Dr. Maria Koceva
gjinekolog-obstetër
IPSH Dr. Lozhankovski
|
Pavarësisht nga emri, PCO-S nuk ka asgjë të përbashkët me cistet në vezore. Ultratingujt nuk është një metodë me të cilën mund të vërtetojmë ose përjashtojmë në mënyrë të pavarur ekzistencën e kësaj sindrome metabolike. Mund të ndodhë që raporti nga ekzaminimi me ultratinguj të dalë i rregullt dhe megjithatë të keni çekuilibër hormonal dhe PCO-S. Është gjithashtu e mundur që në ultratinguj të shohim vezore të mbushura me folikula të vogla antrale dhe kjo përsëri nuk do të thotë se gruaja ka PCO-S (nëse ka cikle të rregullta menstruale dhe ovulacioni, si dhe status të rregullt hormonal). Ka të ngjarë të keni edhe PCO-S
të përkohshme apo kalimtare, e cila mund të tejkalohet (sidomos tek adoleshentët, diagnoza me PCO-S nuk konfirmohet tek vajzat që kanë pasur cikle menstruale për më pak se tre vjet ose PCO-S pas pilulës, nëse keni marrë pilula kontraceptive me antiandrogjen).
Në algoritmin për diagnostikimin e PCO-S, para së gjithash pyesim veten nëse është me të vërtetë PCO-S? Po, nëse ka shenja të androgjenëve të tepërt të matshëm me një test biokimik ose simptoma klinike për tepricë të hormoneve androgjene (hiperplazia adrenale kongjenitale, niveli i lartë i prolaktinës, lloje të caktuara të pilulave kontraceptive). Në rast se vërtetohet se bëhet fjalë për PCO-S, vazhdojmë më tej.
A keni rezistencë ndaj insulinës? Rezistenca ndaj insulinës nënkupton një nivel të lartë të insulinës të matur në gjak ose të zbuluar nga i ashtuquajturi
testi Kraft). Nëse insulina konfirmohet të jetë e lartë, ajo nëpërmjet mekanizmave endogjene çon në një nivel të rritur të hormoneve androgjene (duke vepruar në teka qelizat në vezore) dhe në këtë rast keni PCO-S me
rezistencë ndaj insulinës.
Matni belin tuaj - rezistenca ndaj insulinës mund të shkaktojë trashësi në formë molle, ndaj sa më të mëdha përmasat e belit, aq më të mëdha gjasat që të keni rezistencë ndaj insulinës. *Nuk është patjetër të jeni mbipeshë që të keni rezistencë ndaj insulinës, mund të keni edhe BMI normale dhe njëkohësisht insulinë të ngritur. Trajtimi i PCO-S rezistente ndaj insulinës kryhet me sukses me një
regjim higjieno-dietik (më i përshtatshëm është ushqimi me indeks të ulët glicemik dhe ushqimi proteinik),
stërvitje aerobike dhe shtesa ushqimore (
mioinozitol dhe magnez).
Nëse konfirmohet se nuk keni rezistencë ndaj insulinës, pyesim veten nëse simptomat kanë filluar kur ndaluat terapinë kontraceptive? Kjo është e ashtuquajtura PCO-S
post pill. Shpesh vjen deri te një ngritje e përkohshme e androgjenëve, që është pasojë e ndërprerjes së drosperinonit ose ciproteronit (përbërës të pilulave kontraceptive Diane, Jasmin etj.). Në këtë rast, rekomandohet ta njoftoni pacientin se është një gjendje përkohshme, e shkaktuar nga ndërprerja e terapisë kontraceptive dhe se mund të përdorë shtesa ushqimore që ndihmojnë në uljen e niveleve të androgjenëve, si zinku, kërpudhat reishi, DIM, melatonina.
Nëse nuk keni përdorur kontracepsion kohët e fundit, vazhdojmë më tej. A keni shenja të inflamacionit kronik? Inflamacioni kronik mund të stimulojë vezoret për të prodhuar sasi më të larta të testosteronit, me ç'rast faktori kryesor është inflamacioni dhe kemi të bëjmë me
lloj inflamator të PCO-S
. Trajtimi i llojit inflamator të PCO-S përbëhet nga zbulimi dhe korrigjimi i shkakut të inflamacionit. Mund të shkaktohet si pasojë e ndjeshmërisë ndaj një lloji të caktuar të ushqimit (laktozë, gluten). Një tjetër shkak i zakonshëm i inflamacionit kronik janë problemet me mikrobiomën e zorrëve ose aktivizimin kronik të qelizave dhjamore, e ashtuquajtura intolerancë ndaj histaminës.
Simptomat e inflamacionit kronik janë: Lodhje e pashpjegueshme, dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe kockave, probleme të zorrëve, probleme kronike të lëkurës si ekzema, psoriaza etj. Shtesat e tilla si zinku dhe N-acetilcisteina, janë treguar të suksesshme për këtë lloj të PCO-S.
Nëse nuk keni shenja të inflamacionit kronik, mund të jeni një nga ata që vuajnë nga PCO-S e
tipit adrenal. Te shumica e grave me PCO-S të diagnostikuar, nivelet e të tre hormoneve seksuale mashkullore - androstenedion, testosteron dhe DHEAS janë të ngritura. Te PCO-S adrenale, vetëm hormoni DHEAS (i cili është me origjinë nga gjëndra mbiveshkore) është i ngritur, ndërsa pjesa tjetër janë me vlera të rregullta. Ky lloj i PCO-S është i pranishëm te vetëm 10% e grave dhe shkaku është
përgjigja joadekuate e trupit ndaj stresit. Trajtimi për këtë lloj të PCO-S është zbatimi i teknikave për pakësimin e stresit, përdorimi i bimëve adaptogjene (ashvaganda, rodiola), magnezi.
Çka nëse ju thonë se keni PCO-S, ndërsa ju nuk e keni gjetur veten në asnjë nga këto përshkrime?
Në atë rast,
a keni vërtet PCO-S? Nëse vonesa e ciklit menstrual është simptoma juaj e vetme (nuk ka shenja të androgjenëve të tepërt të konfirmuar biokimikisht ose nëpërmjet simptomave klinikisht të dukshme), mund të jetë
amenorrea hipotalamike (përqendrohuni te hormoni LH, i cili është i lartë te PCO-S dhe i ulët te amenorrea hipotalamike).
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.14-15 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2020).