Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Nga loja te të mësuarit – Loja është aktivitet përmes të cilit gjithmonë mësohet diçka

November 1, 2020

|

Keti Temelkovska
MËSUES
KUZMAN JOSIFOVSKI PITU, SHKUP



Aktivitetet e mësimit përmes lojës mund t'i ndihmojnë fëmijët që të vazhdojnë të mësojnë në shtëpi. Kjo listë e aktiviteteve ofron mundësinë për lojë, mësim, shprehje krijuese dhe më e rëndësishmja, ju mundëson që të kaloni çaste të këndshme dhe cilësore me fëmijët tuaj. Fëmijëve u duhet të pajisen me një mjedis mësimi që ofron llojllojshmëri përvojash, të cilat do t'i ndihmojnë që të zhvillohen nga ana shoqërore, intelektuale, fizike dhe emocionale, në përputhje me moshën dhe nivelin e zhvillimit të tyre.

Lojtari A merr pulla, i numëron dhe i tregon Lojtarit B se sa pulla ka. Lojtari B tregon se sa rreshta në në formë drejtkëndëshi mund të ndërtohen. Nëse që të dy pajtohen se lojtari B ka të drejtë, lojtari B merr një pikë. Shkruani faktet për shumëzimin.

Prezantoni numrat e thjeshtë duke diskutuar numrat me të cilët mund të ndërtohet një varg me një rresht të vetëm dhe numrat katrorë duke bërë katrorë.



Shihni numrat si trekëndësha nëpërmjet këtyre modeleve:

Pllaka dominoje

Pllakat e dominos përdoren gjerësisht në ndërtimin e koncepteve matematikore. Lojërat me pllaka dominoje janë një mënyrë e shkëlqyeshme që fëmijët të evidentojnë të menduarit e tyre matematik. Mund të përdoren në mënyrë efikase nga fëmijët e vegjël të cilët sapo kanë nisur të vërejnë shkathtësitë e tyre në matematikë, (numërimi i pikave, renditja sipas madhësisë, përcaktimi më e madhe ose më e vogël se... etj.) e deri te fëmijët më të rritur të cilëve u nevojitet një metodë llogaritëse për matematikën më komplekse.

Aktivitetet:

Zhvillimi i aftësive të vogla motorike

Aftësitë e vogla motorike janë të lidhura me muskujt e vegjël në trup. Kur flasim për motorikën e vogël, nënkuptojmë muskujt e duarve dhe gishtërinjve që përdoren në procesin e shkrimit. Këta muskuj të vegjël duhet të zhvillohen sepse janë të nevojshëm për kryerjen e detyrave të mëtejshme si shkrimi, kapja e sendeve të vogla, kopsitja e rrobave... etj. Përmes aktiviteteve të ndryshme manipuluese dhe argëtuese ne i ndihmojmë fëmijët të forcojnë këto muskuj çdo ditë.

Ja disa shembuj të aktiviteteve që mund të zbatohen në shtëpi dhe që do të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të vogla motorike:

Mënyra e kryerjes së aktivitetit: Në një copë letër vizatohen forma gjeometrike 2D dhe fëmija duhet të modelojë disa nga format gjeometrike me ndihmën e krueseve të dhëmbëve, spagetive, kashtave ose ndonjë materiali tjetër të ngjashëm.

Mënyra e kryerjes së ushtrimit: hapja dhe mbyllja e llojeve të ndryshme të kapakëve.

Ja disa ushtrime të tjera që mund të bëhen në shtëpi:

  1. Radhitja e margaritarëve ose makaronave në lidhësen e këpucës ose konop.

  2. Grisja dhe rrudhja e letrës.

  3. Copëtimi i letrës ose kartonit me gërshërë.

  4. Modelimi i topave me plastelinë duke përdorur majat e gishtave.


Ushtrime për perceptimin pamor dhe prekës

Përmes ushtrimeve të mëposhtme, fëmijët do të jenë në gjendje të praktikojnë perceptimin pamor dhe prekës dhe gjithashtu të zhvillojnë aftësinë për klasifikim. Shumica e materialeve që do t'ju paraqiten mund të përpunohen dhe përshtaten edhe për kushte shtëpie.

Ushtrimet vijojnë.

Mënyra e kryerjes së aktivitetit: Në një copë letër vizatohen katrorë me ngjyra të ndryshme në rresht. Në fletë vendosen kube me ngjyra. Fëmija duhet të zgjedhë kubin që sipas ngjyrës i përgjigjet katrorit në fletë dhe ta vendosë atë mbi katrorin e vizatuar në fletë.

Prisni që fëmija të emërtojë ngjyrat, nëse nuk i emërton, jepni mbështetje minimale (shembull: çfarë ngjyre është kubi.... i kuq.... më pas, prisni që fëmija të përsërisë të njëjtën gjë dhe të vazhdojë ta emërtojë kubin tjetër sipas ngjyrës).

Mënyra e kryerjes së aktivitetit: merrni një shkop, emërtojeni sipas ngjyrës, klasifikojeni dhe vendoseni në vendin e duhur në kuti sipas ngjyrës së dhënë. Fëmijës së pari i jepet një shembull dhe më pas i kërkohet që të bëjë të njëjtën gjë.

 

Ushtrime për vëmendje dhe përqendrim me forma 2D

Metoda e punës: Fëmija duhet të gjejë rrugën e peshkut për te uji duke ndjekur format gjeometrike. Fëmija së pari mund të ngjyrosë qarqet që çojnë në pellg dhe pastaj t'i lidhë ato ose thjesht t'i lidhë. Format gjeometrike mund të emërtohen ose theksohen në fund.

 



Metoda e punës: Fëmija duhet të gjejë rrugën e bletës për te mjalti duke ndjekur format gjeometrike. Fëmija së pari mund të ngjyrosë katrorët që çojnë te mjalti dhe pastaj t'i lidhë ato. Gjithashtu në fund mund të emërtohen ose theksohen format gjeometrike.



Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24-25 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTORI 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>