Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Teknika ruse e formësimit të buzëve

December 1, 2020

dr. Martin Mojsoski

|



Unë e quaj veten një mjek të dashuruar me artin, por edhe një artist me pasion të madh për mjekësinë. Prandaj vendosa të ndërthur mjekësinë, krijimtarinë dhe artin dhe t'i ngre së bashku në një nivel më të lartë.

Si mjek estetik, unë merrem me aplikimin e mbushësve dermalë dhe botoksit në të gjithë fytyrën, në procedura të tilla si konturimi, përmirësimi i vëllimit dhe formësimi i mollëzave, kockave të nofullës dhe mjekrës, korrigjimi i hundës, palave nasolabiale dhe zonës nën sy. Të gjitha trajtimet e lartpërmendura i kryej me një teknikë të posaçme ruse, shumë të ndryshme nga teknika klasike "perëndimore", e cila zbatohet në vendin tonë dhe më gjerë.



Si trajtim i parapëlqyer dhe më i shpeshtë i pacientëve të mi, do ta veçoja trajtimin për korrigjimin ose rritjen e buzëve. Ajo që e shquan punën time është se unë përdor një teknikë që e kam zhvilluar dhe krijuar vetë bazuar në teknikën themelore ruse të modelimit të buzëve. Kjo teknikë quhet Edge-verge lip technique” dhe mbart nënshkrimin tim personal.  Ajo përbën një gërshetim të disa teknikave dhe shkathtësive të aplikimit të mbushësit, gjë që u jep veçanti dhe cilësi dalluese buzëve që bëj.

Me teknikën “Edge-verge lip technique” arrihet një rindërtim i plotë i "anatomisë vertikale" të buzëve, gjegjësisht ndërtohet dhe modelohet një formë e re e buzëve. Qëllimi është të arrihet ngritja dhe hapja e sipërfaqes së sipërme të buzëve, duke theksuar majat, por me një pamje të sheshtë dhe të rrafshët anash. Mbushësi në buzën e poshtme aplikohet në mënyrë që të hapet buza e poshtme dhe në të njëjtën kohë, të jetë në simetri dhe proporcion me buzën e sipërme.

Kjo teknikë jep rezultatet më të dëshirueshme për buzët që nuk kanë mbushës brenda, por edhe për buzët me sasi të vogla mbushësi. Buzët "e tejmbushura" nuk rekomandohen për trajtim, pa shpërbërje paraprake të mbushësit.



Sasia e nevojshme për të arritur efektin e dëshiruar dhe optimal në një trajtim është zakonisht 1 ml, por sasia mund të jetë e ndryshueshme në secilin pacient. Rehabilitimi i plotë i buzëve zgjat nga 2 deri në 3 javë, ndërsa kohëzgjatja e procedurës është 30-40 minuta.

Ku ka më mirë se të punosh në një fushë që të lejon të dhurosh lumturi! Është pikërisht mjekësia estetike ajo e cila më lejon që disa nga artet e mia t'i përcjell tek pacientët e mi, me qëllim që t'u dhuroj atyre lumturi, kënaqësi dhe buzëqeshje.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>