|
Gabriela Kaçakoska-Naneska
Farmaciste e diplomuar
IPSH Barnatore Biolek 3, Prilep
Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, probiotikët janë mikroorganizma të gjallë të quajtur baktere "të mira", përdorimi në sasi të mjaftueshme i të cilave ka një efekt të dobishëm në shëndetin e njeriut.
Në traktin gastrointestinal të trupit të njeriut, gjegjësisht në zorrë, ka mikroflorë (baktere) që janë të rëndësishme për maturimin dhe zhvillimin e sistemit imunitar. Probiotikët ndihmojnë në baraspeshimin e të ashtuquajturve baktere “të mira” dhe “të këqija”. Kjo baraspeshë mund të prishet për shkak të sëmundjeve, stresit, plakjes, marrjes së antibiotikëve, ekspozimit ndaj toksinave etj.
Probiotikët e përdorur më shpesh janë lloje të ndryshme të gjinisë Bifidobacterium (banorë normalë të zorrës së trashë) dhe Lactobacillus. Studime të shumta kanë treguar se probiotikët ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit, veçanërisht të funksionit imunitar. Me ruajtjen e funksionit normal gastrointestinal, parandalohen infeksionet, ndërsa prishja e baraspeshës së baktereve "të mira" dhe "të këqija" është kusht për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Nuk thuhet kot se stomaku i shëndetshëm do të thotë trup i shëndetshëm.
A duhet të merren probiotikë për të parandaluar dhe për t'u mbrojtur nga koronavirusi?
Koronavirusi është infeksion i ri dhe shumë gjëra janë të panjohura, por ajo që mund të bëjmë, përveç distancës sociale dhe higjienës, është pa dyshim të rrisim marrjen e probiotikëve dhe kështu të stimulojmë sistemin tonë imunitar dhe ta ndihmojmë atë në luftën kundër koronavirusit.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24 të botimit elektronik të revistës BETTY (TETOR 2020).