Dragana Evtimova
Magjistër i kulturologjisë
|
Marsi është muaji i tretë kalendarik i vitit, periudha gjatë së cilës ndodhin një mori ndryshimesh, ndërsa një nga ditët më të bukura është ajo e pranverës, e cila shënon kalimin nga dimri në verë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, për gjysmë viti ajo anon më shumë nga hemisfera veriore dhe kjo ndodh sepse rrezatimi diellor bie në një kënd më të favorshëm dhe ka intensitet më të madh. Atëherë në veri është më ngrohtë dhe është pranverë dhe verë.
Në mars shënohen ditët më të bukura dhe në të njëjtën kohë më të rëndësishme në botë. Më 5 mars është Dita Botërore e Efikasitetit Energjetik, 8 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Grave dhe e Paqes Ndërkombëtare, por edhe Dita e Kombeve të Bashkuara. Në radhë më pas janë Dita Ndërkombëtare e Lumenjve (14 mars), Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit (15 mars), Dita Botërore e Dallëndysheve (19 mars), Dita Botërore e Fatit, e njohur nga OKB-ja (20 mars), por edhe dita botërore pa mish.
Në Greqinë e Vjetër muaji mars ishte i njohur si
Anthesterion. Ndërsa në Romën e Vjetër quhej
Martius, sipas emrit të perëndisë romake të luftës Marsit dhe njëkohësisht konsiderohej veçanërisht i përshtatshëm për veprime ushtarake.
Më 21 mars, në ditën e parë të pranverës ndodh ekuinoksi pranveror i hemisferës veriore dhe me këtë, mbeten edhe 285 ditë deri në fund të vitit.
Më 21 mars, çdo vit shënohen tre ngjarje botërore: Dita Botërore e Pranverës, Ekologjisë dhe Poezisë. Vendimi për të festuar Ditën Botërore të Poezisë më 21 mars u miratua në Paris në vitin 1999. Që atëherë, poetët nga e gjithë bota në këtë ditë festojnë poezinë dje nëpërmjet vargjeve të tyre dërgojnë një mesazh për nder të krijimtarisë në vargje, duke rivendosur kështu lidhjen midis poezisë dhe llojeve të tjera të artit.
Më 21 mars është gjithashtu Dita Botërore e Pyjeve dhe Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor. Më 27 mars është Dita Botërore e Teatrit.
Poezia riformëson jetën reale përmes përzgjedhjes në kujtesë. Marsi është muaji i vitit, ku e gjithë natyra zgjohet me tërë bukurinë e saj madhështore. Pranvera na i zgjon emocionet dhe na i zbut ndjenjat.
Kur flasim për poezinë, është më mirë të fillojmë nga poetët vendas, vargjet më të bukura të shkruara në gjuhën amtare shkruhen nga lapsi i poetëve që prekin zemrat e të gjithë njerëzve.
Për nder të poezisë, ja disa vargje nga poetët tanë të famshëm:
- “E marr emrin tënd si timin, ndaj të dhuroj pavdekësinë, psherëtimë e kondensuar pas teje” (Koço Racin)
- “Deti yt më krijoi, valë për të t'u bërë, të zë hapësirën në të cilën i ule duart për të pushuar. Të jam valë, diçka mbase jo e jotja. Të marr gjithçka ke. E ti...” (Danica Ruçigaj)
- Dhe shpirti im le të jetë yti dhe imja qoftë fytyra jote.” (Aco Karamanov)
- “Mos ik, se do të mbeteshe e shkretë dhe sado që digjem për ty, i akullt jam”. (Blazhe Koneski)
- “Gjithnjë e më shumë ka gra me sy të gjelbër, gjithnjë e më shumë trena që nuk vijnë në kohë”. (Vlada Urosheviq)
- “Kam udhëtuar gjatë, kam udhëtuar përgjithmonë, nga ti në zbrazëtinë time”. (Aco Shopov)
- “Asgjë nuk është më e dukshme dhe asgjë më e pranishme se mungesa jote: as pëshpëritjet fëminore që i zbuloja në të mbjellat e shirave, as stuhia e planifikuar në rrjetën e merimangës”. (Petre M. Andreevski)
- “Një ditë do të takohemi si një varkë letre dhe një shalqi që ftohet në lumë”. (Nikolla Maxhirov)
Kjo është vetëm një pjesë e vogël fragmentesh nga poezitë e poetëve të mëdhenj maqedonas në territorin tonë.
“Përhap poezi, jo frikë” është projekt ndërkombëtar i krijuar nga poeti maltez Antoine Cassar. Projekti u vu në jetë në nëntor të viti 2015, së pari në formë të një faqeje në rrjetin social Facebook dhe pastaj me lexime të shumta. Shoqata për zhvillim dhe edukim të kulturës dhe artit “Fusnota” u bashkua me një faqe maqedonase, duke zgjeruar më tej projektin ''Spread poetry, not fear'' dhe me qëllim që poezia maqedonase të jetë e qasshme në korniza më të gjera. Përmbajtja është e disponueshme në faqen:
https://fusnota.mk/
Nëse dëshironi të bashkoheni, mos ngurroni t’i dërgoni poezitë tuaja për botim në faqen maqedonase “Përhapni poezi, jo frikë” në:
footnote.association@gmail.com me subjekt: “Për përhapni poezi, jo frikë”.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (MARS 2020).