Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Aerial hoop

March 1, 2021

Natalina Sindilieva
Trajnere personale e certifikuar nga NASM për ushtrime korrigjuese
Instruktore e certifikuar e jogës
Instruktore në Pole People Skopje (Pole fitness, Aerial hoop, Joga)

|



Aerial hoop është një sport (akrobacion, art) të cilin e kemi parë më shpesh në cirk, si një nga pikat që na lë pa frymë nga ngazëllimi, frika dhe pritja se çfarë do të ndodhë më tej. Kushdo që ka qenë në cirk të paktën një herë, nuk ka se si të mos i ketë lënë mbresa mënyra se si lëvizin dhe lehtësia me të cilën interpretojnë artistët e cirkut. Ka disa vite që Aerial hoop është tashmë një disiplinë sportive dhe pjesë e garave evropiane dhe botërore, me rregulla dhe lëvizje të përcaktuara saktësisht për vlerësim.

Çfarë është Aerial hoop?

Aerial hoop në fakt paraqet një rreth metalik që varet nga tavani pa prekur tokën, në të cilin kryhen akrobacione të ndryshme, tendosje, hedhje dhe vallëzim.

A mund të ushtrojnë të gjithë Aerial hoop?

Sigurisht që mund të ushtrojnë të gjithë. Të mësuarit e tij nis nga fillimi, gjegjësisht nga ushtrimet më themelore. Edhe pse rrethi qëndron i varur, ushtrimet që bëjmë janë përgatitje për të fituar forcë më tej. Orët e tendosjes janë gjithashtu të përfshira, pasi fleksibiliteti, ashtu si forca, është një element mjaft i rëndësishëm i Aerial hoop.

Çfarë përgatitje fizike nevojitet para orës së parë të Aerial hoop?

Nuk keni nevojë për ndonjë përgatitje fizike paraprake. S'do mend se do ta keni më të lehtë nëse jeni të përgatitur ose keni ushtruar më parë, por prapëseprapë ajo nuk është masë për asgjë. Ka raste kur disa vajza, të cilave nuk u ka shkuar asnjëherë për dore sporti ose të cilat nuk janë ndjerë asnjëherë të sigurta në ndonjë disiplinë, e kanë gjetur veten mjaft mirë në stërvitjen Aerial hoop.

Çfarë lloj veshjeje nevojitet për orët e Aerial hoop?

Aerial hoop ushtrohet me triko dhe këmishë me mëngë të shkurta (këmisha me mëngë të gjata është po ashtu e mirëpritur). Në parim nuk është mirë që rrethi të bie në kontakt me lëkurën e zhveshur, ndonëse edhe mund të ndodhë, por për fillestarët është mjaft e dhimbshme dhe këshillohet që prekja të jetë me rrobat dhe jo drejtpërdrejt me lëkurën. Gjatë stërvitjes ka shumë mundësi që lëkura të mavijoset vende-vende, por natyrisht kjo është pjesë e sportit dhe me kalimin e kohës lëkura mësohet dhe nuk ka asnjë problem.



A është e frikshme të ushtrosh Aerial hoop?

Cilat janë përfitimet nga stërvitja Aerial hoop?

A ka kufizim moshe apo kufizim në peshë trupore?

A mund të dobësohesh nga Aerial hoop?

A është sport mashkullor apo femëror?

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>