Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

D-manoza

December 1, 2020

|

dipl. farmacist
Cvetanka Mitanova
BARNATORE MENTA FARM PRILEP



Escherichia coli është një bakter gram negativ që është zbuluar në vitin 1885 dhe është një nga shkaqet më të zakonshëm të infeksioneve të traktit urinar. Simptomat kryesore të këtij infeksioni janë temperatura e lartë e trupit, urinimi i shpeshtë, i shoqëruar me dhimbje dhe shqetësime në pjesën e poshtme të barkut dhe gjaku në urinë.

Zgjidhja natyrale për infeksionet e traktit urinar të shkaktuara nga Escherichia coli është D-manoza.

D-manoza bën pjesë në grupin e sheqernave të thjeshtë dhe ka një përbërje të ngjashme me glukozën, pra është izomer i glukozës. Ndryshe nga glukoza, D-manoza nuk shndërrohet në glikogjen në organizëm dhe për shkak se si i tillë nuk mund të jetë i pranishëm në trup, ai sekretohet shpejt nga trupi përmes traktit urinar. Kjo është arsyeja pse edhe diabetikët mund ta përdorin atë, ndonëse duhet të kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Si vepron D-manoza

D-manoza vepron duke u lidhur me receptorët sipërfaqësorë të bakterit Escherichia coli, me çka nuk lejon që ai të lidhet me murin e fshikëzës së urinës. Si rezultat i kësaj, bakteret mund të mënjanohen nga trakti urinar përmes urinës dhe ky proces përshpejtohet nga marrja e sasive të mëdha të lëngjeve. Parandalimi i lidhjes së bakterit me sipërfaqen e murit të qelizave zvogëlon rrezikun e shfaqjes së infeksioneve urinare simptomatike, sepse parandalon kolonizimin e traktit urinar me baktere dhe është një nga mënyrat që mund të ndihmojë në parandalimin dhe zbutjen e infeksioneve të traktit urinar. D-manoza ka efekt 10 herë më të fortë se boronica. Kombinimi i një antibiotiku me D-manozë rekomandohet veçanërisht ngaqë mbron në mënyrë plotësuese traktin urinar dhe kështu parandalon inflamacionin e përsëritur.

Për çfarë përdoret D-manoza

D-manoza përdoret për të trajtuar:

Si përdoret D-manoza

Për të arritur efektin maksimal, marrja e produktit duhet të fillojë që pas simptomave të para të infeksionit. Afërsisht 45-60 minuta pas marrjes së D-manozës duhet të konsumohet një sasi e madhe e lëngjeve.

Produkti mund të përdoret nga fëmijët, gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse. Diabetikët mund të përdorin D-manozën për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.24 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>