Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

TEST – A jeni të lumtur?

March 1, 2021



1. Sa shpesh bëni plane për të ardhmen dhe ëndërroni për një të nesërme më të bukur?

2. Sa e gjeni veten në thënien e mirënjohur; lumturia fshihet te gjërat e vogla?

3. A e hapin me të vërtetë paratë derën e lumturisë?

4. A i konsideroni njerëzit të mirë apo të këqij?

5. Si përballeni me problemet tuaja?

6. Nëse bëni prapavështrim të të gjitha gjërave që ju kanë ndodhur në jetë...

7. A mendoni se ju mungon diçka në jetë?

8. Kur dëgjoni muzikë...

9. Si ndiheni në mesin e një turme njerëzish?

10. Kur ndiheni keq...

Shumica e përgjigjeve nën A

Gjakftohtësia juaj dhe shpërthimet e kohëpaskohshme ju çojnë në situata stresuese ku vetëm mund ta dëmtoni veten. Kërkimi i drejtësisë aty ku nuk ka, ju bën të rebeloheni në rrethana ku në fakt nuk keni fuqi të ndryshoni asgjë. Mund të gjeni më shumë lumturi duke lënë pas dore problemet e vogla dhe duke u përqendruar te gjërat që kanë me të vërtetë rëndësi. Më shpesh ndiheni të pakënaqur sepse jeni shumë kritik ndaj vetes. Perfeksionizmi është i mirë, por vetëm në njëfarë mase. Mos harroni se megjithatë përsosmëria nuk ekziston.

Shumica e përgjigjeve nën B

Jeni nga ata që e dinë se çelësi i lumturisë kërkohet në punët spontane dhe të përditshme. Megjithatë, sapo e gjeni veten në situata pakënaqësie, fajin e kërkoni në veprimet tuaja. Ambiciet tuaja ndonjëherë ju bëjnë të ndiheni të pamjaftueshëm për disa gjëra, por nëse nuk arrini atë që keni ëndërruar, jeni të zotë të vazhdoni më tutje dhe t'i vendosni vetes pritshmëri reale. Hulumtimet e fundit tregojnë se njerëzit e suksesshëm në marrjen e vendimeve jetësore, më shpesh e kërkojnë lumturinë në arritjet personale dhe profesionale, duke e lënë pas dore jetën e tyre private. Vazhdoni të jetoni një jetë të ekuilibruar duke bërë gjërat që ju bëjnë një person të lumtur në plan afatgjatë.

Shumica e përgjigjeve nën C

Natyra juaj spontane nuk ju lejon të bini në kurthet e stresit. Dikujt mund t'i dukeni të papërgjegjshëm dhe shumë të qetë, por ju jeni në të vërtetë një nga ata që e dinë se pritshmëritë e mëdha çojnë në zhgënjime të mëdha. Edhe pse ndonjëherë dëshira për kontroll, për vëmendjen ose lavdërimin e dikujt ju jep shqetësim, ajo gjendje nuk zgjat shumë dhe nuk e humbni arsyen. E dini se mendimi pozitiv ka fuqinë për t'i bërë gjërat të duken shumë më të thjeshta dhe më të arritshme. Në ditët kur nuk ndiheni në humor të mirë, energjinë e nevojshme e merrni nga kënaqësitë e përditshëm dhe nga të afërmit tuaj. Ruani besimin tuaj të padjallëzuar në gëzimet e vogla dhe vazhdoni t'i buzëqeshni jetës.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2020).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>