Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Këshilla për flokët dhe lëkurën tuaj nga Dadar

December 1, 2020

Aleksandar Biljanoski-Dadar

|



Dushi i gjatë me ujë të nxehtë largon yndyrnat e nevojshme që janë thelbësore për një lëkurë dhe skalp të shëndetshëm! Prandaj, gjatë larjes së flokëve dhe fytyrës dhe në përgjithësi gjatë dushit ose banjës, përdorni gjithmonë ujë të vakët. Për të njëjtën arsye, edhe sapunët ose lëndët e tjera që përdoren për larje duhet të jenë të buta (me pH neutral). Kremi hidratues për fytyrën dhe qumështi për trupin rekomandohen të vendosen në lëkurë të lagur. Kremi i fytyrës nuk duhet të vendoset assesi afër syve, pasi aty lëkura është tre herë më e hollë se lëkura e fytyrës, kështu që shpesh mund të vijë deri te acarimi dhe lotimi i syve. Në zonën rreth syve duhet të përdoret vetëm një krem që është enkas për atë pjesë.

Për ata me lëkurë të thatë, nuk rekomandohet të vendosni vajra në fytyrë, por një krem hidratues dhe serum me vitaminë C, serum me antioksidantë. Lëkura e thatë më së shpeshti nënkupton lëkurë të ndjeshme ose lëkurë me skuqje (rosacea) për të cilën ekzistojnë kremra të veçantë për kujdesin e lëkurës së thatë dhe/ose të irrituar. Për lëkurë të thatë rekomandohet gjithashtu pilingu i butë në fytyrë për  shtresim.

Lëkura e thatë është e prirur për formimin e rrudhave të hershme, prandaj duhet t'i kushtoni vëmendje në kohën e duhur.

Kremi kundër diellit rekomandohet të përdoret si në verë ashtu edhe në dimër, duke qenë se rrezet UV të dëmshme janë të pranishme gjatë gjithë vitit.

Fatlumët me lëkurë të kombinuar, përveç që nuk janë të prirur për rrudha, gjithashtu kanë lëkurë më të qëndrueshme për shkak të yndyrnave që sekreton. Zona T është zakonisht problematike për ta, prandaj duhet të përdorin tonik dhe natyrisht një krem hidratues për lëkurë të kombinuar.

Lëkura e yndyrshme mund të jetë po aq problematike sa lëkura e thatë, kështu që ka nevojë për kujdes të përditshëm. Njerëzit me këtë lloj lëkure mund të bëjnë piling lëkure 2-3 herë në javë, të përdorin medoemos një tonik që do të largojë sebumin (yndyrën) e tepërt dhe një krem të paraparë për lëkurën me yndyrë, që përveç hidratimit dhe ushqimit të lëkurës, do ta mbajë nën kontroll sebumin e tepërt të sekretuar në sasi më të mëdha.

Asnjëherë mos shkoni në shtrat me grim në fytyrë! Grimi, përveç se i mban të mbyllura poret e lëkurës duke mos e lejuar që të marrë frymë, gjithashtu mund të çojë në infeksione të syve dhe shfaqjen e puçrrave, prandaj gjithmonë flini në jastëk të pastër.

Pirja e ujit gjatë gjithë ditës ka rëndësi të madhe për një lëkurë të bukur, të shëndetshme dhe rrezatuese.

Lani flokët rregullisht 2-4 herë në javë. Hollimi ose rënia e flokëve zakonisht ndodh për shkak të rritjes së sekretimit të sebumit ose yndyrës (lëkura dhe skalpi i yndyrshëm)

Përdorni shampo që nuk përmbajnë kimikate dhe pas larjes përdorni një maskë për të ushqyer flokët.

Lërini flokët të thahen natyrshëm dhe shmangni temperaturat e larta (tharëse dhe pjastra flokësh), ndërsa nëse duhet t'i thani, përdorni llak mbrojtës për flokët.

Prerjet e rregullta gjithashtu do të ndihmojnë që flokët tuaj të gëzojnë shëndet dhe shkëlqim.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.31 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>