Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

HBP: Simptomat, diagnoza dhe trajtimi

November 1, 2020

|

dr. Ivica Stojanovski, specialist i urologjisë
dr. Lazar Ilievski, specialist i urologjisë
SPQ 8 SHTATORI



Simptomat e traktit të poshtëm urinar (STPU) është term që përdoret për të përshkruar një sërë simptomash që ndikojnë në kontrollin dhe cilësinë e urinimit. Simptomat e traktit të poshtëm urinar mund të paraqiten si te burrat ashtu edhe te gratë, megjithëse janë më të zakonshme te burrat dhe më të theksuara me plakjen. Vlerësohet se më shumë se 50% e burrave mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga simptomat e traktit të poshtëm urinar.

Te burrat, shkaku më i zakonshëm i STPU-së është rritja beninje e prostatës, e cila pengon zbrazjen e fshikëzës. Rritja beninje e prostatës ndodh kur numri i qelizave të prostatës rritet, një çrregullim i quajtur hiperplazi beninje e prostatës (HBP). Çrregullimet e tjera që mund të shkaktojnë STPU-në përfshijnë dobësinë e muskulit detrusor ose hiperaktivitetin e detrusorit, ndezjen e prostatës (prostatiti), infeksionet e traktit urinar, kancerin e prostatës dhe sëmundjet neurologjike.

Në mjekësi përdoret gjerësisht shprehja se "të gjithë burrat preken nga hiperplazia beninje e prostatës nëse jetojnë mjaftueshëm gjatë", kjo ngase incidenca e HBP-së rritet me moshën. Një shkallë e caktuar e HBP-së është e pranishme në 80% të burrave mbi 40 vjeç, ndërsa kjo shifër rritet në 95% të burrave mbi 80 vjeç.

Nuk ka ende asnjë shpjegim të kënaqshëm për shfaqjen e HBP-së. Hormonet mashkullore mund të luajnë rol, por askush nuk e di nëse stimulojnë hiperplazinë apo thjesht ofrojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e saj.

Më pak se gjysma e të gjithë burrave me HBP kanë simptoma që përfshijnë:

Diagnoza e HBP-së bazohet në një algoritëm specifik që përfshin:

Testet rutinë të gjakut janë të dobishme si pjesë e vlerësimit fillestar, veçanërisht nëse ekziston një dyshim klinik për dëmtim të veshkave ose infeksion.

Trajtimi

Trajtimi i HBP-së mund të ndahet në tre grupe

ALFA-1-BLLOKUESIT: Terapia bashkëkohore për hiperplazinë beninje të prostatës përfshin përdorimin e një alfa-1-bllokuesi: tamsulozin. Këto barna mund të përdoren për të trajtuar hiperplazinë beninje të prostatës, duke qenë se shtendosin muskujt e qafës së fshikëzës dhe lehtësojnë urinimin.

Inhibitorët e alfa reduktazës 5: Dutasterid/Finasterid. Ky bar ul nivelin e hormonit në prostatë dhe kështu zvogëlon madhësinë e tij. Ai gjithashtu rrit shpejtësinë e rrjedhjes së urinës, duke zvogëluar simptomat e hiperplazisë beninje të prostatës. Ndonjëherë duhen gjashtë muaj për të arritur një përmirësim të madh. Megjithatë, efektet anësore të mundshme që lidhen me përdorimin e këtyre barnave përfshijnë uljen e dëshirës seksuale, impotencën dhe gjinekomastinë.

Inhibitorët e fosfodiesterazës 5

TRAJTIMI KIRURGJIK: Operacioni indikohet zakonisht për burrat me simptoma të mosmbajtjes, gjakut në urinë, moszbrazjes së plotë të urinës dhe infeksioneve të përsëritura të traktit urinar. Zgjedhja e operacionit të veçantë varet më shpesh nga ashpërsia e simptomave dhe madhësia dhe forma e gjëndrës së prostatës. Trajtimi kirurgjik përfshin:

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.5-6 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTORI 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>