|
dr. Iskra Avramoska
DOKTORESHË E STOMATOLOGJISË
ISHP "IN DENT" - SHKUP
Procesi i kariesit qarkullues fillon gjithmonë në prerësit e sipërm dhe përhapet shumë shpejt në dhëmbët e tjerë të qumështit në nofullën e sipërme, ndërsa më vonë edhe në nofullën e poshtme. Si fillim duhet të përmendet se dhëmbët e qumështit shfaqen midis muajit të gjashtë dhe vitit të parë të jetës. Kjo ngjarje paraqet një gëzim të madh për prindërit, por ndonjëherë sjell edhe probleme të mëdha.
Te një numër i madh i fëmijëve deri në 3 vjeç (rreth 15%) shfaqet kariesi qarkullues si jashtëzakonisht regresiv. Prindërit shpesh as që i vërejnë shenjat e para, si shfaqja e njollave të bardha si prej shkumësi në qafën e prerësve të sipërm. Këto njolla janë shenja të shkrirjes paravajtëse dhe të përparuar të smaltit të dhëmbëve. Shkatërrimi përhapet rreth qafës së dhëmbit, prej nga vjen edhe emri "qarkullues ose karies qarkullues". Ndërsa përparon thellë në dhëmb, kocka e dhëmbit (dentina) shkatërrohet. Pastaj dhëmbët gërryhen, nxihen dhe dobësohen ndjeshëm.
Dallimi midis kariesit qarkullues dhe të qumështit
Kariesi qarkullues fillon gjithmonë në prerësit e sipërm dhe përhapet në dhëmbët e tjerë në nofullën e sipërme, ndërsa kariesi i qumështit zakonisht fillon në fisurat (çarjet) e molarëve të qumështit. Gjithashtu, përparimi i kariesit qarkullues mund të jetë jashtëzakonisht i shpejtë dhe brenda pak javësh pas shfaqjes së njollave të bardha ndodh prishja e dhëmbëve.
Shkaktarët e kariesit qarkullues
Bakteret e gjinisë Streptoccocus mutans janë shkaktari kryesor i prishjes së dhëmbëve. Ata bashkohen në sipërfaqen e dhëmbit dhe formojnë membrana të mukozës rreth tyre të quajtura pllaka dentare. Bakteret përpunojnë sheqernat e domosdoshëm për ushqimin e vetë atyre, kurse si nënprodukt grumbullohen acide organike që veprojnë në sipërfaqen e smaltit të dhëmbëve dhe prishin baraspeshën gjatë krijimit të rrjetës minerale. Si rrjedhojë, mineralet bëhen të padukshme me sy të lirë (demineralizimi), shfaqen njolla të bardha dhe përfundimisht smalti plas.
Sindroma e shishes së biberonit
Deri para pak kohësh, mendohej se shkaku i vetëm i kariesit qarkullues ishte përdorimi i shpeshtë i shishes me çaj, lëng ose qumësht tek foshnjat. Në literaturën profesionale angleze, kariesi qarkullues quhet "
baby bottle syndrome". Në të kaluarën, ishte zakon që fëmijët të binin në gjumë me biberon të lyer me mjaltë në gojë. Shfaqja e sëmundjes është po ashtu e lidhur me ëmbëlsuesit e ushqimit artificial për fëmijët. Sëmundja mendohej të fillonte në dhëmbët e sipërm, sepse të poshtmit janë të mbrojtur nga efektet e sheqerit përmes gjuhës e cila i mbulon ata. Për këtë shkak, sot pediatrit ndalojnë rreptësisht fjetjen me shishe që përmban lëng me sheqerna, me qëllim që të mbrohen dhëmbët e qumështit dhe të parandalohet shfaqja e hershme e kariesit.
Ushqim për bakteret
Çdo konsumim i zgjatur i sheqernave, qoftë nga shishet, ushqimet artificiale apo edhe qumështi i gjirit, bëhet burim i ushqimit për bakteret që shfaqen në dhëmbë. Nëse prindërit, veçanërisht nëna, janë bartës të përqendrimeve të larta të bakterit Streptoccocus mutans në gojën e tyre gjatë periudhës së daljes së dhëmbit, infeksioni në gojën e fëmijës është shumë më i fortë dhe ka shumë të ngjarë që kariesi të zhvillohet më herët. Prerësit e sipërm janë veçanërisht të ndjeshëm sepse në atë zonë, pështyma është më pak e lëvizshme ashtu si edhe roli i saj mbrojtës. Buzët tek fëmijët nuk mbyllen plotësisht, kështu që zona e dhëmbëve të sipërm thahet më shpejt. Foshnja fle më gjatë dhe gjatë asaj periudhe, pështyma sekretohet më pak. Bebet në pështymë kanë gjysmë më shumë antitrupa mbrojtës sesa fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit.
Më mirë të parandalohet sesa të shërohet
Kariesi qarkullues vjen si pasojë e KUJDESIT TË DOBËT PËR DHËMBËT E QUMËSHTIT dhe ngarkimit të tepërt me sheqer. Si të parandalohet kjo? Prindërit duhet të lajnë dhëmbët rregullisht dhe të largojnë bakteren Streptoccocus mutans nga goja nëse është e mundur. Bebeve gjithashtu duhet t'u lahen dhëmbët rregullisht me garzë, mundësisht në mëngjes, pasi të hanë dhe para gjumit. Nëse shfaqen njolla të bardha, duhet të konsultoheni me një dentist sa më shpejt të jetë e mundur, i cili do të marrë masa efektive në mënyrë që të parandalohet procesi i gërryerjes së smaltit të dhëmbëve.
Të gjithë dhëmbët e prishur duhet të trajtohen, të hiqen mbeturinat e rrënjëve dhe të trajtohen proceset e kockave dhe fistulave.
Mbrojtja e zgavrës së gojës
Pështyma është faktori më i rëndësishëm për mbrojtjen e zgavrës së gojës dhe dhëmbëve. Ajo kryen disa role, nga të cilat më të rëndësishme janë:
* shpëlarja mekanike e mbeturinave të ushqimit nga dhëmbët dhe mukoza,
* shpërbërja e sheqerit me ndihmën e enzimave që përmban,
* prania e antitrupave mbrojtës (grup i veçantë i emëruar si IgA), si dhe mekanizmat e tjerë mbrojtës,
* neutralizimi i acidit,
* rimineralizimi i sipërfaqes së smaltit etj.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTORI 2020).