Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Gjumi jocilësor është shkaktar i shumë sëmundjeve

February 1, 2021

Suzana Atanasovska
biolog

|



Viti që lamë pas na detyroi të ndryshojmë zakonet dhe rutinat e mëparshme e me këtë, edhe jetën e përditshme. Presioni, stresi dhe kushtet e reja të jetës ndikojnë në humorin dhe gjendjen tonë emocionale, e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit.

Pasi të lexoni faktet në vazhdim, me siguri do të shkoni në shtrat në kohën e duhur.

Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit, disa netë me radhë, mund të çojë një person krejtësisht të shëndetshëm në gjendje pre-diabetike, domethënë ndërprerje të rregullimit të niveleve të glukozës në gjak.

Njerëzit që flenë më pak se shtatë orë gjatë natës janë tre herë më shumë të prirur për t'u ftohur ose për t'u sëmurë, sesa njerëzit që flenë shtatë orë e më shumë.

Organizmi i njerëzve që vuajnë nga mungesa e gjumit, sekreton sasi më të mëdha të hormonit gastrin, i cili është përgjegjës për ndjenjën e urisë, që do të thotë se njerëzit e tillë janë më shpesh të uritur se ata që flenë normalisht.

Njerëzit që flenë keq, rrezikojnë të vuajnë nga sëmundjet e trurit dhe ato psikike, në një përqindje shumë më të lartë se njerëzit që bëjnë gjumë të shëndetshëm.

Gjatë ditës, në tru krijohen substanca të cilat humbasin gjatë natës, ndërsa flini. Nëse nuk flini mjaftueshëm, organizmi juaj pëson “tronditje” të dobëta të trurit, të cilat as që i ndieni.

Jodi është forca kryesore lëvizëse e gjëndrës tiroide që rregullon punën e të gjithë organizmit (stimulon aktivitetin fizik dhe mendor, punën e zemrës, pjellshmërinë, normalizon metabolizmin, rritjen, ripërtëritjen dhe proceset e shërimit). Statistikat tregojnë se shumë njerëz, për shkak të dietës së dobët dhe stresit të përditshëm, kanë mungesë të madhe të jodit. Simptomat më të zakonshme janë: dobësia dhe mungesa e energjisë, përgjumja, uria e vazhdueshme, mbipesha (obeziteti), presioni i ulët i gjakut, cilësia e dobët e flokëve dhe thonjve, dhimbja a kokës, harresa, depresioni dhe imuniteti i dobësuar.

Jodi gjendet kryesisht në vajin e peshkut dhe algat e detit, të cilat nuk janë pjesë e menysë së përditshme të banorëve në vendin tonë.

JODI ORGANIK gjendet në:

A e dini se shumica e njerëzve është e pangopur me gjumë në mënyrë kronike? Shumë prej nesh nuk flenë aq sa duhet dhe as kur duhet. Gjumi jocilësor është shkaktar i shumë sëmundjeve.

Mposhtni tensionin e shtuar, ankthin dhe lodhjen afatgjatë! Për këtë, ju vijnë në ndihmë çajrat për gjumë të qetë dhe magnezi organik. Ky kombinim do t'ju ndihmojë të relaksoheni dhe të rivendosni harmoninë pas një dite të lodhshme pune.

Magnezi organik në formë të citratit, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, ka efekt qetësues dhe përmirëson cilësinë e gjumit gjatë natës. Në kombinim me valerianën dhe bioflavonoidet, harmonizon gjendjen emocionale dhe zvogëlon ankthin e fortë.

Çajrat bimorë me lenorus, nenexhik, valerianë dhe rigon, zvogëlojnë tensionin nervor, ju ndihmojnë të përballeni me stresin dhe gjithashtu përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Gjumi i mjaftueshëm ju mundëson që të keni humor më të mirë, më shumë energji, trup dhe mendje të çlodhur, përqendrim më të mirë, si dhe epsh më të mirë. Prandaj, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe rivendosni harmoninë në vete me ndihmën e bimëve medicinale!

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>