Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Pilingu kimik

November 1, 2020

|

dr. Simona Popovska
Specialiste e dermatovenerologjisë



Pilingu kimik është një nga trajtimet më efektive në mjekësinë bashkëkohore estetike, i cili rigjeneron natyrshëm lëkurën, zgjidh problemet e lëkurës, por edhe e rinon atë. Për shkak të përfitimeve të shumta, interesi në vendin tonë si edhe në klinikat estetike në të gjithë botën sa vjen e shtohet.

Shumë prej jush na pyesin se a mjafton pilingu mekanik, pastrimi i rregullt në mëngjes dhe në mbrëmje dhe zgjedhja e drejtë e kremrave dhe serumeve për ta bërë lëkurën të shkëlqyeshme dhe të lëmuar. Përgjigja jonë është se kremrat dhe serumet veprojnë vetëm në sipërfaqen e lëkurës. Qelizat më të vjetra të lëkurës ndodhen në shtresën sipërfaqësore dhe formojnë të ashtuquajturën shtresë "të vdekur" të lëkurës, e cila parandalon depërtimin e substancave aktive në shtresat më të thella të lëkurës. Kjo do të thotë se edhe nëse përmbajnë substanca aktive, kremrat dhe serumet nuk mund të arrijnë në shtresat më të thella të lëkurës, aty ku këto substanca janë më të nevojshme.

Si vepron pilingu kimik?

Pilingu kimik përfshin shtresim të përshpejtuar të lëkurës, i cili shkaktohet nga agjentët kimikë të aplikuar në lëkurë. Kjo procedurë ka funksion të dyfishtë, prandaj përveç heqjes së shtresave sipërfaqësore të lëkurës, këta agjentë çojnë në çlirimin intensiv të citokinave, faktorëve të rritjes dhe sintezën e kolagjenit, gjë që ripërtërin intensivisht lëkurën. Pilingu kimik jep rezultate të mrekullueshme kur dëshirojmë ta freskojmë dhe ripërtërijmë lëkurën, por edhe kur duam të zgjidhim probleme të tilla si puçrrat në lëkurën problematike, hiperpigmentimi, mbresat e puçrrave, poret e bllokuara dhe të zvogëlojmë bakteret që shkaktojnë puçrrat . Kjo na lë të kuptojmë që pilingu kimik është një mjet mjaft i fuqishëm që zgjidh në mënyrë efektive problemet e lëkurës.

Ekzaminimi dhe trajtimi

Ashtu si shumica e trajtimeve dhe procedurave të kryera në zyrën tonë, pilingu kimik fillon me një ekzaminim dermatologjik, ku një mjek specialist përcakton problemin e lëkurës dhe cilësinë e saj. Bazuar në ekzaminimin, dermatologu vendos se cilat acide dhe në çfarë përqendrimesh do të përdoren. Është e rëndësishme të theksohet se kjo procedurë është pa dhimbje dhe mund të ketë djegie afatshkurtër të lëkurës, që është kalimtare dhe jo e pakëndshme për pacientët. Në ditët pas trajtimit mund të ndodhë qërimi i lëkurës, i cili është plotësisht normal, meqenëse lëkura rigjenerohet dhe është veçanërisht e rëndësishme të përdorni faktor të lartë mbrojtës në formën e kremit, pavarësisht nga stina. Është po aq e rëndësishme të ndiqni edhe këshillat e dhëna nga dermatologu juaj.

Cilat lloje të pilingut kimik ekzistojnë?

Ekzistojnë disa lloje të pilingut kimik, në varësi të problemit që trajtohet. Zakonisht ndahet në sipërfaqësor, i mesëm dhe i thellë. Sa më i thellë të jetë pilingu, aq më e gjatë është koha e rikuperimit, kurse efektet janë shumë më të forta.

  1. Pilingu kimik me acide frutash

  2. Pilingu kimik me acid trikloroacetik (TCA)

  3. Pilingu me fenol


Cilat janë efektet e pilingut kimik?

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (NËNTORI 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>