Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Zbatimi i kanabisit për qëllime mjekësore

January 1, 2021

Gordana Trendovska Serafimovska
Farm. Dipl.
Spec. për kontrollimin dhe ekzaminimin e barnave
Këshilltare për kanabis
REPLEK FARM DOOEL, Shkup

|



Kanabisi, po ose jo... Disponueshmëria e përdorimit të tij

për qëllime mjekësore është tashmë realitet...

Zgjedhja është e juaja...

E quajnë si “Eliksiri më i mirë i pavdekësisë”. Është krahasuar me një “thesar”, një “burim të pashtershëm të komponentëve farmakologjikë aktivë”. Potenciali i tij krahasohet me potencialin e penicilinës.

Tani gjithnjë e më shumë lind pyetja: “A është ky zbulimi i ardhshëm që do të ndryshojë rrjedhën e trajtimit në mjekësi”.

Në fitokomponentët e tij të shumtë, ekspertët gjithnjë e më shumë e dallojnë ngjashmërinë me molekulat vitale të organizmit të njeriut: “Nëse do të zbulohej tani dhe jo më shumë se 5000 vjet më parë, do të ishte madhështor dhe i adhuruar në sajë të përbërjes jashtëzakonisht të pasur dhe potencialit të lartë në trajtimin e shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve, nga dhimbja deri te kanceri”.

Është e qartë se të gjitha këto sekuenca e kanë fjalën për kanabisin, bimën më të diskutueshme në natyrë, e cila më në fund ka përjetuar çmitizimin e saj, pas më shumë se tetë dekadave ndalim të plotë.

Kanabisi si bimë përmban mbi 500 fitokimikate të njohura, nga të cilat 120-140 janë kanabinoide, në gjendje të dekarboksiluar/neutrale, të tretshme në yndyrë dhe në gjendje të karboksiluar/acidike, të tretshme në ujë. Përveç kësaj, përmban edhe terpenet dhe komponimet terpenoide, flavonoide, fitosterole, karotenoide, acide yndyrore të pangopura omega (omega-3, omega-6 dhe omega-9) në raportin më të mirë biologjik, aminoacide, glikozide, vitamina (A, B1, B2, B6, C, D, E, acid folik), pigmente, alkane, komponime të azotit, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme në ndërtimin dhe ruajtjen e integritetit të qelizave dhe funksionimin e duhur të shumë sistemeve në organizmin e njeriut etj.

Përmban kanabinoidet primare; CBD (Cannabidiol), THC (Tetrahydrocannabinol) dhe izomerët e tij, si dhe format e tyre të karboksiluara, së bashku me kanabinoidet e tjera, të pranishme në sasi dukshëm më të ulëta në lule dhe ekstrakte të kanabisit; THCV, CBN, CBC, CBG, CBV, CBDV dhe format e tyre të karboksiluara, si dhe terpenet dhe komponimet terpenoide, flavonoidet, kaotenoidet dhe fitosterolet, janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shkak të ndërveprimit të theksuar sinergjik mes tyre.

Kjo i bën ekstraktet e kanabisit të dobishme në parandalimin dhe ruajtjen e mirëqenies, por jo vetëm kaq - nga këtu buron potenciali i saj për të ndihmuar në trajtimin e shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve në organizmin e njeriut:

Nuk ka dyshim se në të gjitha rastet e tjera kur mjekësia konvencionale, e bazuar në prova, nuk ka përgjigje adekuate ose asnjë përgjigje, natyrisht që arsyetohet përdorimi i trajtimit me kanabis, i cili mund të ketë potencial për të përmirësuar gjendjen si trajtim ndihmës (plotësues) dhe madje të çojë te mundësia e zvogëlimit dhe përjashtimit të plotë të terapisë standarde, konvencionale, e cila nuk i jep pacientit efektet e pritshme.

- Së fundi, pas shumë vitesh lufte, në qershor të vitit 2016, Maqedonia ndërmori hapin vërtet të madh, kur me Ligjin për droga narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë, vendi ynë më në fund liberalizoi përdorimin e saj për qëllime mjekësore.

Nismëtarët kryesorë dhe nxitësit e legalizimit ishin qytetarët e Maqedonisë, për të cilët potenciali i kanabisit tashmë ishte i njohur, por disponueshmëria e tij ishte e kufizuar me ligj, prandaj me vite të tëra luftuan në dy fronte, me sëmundjen e pakëndshme dhe me ligjin.

Disa vite para legalizimit, si në botë ashtu edhe në vendin tonë, u punua në mënyrë aktive në zhvillimin dhe hulumtimin e kanabisit, si një projekt me interes të veçantë. Kjo për shkak të përdorimit të tij në rritje në mbarë botën, për qëllime mjekësore, për një numër indikacionesh mjekësore në të cilat mjekësia e bazuar në prova nuk ka përgjigje të përshtatshme ose asnjë përgjigje.

Qytetarët e Maqedonisë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për magjinë e kanabisit, sinergjinë e mrekullueshëm që natyra i ka dhënë një bime të vetme dhe përfitimet që ofron për qëllime mjekësore.

Menjëherë pas miratimit të Ligjit, nga mesi i vitit 2016, në Maqedoni filloi prodhimi serioz industrial i ekstrakteve të kanabisit mjekësor dhe produkteve të gatshme për qëllime mjekësore, në të cilat përfshihen edhe ekstraktet e tij. E gjithë kjo ndodhi në një kohë, kur as në vendin tonë, as në rajon, nuk kishte fare konkurrencë. Mungesa e konkurrencës nënkuptonte mungesë edhe të përvojës.

Maqedonia u shndërrua në një shembull në rajon dhe më gjerë. Ishte e para që filloi dhe po zhvillohet vazhdimisht si shtet udhëheqës në rajon, si shembull i shumëllojshmërisë, sasisë dhe cilësisë së lartë të preparateve të kanabisit nga prodhimi vendas, të parapara për qëllime mjekësore.

Zgjedhja “po” ose “jo” për sa i përket pranimit të trajtimit me kanabis, mbetet të vendoset nga pacienti dhe mjeku specialist, të cilit pacienti i ka dhënë besimin.

Por jini të kujdesshëm!

Jo çdo kanabis, jo në çfarëdo forme, jo me çfarëdo përbërje, jo me çfarëdo përqendrimesh.

Jo në çfarëdo paketimi, jo në çfarëdo doze.

Jo nga cilido prodhues.

Së fundi, jo me çfarëdo cilësie.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.14-15 të botimit elektronik të revistës BETTY (JANAR 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>