatë, mungesa e hekurit është një nga pamjaftueshmëritë më të zakonshme ushqyese. Njerëzit, siç janë fëmijët, të moshuarit, gratë në periudhën e riprodhimit, gratë shtatzëna, atletët, personat me sëmundje të organeve të tretjes dhe sëmundje të tjera kronike, si dhe njerëzit të cilët marrin vazhdimisht barna që ndikojnë në metabolizmin e hekurit, kanë nevoja shtesë dhe më të mëdha për hekur. Në këtë, por edhe në shumë raste të tjera, është shumë e vështirë të rimbushen rezervat dhe të ruhet niveli i duhur i hekurit vetëm me anë të ushqimit. Prandaj shpesh rekomandohet plotësimi i hekurit me shtesa ushqimore.

Sot, njihen disa forma të ndryshme të shtesave, përbërësi kryesor i të cilave është hekuri, i cili gjendet në formën e fumaratit të natriumit, sulfatit dhe bisglicinatit. Këto kripëra kontribuojnë në qëndrueshmërinë e preparatit dhe biodisponueshmërinë më të mirë. Përveç formulimeve ekzistuese të shtesave të hekurit në formën e fumaratit dhe sulfatit, përdorimi i bisglicinatit të hekurit është po ashtu në rritje.

Studime të shumta ndërkombëtare kanë treguar se bisglicinati i hekurit tregon epërsi në numrin më të madh të veçorive, të cilat përcaktojnë efikasitetin e shtesave të hekurit. Në krahasim me formulimet në formën e fumaratit dhe sulfatit, bisglicinati i hekurit përthithet 2-4 herë më me efikasitet në aparatin e tretjes. Prandaj, ndërsa biodisponueshmëria e formulimit të hekurit në formën e fumaratit dhe sulfatit është 27-28%, në bisglicinatin e hekurit është jashtë çdo krahasimi, me rreth 90%. Një nga arsyet më të rëndësishmet përse biodisponueshmëria e bisglicinatit të hekurit është aq e lartë është aftësia e tij për t'u lidhur me dy molekula të aminoacidit glicinë. Ai siguron stabilitet në sistemin e tretjes, parandalon zbërthimin e tij dhe zvogëlon aftësinë e tij për të reaguar me substanca të tjera ushqimore, veçanërisht ato që pengojnë përthithjen e hekurit, të tilla si polifenolet, fitatet dhe taninet (siç është rasti i sulfatit ose fumaratit). Kjo lejon që bisglicinati i hekurit të ruajë tretshmëri të lartë, si në mjediset acidike ashtu edhe në ato alkaline në aparatin e tretjes.

Prandaj, fumarati i hekurit dhe sulfati i hekurit shpesh mund të shkaktojnë efekte anësore, të tilla si të përziera, kapsllëk, diarre, fryrje dhe jashtëqitje të zeza. Nga ana tjetër, një nga përparësitë e mëdha të bisglicinatit të hekurit është pa dyshim efekti i tij më pak oksidues në mukozën e stomakut dhe pjesët e sipërme të aparatit të tretjes. Ky është një fakt jashtëzakonisht i rëndësishëm që tregon për një zhvillim dukshëm më të ulët të efekteve anësore te bisglicinatit të hekurit, krahasuar me fumaratin e hekurit dhe sulfatin e hekurit. Përveç kësaj, pasi të resorbohet, bisglicinati i hekurit zbërthehet, hekuri çlirohet menjëherë dhe përdoret për të rimbushur rezervat, ndërsa glicina përdoret në biosintezën e acideve nukleike dhe proteinave në qeliza.

Përvojat e pacientëve që kanë përdorur preparatin me bisglicinat të hekurit, New Iron, tregojnë se depoja e hekurit arrin të plotësohet brenda tre muajve, ndërsa vlera e hekurit në gjak normalizohet për gjashtë muaj. Përveç kësaj, kapsula e preparatit New Iron përmban elemente të tjera të rëndësishme, si acidi folik dhe vitamina B12, të cilët janë faktorë të pazëvendësueshëm në procesin e sintezës së qelizave, si dhe vitaminën C, e cila është një nga faktorët më të rëndësishëm të nevojshëm për rritje dhe zhvillim, shërimin e plagëve, sintezën e kolagjenit, përthithjen e hekurit, funksionin e sistemit imunitar dhe mirëmbajtjen e gjendjes fiziologjike të eshtrave, kërcit dhe dhëmbëve.

Bisglicinati i hekurit është për momentin një mundësi e përshtatshme si për ata që kanë nevojë për plotësim të hekurit përmes shtesave ushqimore, ashtu edhe për njerëzit plotësisht të shëndetshëm, pasi pothuajse përjashton plotësisht mundësinë e shfaqjes së efekteve anësore, ofron përthithje dhe ruajtje optimale, si dhe përmirësim dhe mirëmbajtje të shpejtë dhe më efikase të nivelit të hemoglobinës në krahasim me formulimet konvencionale të hekurit të përdorura deri më sot.

NEW IRON - Formulim inovativ dhe i plotë  për trajtimin e anemisë që vjen nga shkaqe të ndryshme

Pa ndjenjë të përzierjes dhe efekte të tjera anësore

Vetëm hekuri nuk mjafton!
Për eritrocitopoezën e duhur nevojiten edhe mikroelemente të tjera.

 

 

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.22 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>